Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Fjala e plote ne Parlament e Ben Blushit
Në fakt do të ishte e papërshtatshme t?jua prishja sonte dasmën, sepse ju të dyja palët keni ardhur në një dasmë: sapo votuat një qeveri të përbashkët. Thuajani këtu shqiptarëve se cila është arsyeja që ju çoi në bashkëqeverisje. Si ka mundësi? Kush e beson këtë? Është për të qeshur, por edhe për të qarë. Pas 27 vjetësh, pas shumë kacafytjesh, sharjesh, shtyrjesh e vjedhjesh, Sali Berishën dhe Edi Ramën i kemi sot në një qeveri.
Jeni bashkë, apo jo? Saliu qesh. E di se i pëlqen kjo gjë. Ka kohë që lufton për të qenë në një qeveri me Rilindjen. Më në fund e realizoi këtë. U fut në çadër tre muaj si heroi i republikës së re. E si dolët që andej, nga çadra? Ca si elektricistë te OSHE-ja, ca si drejtorë burgjesh, ca si njerëz që shpërndajnë tapi hipotekash, se këto morët: OSHEE-në, burgjet, hipotekat. Me çfarë i ndatë këto? Me rilindjen! Kjo, në fakt është çadra e Rilindjes. Ju që nuk latë bandit, kriminel edhe vrasës pa futur në Rilindje, ju kishte mbetur vetëm një pa futur: Sali Berisha. E futët edhe Saliun në çadër. Komplimentet e mia! Por duhet t?ua thoni shqiptarëve pse erdhët deri këtu. Erdhët për interesa kombëtare? A keni bërë sot ndonjë pakt për interes kombëtar? A ka Shqipëria sot më shumë punë për shkak të kësaj marrëveshjeje? A ka më pak të varfër për shkak të kësaj marrëveshjeje? A ka drita me çmim më të lirë? A funksionon më mirë OSHEE-ja? A ka më pak njerëz nëpër burgje? A ka më pak kanabis? Asgjë! Ka një pakt mes çadrës dhe rilindjes për të bërë çfarë? Për ta ndarë pushtetin në mes. Deri dje, deri sot, para këtij votimi Shqipëria kishte një qeveri me dy palë: PS dhe LSI, u shtua edhe çadra, u bënë tri palë. Si u ndanë këto? 6 ministra i ka rilindja, 5 i mori çadra dhe 4 LSI-ja.
Si i bie? 6 i ka Edi Rama, 5 Saliu dhe 4 Presidenti. Kjo është republika që doni? Kjo është republika e re? Ju që u futët për republikën e re nuk mbrojtët asnjë kauzë. Do t?jua shpjegoj pse. Na sollët një Kod Zgjedhor, i cili nuk garanton zgjedhje për të cilat ndenjët në çadër tre muaj. Shqiptarët duhet ta dinë se çfarë opozite paskan pasur deri dje: e futur për vende pune. U futët për vende pune, dolët me vende pune. Në fakt, nuk keni qenë asnjë ditë opozitë, sepse tradhtuat çdo kauzë. Shikoni se çfarë kodi keni sjellë këtu?! A e ka ky kod numërimin elektronik, sepse kjo është arsyeja pse u ngrita të flas? Besoj se nuk ka shqiptar që nuk kupton se ky ishte një pazar për bashkëqeverisje. Mua personalisht bashkëqeverisja juaj më pëlqen, se e bën më të lehtë, por kjo nuk do të thotë se ju u futët në çadrën e Rilindjes dhe Shqipëria mbeti pa opozitë. Absolutisht, është më kollaj për t?ju mundur bashkë, siç e bënë rumunët, ashtu e bënë rumunët, u ngritën kundër të gjithëve.
Ju nuk i latë shqiptarët të ishin si rumunët, sepse për tre muaj ju zutë bulevardin dhe në fund fare shkuat u bëtë me këtë, që e akuzonit për kanabis. Në fakt, tani jeni bashkë. Do ta korrni kanabisin bashkë, se edhe Ministrinë e Brendshme e morët ju, Ministrinë e Arsimit e morët ju, OSHEE-në, burgjet. Çfarë është kjo?! Kjo është bashkëqeverisje në tavolinë, pa zgjedhje. Ky është ndryshimi im i madh me ju. Unë kam dalë në opozitë. Isha me këta në vitin 2013, ku premtuam një Shqipëri më të mirë, më të drejtë dhe me më shumë dinjitet, por ika, sepse nuk bënë asnjërën nga këto. Ju shkuat me vrap. Ku e keni Lulin sot? Ka një shprehje Viktor Hygo: ?Të gjithë njerëzit janë njëlloj, ankohen, qajnë, bërtasin ulërijnë, pushojnë vetëm kur i fusin biberonin në gojë?. Luli e mori biberonin në gojë! Po, e mori! Luli e mori biberonin, pushoi, nuk qan më!
Po iki nga ju, se nuk ia vlen më.
Po ju more zotërinj, ju që keni 20 vjet që thoni: ? E ka fajin Saliu?. (para 1 viti kam dalë këtu dhe kam thënë: po qeverisni si Saliu, pa Saliun), ku jeni sot?! Sot jeni si Saliu me Saliun apo jo? Jeni si Saliu me Saliun, jeni në bashkëqeverisje me Saliun. Shqipëria nuk e meritonte këtë gjë. Nuk e di se kush do t?ju votojë ju në datën 25 qershor. Kush do t?ju votojë? Kush do t?i votojë këta? A ka ndonjë demokrat që voton çadrën e rilindjes? A ka ndonjë socialist që mund të votojë qeverisjen e PS-së, apo të rilindjes, sepse në fakt nuk është PS-ja, me Sali Berishën? A ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë në historinë e botës? Tre parti në qeveri shkojnë në zgjedhje për të kërkuar vota kundër njëra-tjetrës. Jeni të tria në qeveri deri më 25 qershor. Çadra, Rilindja dhe partia e Presidentit. Tri parti shkojnë më 25 qershor. Kundër kujt do të thoni ju? Kundër njëri-tjetrit. Do të jeni përsëri bashkë.
Ka ardhur koha ta them thelbin. Cili është thelbi? Pse u bëtë bashkë ju? Për OSHEE-në, për burgjet, për të burgosurit, për kanabisin? Jo, është më shumë se sa kaq. Ju u bëtë bashkë për t?i ikur reformës në drejtësi, të dyja, të tria palët. Pse? Çfarë kuptoi Lul Basha në këta tre muaj? Kuptoi se çadra nuk është imunitet absolut ndaj reformës në drejtësi. E dini se cili është imuniteti absolut sipas jush? Të jesh në qeveri. Ju mendoni se të jesh në qeveri je i garantuar nga reforma në drejtësi. Kjo është edhe arsyeja pse askush nuk del nga qeveria, secili do të jetë në qeveri. Pse? Për t?u mbrojtur nga reforma në drejtësi, e cila është dizenjuar si e tillë që nëse je në qeveri nuk të ndëshkon dhe këtë bëtë sonte ju, e sabotuat reformën në drejtësi. Kur të mbarojë ky votim famëkeq me një bashkëqeverisje mizore që nuk garanton asnjë standard, asnjë shpresë, asnjë vend pune, ju do të votoni komisionet e vetingut, apo jo? Kush beson se tri palë në qeveri, do të bëjnë drejtësi kundër njëra-tjetrës? Askush! Por në fakt, mbyllje më të bukur nuk mund të kishte përveçse të bëheshit të tre bashkë Saliu dhe Edi Rama bashkë. Kush voton më 25 qershor për Partinë Demokratike, çadrën duhet ta dijë shumë mirë se ka votuar për Edi Ramën Kryeministër.
Kush voton për Rilindjen duhet ta dijë shumë mirë se do ta bashkëqeverisë Shqipërinë me Sali Berishën. Kjo është e vërtetë. Qofshi socialistë, qofshi demokratë duhet të dini se do të jeni bashkë pas 25 qershorit: votoni rilindjen me Saliun, votoni çadrën me Ramën. Kaq. A ka njeri që nuk e kupton këtë gjë? Kam dy vjet që e them. Janë ngritur shumë, por nuk kanë ardhur sot, do t?i shikoj gjatë fushatës. Mbani vesh: a do të ketë ndonjë socialist, ndonjë rilindës që do të shajë ndonjë ditë Saliun? Keni 25 vjet që jeni ngritur në fushatë kundër tij. E dini pse nuk do ta bëni? Jua them unë. Jo, vetëm se ky nuk do t?jua lejojë, por edhe për një arsye tjetër: kam 4 vjet që ju shikoj sesi i lëpiheni Ilir Metës për të qenë ministra në këtë qeveri. Tani ka ardhur koha t?i lëpiheni Saliut, sepse e dini që nuk mund të jeni më në qeveri nëse shani Saliun, për shkak se ai e ka në dorë se cili nga ju do të hyjë në qeveri. Ju që ishit heronjtë e antikorrupsionit, njerëzit që flisnit kundër monopoleve, kundër korrupsioneve, ku përfunduat?! Ky është dështim, ky është një batak. Ky është një batak në të cilin jeni zhytur, pavarësisht se vetë më pëlqen, nuk mund të kishit fund më të bukur.
Dy fjalë për kodin. Ky kod nuk garanton që paratë e zeza të mos hyjnë në fushatë. Absolutisht, jo!
Ky kod nuk e garanton arsyen për të cilën u futët në çadër. Për çfarë u futët atje? U futët për numërimin elektronik. A ka këtu numërim elektronik?
A e di ndonjë shqiptar, nëse më 25 qershor do të ketë mundësi të votojë në mënyrë elektronike dhe vota do të numërohet elektronikisht?
Pra, qenkeni futur kot në çadër, për disa elektricistë dhe për disa drejtorë burgjesh më shumë. Ky kod nuk rregullon asnjë standard përveç një standardi: ky kod ju jep juve, gjoja më shumë fuqi mbi zgjedhjet.
Çfarë qeverisni ju? Sistemin e drejtësisë dhe sistemin e zgjedhjeve, që sapo i sabotuat. Ky kod nuk garanton asnjë standard të ri. Asnjë!
Ah, po, dikush këtu tha se keni bërë një nen në Kodin Penal, i cili ndëshkon më shumë ata që e shesin dhe që e blejnë votën. Mirë bëtë!
Po çfarë keni bërë në fakt? Keni krijuar një standard, i cili nuk ndëshkon ata që bëjnë zgjedhjet, por ndëshkon votuesit. A ka këtu ndonjë nen që ndëshkon komisionerin edhe numëruesin tuaj? Asnjë. Pra, ka një nen, i cili gabimisht (sipas jush), ndëshkon një fshatar, të cilit ju do t?i jepni 50 mijë lekë dhe ai e shet votën për t?jua dhënë prapë juve.
Po ai numëruesi që e vjedh votën? Ai nuk ndëshkohet, sepse është juaji. Çfarë keni përmirësuar? Asgjë. Kjo është republika e korrupsionit që ju përfaqësoni. Sabotuat zgjedhjet dhe po sabotoni edhe reformën në drejtësi. Bashkëqeverisje të mbarë!
Sonte kam vetëm një mundësi: t?ju përshëndes sonte me vargjet fatale të Fan Nolit, i cili tha: ?Ngrihuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini! Katundarë e punëtorë që nga Shkodra deri në Vlorë?.
Kështu do t?i poshtëroni të gjithë më 25 qershor./CityNews
Një ditë e mirë nuk duket që në mëngjes, por që në momentin ...
Ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare aktori Roger Moore, i ...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha në një postim në rrj...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sërish zhvillimet e fundit...
Kryeministri Edi Rama vijon replikat dhe përplasjet me qytet...
Vetëm pak kohë më parë, një nga ish-konkurrentët e “Big Brot...
Atentati i të hënës në Manchester i ka ngritur tensionet e ...
Ndonëse të reklamuar si teknicienë, të gjithë ministrat e em...
Dalin detaje të reja nga vrasja e ndodhur mesditen e sotme n...
Një ditë pas miratimit në Kuvend, ka nisur puna për zbatimin...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha në një postim në rrj...
Një vrasje me thikë është regjistruar mesditen e sotme si pa...
Mbrëmjen e djeshme përgjatë një koncerti të Ariana Grandes, ...
ISIS ka marrë përsipër sulmin e shkaktuar mbrëmjen e djeshme...
Ish kreu i LSI, sot presidenti i zgjedhur Ilir Meta në një d...
Një tjetër rast korrupsioni dhe ryshfeti vjen sonte në emisi...
Nga Arian GaldiniNa thirren per perballje, e ne ishim gati. ...
Një tjetër sasi droge është kapur nga Karabinjeria italiane ...
Tashmë është bërë zyrtare që nëse koalicioni i partive AAK, ...
Presidenti i sapozgjedhur, Ilir Meta ish kryetar i LSI ditën...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...