Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nëse marrëveshja që filloi pardje me biseda dhe u formalizua dje, do të gjykohej vetëm nga militantët, atëhere të djathtët do të thonin: fituam! Dhe kjo britmë fitoreje do të vinte që nga kafeneja e fshatit e deri në klubet e qendrës së qytetit. Thuajse i gjithë kontrolli i zgjedhjeve, nisur nga ai politik apo financiar, duket sikur është në dorën e opozitës. A kemi vërtet një dorëzim të Ramës? Pse bëri një lloj marrëveshje në pika të cilat thuajse nuk kërkohen as nga paketa e njohur McAllister-Flekenshtein e që u vulos nga amerikani Yee? A jemi në pamjen e parë brenda njërës prej atyre manive artistike që e zënë Ramën kur analizon një problem politik, sado i mprehtë apo i vështirë të duket ai?
Për atë që ka qejf shahun dhe meqë ky lloj sporti ka zënë vend si shumë në bisedat politike të kohëve të fundit, fabula mund të ndërtohet kështu: Kundërshtarin e dobët që kam përpara mund ta mund edhe duke falur një kala?
Manovra e përdorur prej Ramës, pa diskutim, është thuajse e paprecedentë në politikë, e kjo nisur nga koha kur bëhet, pra vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare. Në një vështrim të ftohtë të ngjarjeve, mund të thuash se kemi edhe një bashkëqeverisje të drejpërdrejtë PD- PS deri në fillim të legjislaturës së re. Për ata që kanë qejf teoritë konspirative, kemi të bëjmë me një lloj testi, pra si mund të funksionojë realisht një lloj koalicioni i tillë në të ardhmen, nëse do të bëhej ndonjëherë një i tillë.
Sa rrezikon realisht ai me këtë që bën partinë e tij?
Mendoj se pas dy apo tri ditëve të para kur gjakrat e të dy palëve të ftohen dhe këtu fut jo vetën militantët, por edhe ata që janë kundërshtarë të hapur apo të fshehtë të shefave të partive respektive, do të shohim se përtej tymit edhe zhurmës, PD-ja nuk ka fituar gjëra për të cilat ia vlen të bërtasë ?fitore?.
Në planin e pastër politik, ajo kërkoi të demontonte sistemin apo qeverisjen socialiste, nëpërmjet akuzave që bëhen nga paratë e drogës, kriminalizimit etj. Duke marrë pjesë në qeveri dhe në ato sektorë që janë afër saj, ajo praktikisht po kërkon të ketë kontroll jo aty ku u nis fillimisht në çështjen e saj, por diku tjetër. Po kërkon të bëhet pjesë e pushtetit në formë të drejpërdrejtë, qoftë edhe për një muaj?
Po çfarë mund të bëhet për një muaj? Do kemi pesë apo gjashtë ministra, të cilët janë të karakterit teknik e nuk mund të bëjnë asgjë veç kontrollit të mungesave në punë? Administrata është po ajo që ka qenë dhe asgjë nuk lëviz një muaj para fushatës.
Nuk e di se çfarë mund të bëjnë tjetër këta ministra? Nëse do të gjykoje me sy partiak apo militant, duket se PD-ja ka frikë se kundërshtari do të bënte nëpërmjet mekanizmit financiar në ministritë përkatëse ato që ajo apo kundërshtari mund t?i ketë bërë dikur. Po a mjafton kaq? A është vërtet ky mekanizëm financiar në muajin e fundit para zgjedhjeve, që mund të jetë faktori vendimtar? Nuk besoj që këto para të nxirren në fushatë një muaj para edhe sikur vërtet qeveria të kishte vendosur të bënte këtë gjë?
Rama ka bërë llogaritë së pari me faktorin ndërkombëtar, që këtu do të jetë dy herë më i kënaqur se më parë nga luajaliteti që ai tregon ndaj opozitës. Ka hequr nga qafa ankesat e kësaj të fundit në rast të humbjes së saj në zgjedhje.
Për të dalë në këtë përfundim, që duket pak paradoksal, mund ta shtrosh pyetjen në formë të drejtpërdrejtë:
Çfarë fiton opozita realisht nëse merr një muaj para zgjedhjeve kontrollin e disa ministrive? Kredibilitet moral, politik, apo të dyja bashkë? Dhe nëse të dyja janë të vërteta, a janë të mjaftueshme për të fituar zgjedhjet?
Vetë besoj dhe këtë e kam shkruar shpesh se që nga 2009, opozita e sotme ka vazhduar të thellojë krizën e saj. Zgjidhja e problemit do të ishte ndërtimi gjatë këtyre katër viteve i një strategjie të qartë dhe një punë e përditshme dhe e palodhshme në zyrat buzë Lanës. Këtë nuk e ka bërë dhe zor që ta bëjë këtë muaj që ka mbetur? Po dhe në e bëftë, është shumë pak.
Nuk mund ta llogarit në vlerë përqindjesh fitoren reale të opozitës në këtë marrëveshje. Vetë besoj se fitorja e Bashës është profilimi si lider real i kësaj partie të paktën deri pak kohë pas zgjedhjeve. Pas kësaj, në rast humbjeje, nuk e di si do t?i përgjigjet komunitetit ndërkombëtar apo kundërshtarëve të tij në parti. Dhe këta të fundit do të kujdesen më shumë se Rama që ai të humbë në zgjedhje apo, në rastin më të mirë, do jenë indiferentë në kohën e betejës.
Marrëveshja në plan real i shërben PD-së për të karikuar mbështetësit e saj që të mos fuqizonin një parti tjetër, konkretisht LSI-në që po priste me veshë ngrehur nëse nuk do të hynte PD-ja në zgjedhje. Po kjo gjë nuk i shërben vetëm Bashës, por edhe vetë Ramës, i cili nuk është më në kushtet e 2009-s?
Në të gjitha rastet, mendoj se kur bastin e ngre vetëm në taktikë apo bllof politik, rezultati është po afatshkurtër. Po Basha këtë kërkoi dhe ai që luan vetëm në taktikë apo bllof, nuk mund të presë më shumë.
Mendoj, megjithatë, se në të gjitha rastet marrëveshja Rama- Basha është e mirë për Shqipërinë, veçanërisht tani kur situata përreth nuk është e tillë, që mund të rrezikosh për hesape personale politike.
Në një plan praktik, Shqipëria shpëtoi nga belaja e një krize që në sezonin veror nuk është mirë të bëhet.
Në një plan gjykimi personal, Rama ka luajtur mirë brenda kornizave të një politikani race, i cili e ka të qartë fuqinë e tij dhe të partisë që udhëheq. A ka dhënë realisht gjë? Besoj asgjë dhe ky përfundim nuk do të dojë më shumë se tri-katër ditë të duket, pra kur tymi i shkaktuar nga marrëveshja të shpërndahet dhe palët të shohin se çfarë realisht u ka mbetur në dorë?(Konica.al)
Monika Kryemadhi e ka quajtur si ‘lojën’ më të bukur fazën p...
Një ditë pas marrëveshjes, mes kryeministrit, Edi Rama dhe k...
Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndërruar je...
Policia e Cërrikut ka arrestuar në flagrancë Ledian Baha, 29...
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë. Policia njofton s...
Kur kanë kaluar pak ditë nga votimi i mocionit që rrëzoi qev...
Një ditë pas marrëveshjes së kryeministrit, Edi Rama dhe kry...
Kryeministri i vendit, Edi Rama pavarësisht marrëveshjes së ...
Policia e Lezhës ka arritur të sekuestrojë në total 190 kilo...
Ka disa punë që i bën, i ka bërë, di ti bëjë, dhe gjithë jet...
Aleati i kryeministrit, Edi Rama, Spartak Ngjela e ka parash...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar marrëveshjen...
Niko Peleshi ka reaguar për herë të parë në lidhje me atë çf...
Shoqatat që bëjnë thirrje për të mbrojtur të drejtat e kafsh...
“Mendoj se Putini paguan Trumpin”: një frazë tronditëse e th...
Këta janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme.Gaze...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka kometuar marrëveshjen e a...
Nëse jeni ne një lidhje sot duhet patjetër te vendosni rregu...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 90 të qëndresës në Sheshi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...