web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk qenkemi kaq armiq

19 Maj 2017, 07:20, Aktualitet CNA

Ka disa punë që i bën, i ka bërë, di ti bëjë, dhe gjithë jetën do ti bëjë më mirë “dora e djathtë”.
Ashtu siç janë ca punë, që kanë qënë e mbeten eskluzive për të majtën…
Shqipëria e provoi këtë. Punoi e jetoi “e lumtur” nje gjysëm shekulli vetëm me sallake…
Ecëm me një kembë dhe u rrëzuam. Bota ecte marshonte,vraponte. Ne “ulok”,mbetem mbrapa, kaq shumë mbrapa botës.
Provuam të bénim vepra; Ndertuam veç me të majtën, po rrugët na dolen monopate dhishë, provuam të ndertonim uzina fabrika, na dilnin kovaçhane, provuam të bëjmë “ushtri popullore” për të sulmuar imperializmat, dhe bëmë zboristë me gavetë, qeta grashë vullnetare, oficera e kapterra që mendjen e kishin tek “tavlla” hallva dhe pilafi i ushtarit.
Provuam të bëjmë arsim, dije, shkencë, po a bëhet shkolla me njërën hemisferë të trurit…? Prodhuam një klonim akademik-intelekt’halé me gjysëm truri që i ngjante surrogatos që i prodhoi.
Provuam të bënim shtetin me “sallake” na doli një fëlliqësirë-diktaturë-karikaturë.
Provuam të benim begatinë, po në fund të shekullit e gjetëm veten skamnorët e unik të Europes.
Provuam ta benim Shqipërinë me njërën kokë të shkabës, me njërën flatër, me njërën kthetër, në vend të sqepit vendosëm yll bolshevik. Po shqiponjen e gjetëm në kotec, tek kakariste e përpushej me pulat…

Vendëthit e mi…! Ndalini pushtetarët, pritjuani fjalën. Hiqjuani mikrofonin, qysh ditën e parë të punës.
I kemi ngarkuar për të bërë vetëm ca punë për ca kohë (1300 ditë po ua mbajti) pastaj shohim…, pastaj i thirrim dhe u japim fjalën, mikrofonin, edhe medaljen, po e gjykuam ne.
Por tek puna pa mikrofon, pa qendër zëri, fotoselfie, pa gazetë, pa ligjerime e retorika. Në vend të ketyre çikërrimave, te marrin vetëm “strajcën e… bukës. Ashtu si ne që punojmë.

Ata që ne zgjedhim për punë, kushtetuta nuk e shkruan askund se janë të majtë apo të djathtë, ulokë, apo handikapë, por të vizituar mirë dhe të aftë per punë, asnjë lëshim ndaj tyre. E sidomos, per të na dhënë, apo shitur ndonjë pordhë…desha të them mend. Mos e dhëntë zoti.
…Ata as nuk dinë sa ne…as nuk kanë për të ditur sa ne bashkë, …sa urtësia jonë shekullore.

Shqiptarë, mjaft duke menduar vetëm me njërën prej hemisferave…sepse po delirojmë siç kemi deliruar duke lehur kundër figurinave që ngjajnë me armiq. Figura që i prodhon truri ynë i sakatuar, ndërkohë jemi duke lënduar e masakruar veten.
Armiku është jo figurinë, po tjetërsend. Është ai që ka bërë ndërhyrjen, opreacionin në trurin tonë.

E shikoni se sapo truri ynë hyn në një fazë momentale të funksionimit të vet të natyrshëm dy hemisferash siç zoti e ka dhënë, në të qindëtën e sekondës zbulojmë se armiku nuk është gjysma e vetes sonë?!
Armiku është tjetërsend. Është ai “kirurgu” djalli që ka bërë ndërhurjen në “kutinë e ndergjegjes” tonë.

…Ja që nuk paskeshim qënë kaq armiq, as vëllezër, po dy gjysma që të ndara nuk bëjnë kurrë një./ Zef ZEFI





Lajmet e fundit nga