Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Lindita Nikolla ka reaguar për herë të parë pas marrëveshjes së arritur mes kreut të PS, Edi Rama, dhe atij të PD, Lulzim Basha. Kjo marrëveshje shkarkon Nikollën nga posti i ministres së Arsimit, institucion që do të drejtohet nga një ministër teknik.
Në reagimin e saj, Nikolla shpreh mirënjohje për kolegët e saj, si dhe ndjesë që sipas saj, nuk kanë marrë gjithçka meritonin. Më tej, ajo falënderon dhe kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen që i dha.
Ja mesazhi i plotë:
Të dashur kolegë,
Mirënjohje, që falë punës suaj, unë kam marrë meritat. Ndjesë, që për shkakun e sulmeve ndaj meje, ju nuk keni marrë gjithçka meritoni.
Nuk di nga t?ia filloj për t?ju thënë se sa krenare jam për secilin prej jush, sa në borxh jam, po ashtu, për orët e zgjatura e pushimet e shkurtuara. Ndjesë!
Jam e bekuar që punova me ju dhe që mundëm të hartonim një reformë sistemike në sistemin tonë arsimor, që nga ai parashkollor e deri në arsimin e lartë. Ju do të mbaheni mend edhe si njerëzit që i dhatë fund një sistemi fiktiv në arsimin tonë të lartë, dukë shembur plot 22 universitete fantazëm, por edhe duke mundësuar një proces akreditimi si kurrë më parë. Mirënjohje!
Të dashur mësues,
Në ditë vendimmarrjesh të vështira, gjithmonë jam nisur drejt një shkolle për të dëgjuar nga ju dhe parë nga afër rezultatet e arritura apo të munguara. Ju kam takuar e dëgjuar në shkolla të rikonstruktuara apo me probleme të mëdha infrastrukturore, në qytet e në fshat, nga veriu në jug.
Mirënjohje për atë që më keni dhënë mua personalisht në këtë detyrë të vështirë, për të qenë e vërtetë, për të vëzhguar e dëgjuar, për të folur vetëm me punë, për të kërkuar ndjesë, për të mos u kompleksuar ndaj vështirësive, e mbi të gjitha, për të mos marrë mbi vete merita të paqena.
Ne jemi përfshirë në një reformë për të prekur ?në çdo centimetër? arsimin. Por ajo duhet të vijojë, pasi kemi ende shumë për të bërë për shkollën që duam.
Ju sot nuk konkuroheni më nga diploma fiktive të universiteteve fantazmë, që përgatisnin mësues, por as nga studimet part-time. Sot, përmes renditjes në Portalin ?Mësues për Shqipërinë?, nuk ju duhet të tregoni tesrën apo xhepin për t?u punësuar, por vetëm meritën.
Më lejoni një lutje të dashur kolegë,
Jeni në përgatitjet e fundit të mbylljes së vitit. Lutem për një vëmendje edhe më të fortë ndaj Maturës Shtetërore.
Ju përgëzoj për informimin e çdo maturanti, por ai duhet të vijojë të jetë prioritet i çdo dite. Të mos lëmë asnjë shteg keqinformimi dhe përdorimi të maturantëve nga askush.
Të dashur pedagogë e profesorë,
Faleminderit për gjithë mbështetjen, këshillën dhe kritikën që më keni dhënë. Komunikimi me ju ka qenë tejet i vyer për mua dhe besoj se ia dolëm ta kthejmë në një standard institucional midis MAS dhe universiteteve.
Nuk dua të rendis shumçka mundëm të ndryshojmë bashkarisht, pasi nëse janë reale ato flasin vetë, por të përcjell besimin se garancia e reformës në arsimin e lartë jeni ju. Mirënjohje!
Të dashur sportistë,
Mirënjohëse që fati e deshi të përjetoja si Ministre e Sportit krenarinë e rezultateve tuaja. Më keni dhënë shumë nga pasioni dhe këmbëngulja juaj. Krenare që qeveria e Edi Ramës investoi në sport si kurrë më parë, por edhe që e ktheu sportin në një komponentë të rëndësishëm të edukimit.
Faleminderit e mirënjohje për çdo socialiste e socialist që më besoi e mbështeti në rrugën e largimit të politikës nga arsimi. Me largimin tim si minister, mbetet ta vërtetojnë edhe ata që e dyshuan sot në opozitë, por që e instaluan në mënyrën më të shëmtuar dje në pushtet.
Faleminderit Edi Rama, për besimin dhe mbështetjen që i dhe një mësueseje me sfidën për të përmbushur pritshmëritë përballë situatave aspak të lehta.
Kemi ende shumë për të bërë, por shumë më shumë për të humbur, nëse kthehemi pas.
# EdiRAMA#PërShqipërinëQëDuam#PS/CityNews
Ish-ministri i Jashtëm në kohën e qeverisjes së Berishës, Be...
Donald Trump filloi të premten udhëtimin e parë jashtë vendi...
Vala e fundit e sulmeve kibernetike (e quajtur ëannaCry, nga...
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgje...
Këtë të premte ka ndërruar jetë ish – deputeti dhe kandidati...
Prokuroria po vijon hetimin e trazirave të shkaktuara nga g...
Marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me b...
5 deputetët e Kuvendit që dhanë gjurmët e gishtave në polici...
Këngëtarja neomelodica Lucia Caruso, 34vjeçare, e martuar dh...
Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, ka reaguar pë...
Të gjithë e njohim Leon Tolstoin si një shkrimtar dhe filozo...
Marrëveshja mes kryeministrit të vendit Edi Rama dhe kreut t...
PD është duke përgatitur listat e saj të deputetëve por edhe...
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dje u dhanë shqipta...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një ndër biznesmenët më të ...
Kreu i Kuvendit ende në detyrë, Ilir Meta, ka reaguar një di...
Presidenti i sapozgjedhur, Ilir Meta në komunikimin me gazet...
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari e konsideron caktimin ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...