Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një fortunë në gotë po ngrihet nga pronarët e televizioneve lidhur me ligjin që miratoi dje parlamenti dhe që i detyron ekranet private të trasmejtojnë falas reklamat e partive gjatë fushatës elektorale. Shumica e mediave, pothuajse njëzëri, e konsideroi ligjin e miratuar me 118 vota një skandal. Ata i bombarduan sytë e shikuesve me tituj të rëndë dhe bombastike. Ata ngritën zërin se ky draft ishte bërë fakt pa u konsultuar me grupet e interesit, se deputetët e kishin votuar atë pa e lexuar fare më parë, se ai ishte në kundërshtim edhe me ligjin e mediave të aprovuar nga OSBE, etj.
Në fakt, pavarësisht këtyre shqetësimeve ?parimore?, lajmet që u hartuan drejtëpërdrejtë nga zyrat e pronarëve (në mos nga sallonet e shtëpive, sepse Shqipëria është një rast unuikal ku çdo televizion është në pronësi të një familjeje të vetme), kishin një shqetësim të fshehtë. Atë që bosët e mediave e artikulonin privatisht: Kush janë këta Rama dhe Basha, që të vendosin për paratë tona? Si mundet që ata të marrin vendime për të ardhurat e një biznesi privat? Si mund të blejnë partitë e tyre mall pa lekë në dyqanet tona?
E gjithë kjo fabul haluçinante është shembulli më i mirë se sa larg nga problemet reale të shoqërisë janë mediat këtu tek ne; Se sa kollaj një hall i katër apo pesë oligarkëve, mund të serviret si shqetësim kombëtar; Se me sa lehtësi cekja e buxhetit të katër apo pesë familjeve, mund të shitet si një shqetësim demokratik.
Pretendimi i ngritur prej tyre nuk qëndron as ligjërisht, as moralisht.
Ligjërisht sepse biznesi i televizioneve private nuk është thjeshë një biznes i rëndomtë si shitja e qepëve apo pantoflave. Ai ngrihet mbi një pasuri kombëtare që janë frekuencat ku ata transmetojnë si pasuri e patjetërsueshme publike. Ai ka për qëllim përpos prodhimit të parave për Hoxhajt apo Frangajt, edhe informimin e publikut. Prandaj rregullimi i reklamave të partive në ekranet tona, ku gjithmonë pjesën e luanit e merr pushteti dhe financuesit e tij, ishte një domosdoshmëri. Në këtë kuptim, Klani, Topi edhe Vizioni, si përdorues të frekuencave publike që i kanë marrë me qera përkohësisht, e kanë për obligim pasqyrimin në mënyrë sa më të ndershme dhe sa më të barabartë të fushatës elektorale. Pronarët e tyre nuk i gjen ndonjë gjëmë se në emër të këtij parimi do të fitojnë pak më pak para se në zgjedhjet e kaluara.
E këtu mbërrijmë pastaj tek argumenti moral.
Vështirë të ketë ndonjë shqiptar që të arrijë të kuptojë ankesën gjëmëmadhe të këtyre oligarkëve, të cilët kanë rëmbyer gjithçka në këtë vend. Boll të shohësh kioskat që kanë mbirë në çdo cep të Tiranës, boll të shikosh kullat që po ndërtohen dhe ato që tashmë janë planifikuar, për të kuptuar, se këta njerëz po përvetësojnë çdo pasuri publike. Falë dy liderëve që arritën marrveshjen për zgjedhjet dhe falë partive të tyre ata janë pasuruar në kuriz të të gjithë shqiptarëve. E tani kërkojnë para të tjera për të përçudnuar informacionin që i jepet publikut për zgjedhjet. Për të vazhduar nxjerrjen e përfitimeve me mënyra që shkojnë në drejtim të kundërt me interesin publik.
Prandaj si i tillë shqetësimi i tyre nuk duhet marrë seriozisht. Ai duhet trajtuar si një shaka, si ato që vetëprovokojmë për të qeshur, atëhere kur nuk qajmë dot.
Por, duke saqruar këtë, nuk mund të thuhet se ndryshimet ligjiore për pasqyrimin e fushatës janë të mira apo të pranueshme. Tallavaja e kotë që ngritën pronarët e mediave fshehu problemet reale të tij. Sepse kjo përpjekje vërtet mëton të ekuilibrojë raportin e kohës televizive mes PS dhe PD, vërtet synon të bëjë një mbulim më të ndershëm dhe të pa ndikuar nga paratë e pushtetit, të mesazheve të tyre elektorale, por nga ana tjetër, ajo penalizon të gjitha ato që mund të konsiderohen forca anti establishmet. Duke sanksionuar se partitë e mëdha kanë nga 90 minuta kohë televizive falas, se ato parlamentare nga 45 minuta dhe të tjerët vetëm nga 10, ai krijon një garë të pabarabartë në start. Ai është në thelb një tentativë për ruajtjen e status quo dhe ngulfatjen e një kaste politike. Ai është armiqësor ndaj lindjes së çdo nisme të re.
Po të njëjtat parti që kanë komisionerët dhe që numërojnë votat e të gjithëve, tani i japin vetes edhe privilegjin që të bëjnë më shumë propagandë. Po të njëjtat parti që i hoqën të drejtën të vegjëlve për të pasur koalicione, tani i japin vetes edhe një avantazh më shumë.
Kështu psh partia e Blushit do të ketë të drejtën vetëm e gjysmës së vizibilitetit të PD-së së Bashës, ndërsa ajo e Bojaxhiut edhe më keq, do të shfaqet në ekrane sa 1/10 e PS së Ramës. Dhe e divulguar kjo është njësoj sikur Hysain Bolt ta niste garën 2-3 sekonda më parë sesa sprintierët e tjerë, vetëm se ai është rekordmen botëror, apo sikur Mesi dhe Ronldo ta gjuajnë penalltinë me portë më të madhe, ngaqë ata njihen si futbollistët më të mirë të globit.
Kjo është e meta e madhe e këtij ligji. Ai është një hap më shumë në kalcifimimin e ?republikës së vjetër?. Ai ruan pushtetin në duart e Berishëve dhe Ramëve të cilët mund ta konsumojnë atë ose veç e veç ose si tani duke e ndarë së bashku.
Në këtë këndvështrim ai është i ngjashëm me pamjet që pamë dje në parlament, kur pas shumë e shumë kohësh, Rama dhe Berisha u bënë në mënyrë të shpifur bashkë, për të goditur të dy kundër Blushit. Kur deputetët e njërit krah dhe tjetrit ngazëlleheshin dhe duartrokisnin fjalën e palës armike, vetëm se ajo drejtohej kundër një të treti që i bezdiste.
Mirë po ky spektakël i shëmtuar i demokracisë sonë, kjo përpjekje flagrante e kastës për të ricikluar vetveten kaloi pothuajse e pavërejtur për sytë e publikut. Sepse zhurma u përqëndrua tjetrërkund. Ajo u ngrit si një stuhi në gotë për hallin e katër pesë njerëzve, të atyre oligarkëve që si zengjinët e rij, nxitojnë të mbledhin dhe qindarakat që mund t?u bien nga xhepat./lapsi
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ditën e...
Është identifikuar autori i sulmit terrorist, që tronditi An...
Policia e Dibrës ka fnalizuar me sukses operacionin e koduar...
Analisti Andi Bushati ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me...
Analisti Andi Bushati komentoi marrëveshjen e pak ditëve më ...
Analisti Andi Bushati po flet këtë pasdite në studion e News...
Një 26- vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e V...
Lista e gjashtë ministrave teknikë që Lulzim Basha propozoi ...
Kryeministri Edi Rama ka folur një ditë pas miratimit të vet...
Mjeku anastezist, Tefik Zhurda, i cili tentoi të vriste vete...
Shtatë kg heroinë janë kapur në Bari mëngjesin e sotëm, në n...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është soli...
Është shtuar numri i viktimave të cilët u përfshin në një ko...
Fjala e plote ne Parlament e Ben BlushitNë fakt do të ishte ...
Një ditë e mirë nuk duket që në mëngjes, por që në momentin ...
Ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare aktori Roger Moore, i ...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha në një postim në rrj...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sërish zhvillimet e fundit...
Kryeministri Edi Rama vijon replikat dhe përplasjet me qytet...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...