Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në një spital privat. Një yll në shkëlqim, një ëngjëll fatkeqësisht humbi jetën, jo nga një sëmundje, por një nga operacion rutinë që i dha vajzës 16 vjeçare disa komplikacione. Kjo sipas të dhënave, të raportuara, fillimisht nga mediat, dhe nga institucionet zyrtare.
Një fëmijë humbi jetën dhe prindërit kërkojnë drejtësi. Gjithçka është në të drejtën e tyre. Askush nuk mundet ta ndalë, drejtësinë që prindi kërkon për jetën e fëmijës së tij. Nga ana tjetër përballë dhimbjes dhe solidaritetit njerëzor qëndron ?fajtori?, i cili në këtë rast është humani më i madh që ekziston në shoqërinë njërëzore, ai është mjeku.
Nuk do të doja kurrë të gjykoja një mjek, nuk do të mundesha kurrë ta bëja këtë si gazetar, ndonëse shpesh prokuroria, gjykatat, hetuesit, policia na i raportojnë si fajtorë. Po, ata mund të jenë përgjegjës, pasi ata janë njerëz, mund të gabojnë dhe si të tillë kanë kodin e tyre, veçse kanë një ndryshim nga njerëzit e tjerë. Ne gabojmë çdo ditë në profesionin tonë. Mund të shkruajmë një lajm gabim, mund të kemi një fake news, të tjerët prodhojnë lajme të paguara, të tjerë u shërbejnë sistemeve politike, dikush autokracisë, dikush diktaturës, janë shërbëtorë të krimit, duke vrarë çdo ditë, pak e nga pak, diku edhe drejtëpërdrejtë.
Krahasimi ndoshta nuk shkon por do të doja shumë t?u qëndroja gazetarëve dhe mjekëve. Të parëve si mesazherë të fjalës së lirë dhe lajmeve dhe të dytëve si shpëtimtarë të jetës. Një mjek po kryqëzohet dhe media, fatkeqësisht, po përdor, gazetarët, po i kthen në instrumenta vdekjeprurës të institucioneve më të korruptuara që ka njohur shoqëria shqiptare, siç është Prokuroria dhe Policia. Diku një hetues sharlatan, diku një koleg palaço, diku një gënjeshtar e diku një mashtrues, jetën e një vajze të brishtë e trajtuan si të ishte dërguar qëllimisht drejt vdekjes, nga një mjek.
Askush, përpara se ta thoshte edhe të keqen që mjeku përjetoi vetë, nuk mendoi sesa jetë ka shpëtuar ai njeri. Sa të rinj, fëmijë, pleq, plaka ka asistuar në operacion, jo vetëm ai si mjek anestezist, por ata dhjetëra qindra mjekë anaestezist që ka Shqipëria kudo. Sa jetë kurojnë dhe shpëtojnë çdo ditë, sa fisnikë dhe heroikë janë në misionin e tyre dhe njëherë kur gabojnë ne i kryqëzojmë.
Në rast se ka faj, mjeku do të mbajë përgjegjësitë ligjore, por askush nuk do ta vlerësojë për humanizmin dhe misionin e tij të pandalshëm, që ai ka bërë çdo ditë me kolegët e tij. Ndaj, në këtë rast, është momenti për të ngushëlluar familjarët dhe për të kërkuar qetësinë e gazetarëve, por edhe të institucioneve që merren me hetimin, ata që shesin lajme dhe shijojnë si sulmohet një mjek apo kolegët e tij.
Mjekët nuk janë shenjtorë. Ata nuk janë Zoti, por gjithmonë kanë mision të shenjtë të shërojnë dhe shpëtojnë jetë. Sa shumë jetë kanë shpëtuar, sa shumë njerëz kanë shëruar dhe sa pak kanë gabuar. E pra është një moment që duhet tu themi edhe faleminderit, duhet të tregojmë mirënjohje dhe respekt të madh për të mirat e tyre dhe shërbimin e pandalshëm dhe në rast se kanë përgjegjësi kur gabojnë, ata akuzohen direkt për vrasje sepse janë njerëzit që kanë në dorë, shpesh jetën tonë, që kurojnë sëmundjet tona, që i kemi çdo ditë në shtëpi kur kemi nevojë për fëmijët apo prindërit tanë. Duke filluar nga një mjek pediatër, nga një kardiolog, nga një urolog, nga një anestezist, nga një otorino-larringlog, e të tjerë misionarë që na shërbejnë, pasi kanë studiuar me dhjetëra e dhjetëra vite më shumë se çdokush tjetër.
Të gjithë këto rreshta, i shkrova si një mirënjohje për ta, në një çast kur kanë nevojë për një solidaritet njerëzor, ashtu sikundër kemi nevojë të dimë të vërtetën, që nuk duhet ta mësojmë nëpërmjet sulmeve dhe akuzave ndaj bluzave të bardha, misionarëve të jetës në tokë. Për gabimin merr dënimin, por nuk mund të gjykohet njësoj mjeku dhe krimineli, mjeku dhe politikani, mjeku dhe hajduti, mjeku dhe vrasësi. Të gjithë e bëjnë me qëllim, i vetmi që dënohet për një gabim është mjeku, të tjerët janë fajtorë, ai nuk është i tillë./ Elvi FUNDO shkruar për CityNews.
Kreu demokrat, Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme përpar...
Lëvizja VetëVendosje ka njoftuar se në zgjedhjet e parakohsh...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndërprerë deklaratën për ...
Një qeveri pak më pak kompakte se sa pritej. Tetëmbëdhjetë ...
Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që ...
Kreu i qeverisë, Edi Rama mbrëmjen e sotme ka folur publikis...
Kryeministri Edi Rama foli gjerësisht për situatën në të cil...
Kryeministri, Edi Rama në fjalën që mbajti përpara grave në ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama në komunikimin e tij përpara...
Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhënë përgjgije ftesës ...
I nominuari për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, d...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehu dhe kreu i Partisë Demokrist...
Qeveria e Gjermanisë thotë se grupet misionare nga Arabia Sa...
Partia Demokratike ka konfirmuar pjesëmarjen e saj në takimi...
Mashtrimi nëpërmjet internetit ka njohur ritje të paparë kët...
Kryetarët e tre partive parlamentare i janë përgjigjur pozit...
E mërkura ka qenë dita e grevës së përgjithshme të punëtorëv...
5 persona janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin e Krujë...
Dita e djeshme u pa nga të gjithë shqiptarët si një moment s...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...