Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
ZGJEDHJET, NJË TEST I RËNDËSISHËM PËR DEKRIMINALIZIMIN
Vota të shkojë vetëm për kandidatët e pastër
Me votën e tyre të lirë, qytetarët, përveçse mund të largojnë të inkriminuarit nga skena politike, mund të ripërtërijnë Kuvendin me deputetë të rinj në vend të”veteranëve” të pesë legjislaturave të kaluara, si dhe largimin e “urithëve” të nëntokave politike nga të gjitha subjektet politike, pa dallim, pushtet apo opozitë, të njohur mirë në opinionin publik si vegla të grupeve kriminale në shërbim të oligarkëve ekonomikë dhe politikë”, tha Florim Zeqa
Koha kur Kosova ka hyrë në një proces të ri zgjedhor, duke lënë mbrapa gati një dekadë të plotë të funksionimit të shtetit në pavarësi, por pa rezultate të dukshme në përmirësimin e jetës së qytetarit, sipas analistëve politikë, është një moment kyç kur qytetari duhet ta ndëshkojë pamëshirshëm këtë klasë politike. Sipas analistëve, është koha që vetë qytetarët ta bëjnë diferencimin e duhur në procesin e ri zgjedhor që kanë përpara, duke i ndëshkuar dhe duke mos votuar ata që mashtruan për disa mandate rresht, të mos i votojnë oligarkët, të inkriminuarit dhe injorantët, të gjithë ata që iu njihet e kaluara e tyre e inkriminuar dhe do ta dëmtojnë edhe në të ardhmen perspektivën e qytetarit dhe interesat nacionale të shtetit që nuk po e bëjmë dot me këtë klasë politike, si në pozite ashtu edhe në opozitë. Analisti politik, Faton Mehmeti thotë se është koha e fundit që qytetarët të zgjohen për të ndëshkuar të gjithë ata që i sollën dëme këtij populli të stërvuajtur, që 18 vjet me gënjeshtra dhe manipulime, është koha që të votojnë qytetarët e jo militantët, pasi populli pothuajse sikur nuk ka votuar si i tërë asnjëherë deri më tash. “Fatkeqësia qëndron se jo vetëm një parti, por e tërë skena politike në Kosovë është e kriminalizuar, prandaj vështirë të priten ditë të mbara për këtë popull. Gjithsesi klani ” Pronto ” dhe Devollët duhet ndëshkuar dhe të gjithë ata që kane lidhje me krimin. Kam përshtypje se në këto zgjedhje do të ketë një zgjim të vetëdijes qytetare, kjo do t’u shërbejë edhe në të ardhmen atyre që do të qeverisin se populli më nuk është i fjetur dhe se populli po i vëzhgon. Është fatkeqësi që edhe në këto zgjedhje mund të kandidojnë individë me të kaluar kriminale, individë që janë në konflikt me ligjin, por që mbrohen nga politika”, theksoi Mehmeti.
Koha për hakmarrjen popullore
Prof. Muhamet Kelmendi konsideron se skena politike e Kosovës, që pas shpalljes së shtetit të pavarur dhe sovran, është degraduar jashtëzakonisht shumë, prandaj është koha e rikthimit të saj me votë dhe me ndëshkim ligjor, në binarët e ligjërisë. “Ne jemi dëshmitarë të klanit “Pronto”, ku kanë qenë të përfshirë në atë klan pothuajse e tërë nomenklatura politike e PDK-së. Një klan i tillë pa masa penale kurrë nuk çrrënjoset dhe ai jeton edhe më tutje dhe këndej marrin shembull edhe të tjerët dhe i krijojnë klanet e tjera, sikurse është rasti me korporatën “Devolli”, që ka arritur dy parti mjaft domethënëse t’i kriminalizoje. Lidhja e PDK -së dhe e VV me këtë nomenklaturë politike e ka zhveshur tërësisht skenën politike dhe ka krijuar pabesi te politika e Kosovës”, tha Kelmendi. Ai thotë se në gjendjen e krijuar kësisoj është shumë vështirë që me votë të ndalet klani i tillë apo të spastrohen organet, qoftë në subjektet politike, qoftë në institucionet e shtetit. Vlerësimin se skena politike e Kosovës është shumë e degraduar dhe duhet të pastrohet e ndëshkohet nga votuesi, e ndanë edhe analisti politik Reshat Badallaj. “Popullit i ka ardhur rasti t’i hakmerret me votë kësaj bande politikanësh që nuk punuan për interesa të qytetarëve dhe vendit, por u pasuruan duke vjedhur vendin dhe popullin deri në palcë. Tashmë publikisht po dihen kriminelët, hajnat,oligarkët, injorantët që punuan prapa kurrizit të popullit,sepse në zgjedhjet e fundit i mashtruan, i gënjyen dhe i blenë me para votat e tyre dhe në fund, përpos që i tradhtuan, ata i lanë me gisht në gojë dhe kur u mbështetën për muri ia mësyn rrugëve të Evropës, duke vdekur maleve të mbuluara me borë dhe acar”, tha Badallaj.
Mafio-politika, armike e drejtësisë
Sipas Reshat Badallajt, populli, para se të votojë, duhet t’i hedhë në sitë të gjithë ata që prezantohen në listën zgjedhore. “Këtë duhet ta bëjë, sepse përpos klanit mafiozo-oligark “Pronto”, janë të fuqishme edhe bandat politike të opozitës, janë të njëjtët banditë. Shikoni tani nuk përmendet as shitja e tokës Malit të Zi, e as “Zajednica”. Qëllimi kryesor i kësaj bande mafioze të nëntokës është se si të vijnë në pushtet. Shikoni sa të fuqishëm janë këto klane mafioze të nëntokës kriminale saqë kush e ka menduar se kaq lehtë do të shitet dhe do të bjerë në grackën e bandës serbomafioze, edhe Shpend Ahmeti dhe kompania e tij”, potencoi Badallaj. Ndërsa prof. Riza Smaka konsideron se degradimi dhe kriminalizimi ka ndodhur më së shumti te subjektet politike që kohë të gjatë ishin në pushtet. “Qeveria tanimë në dorëheqje nga fillimi ishte indiferente për të ushtruar funksione në të mirë të ligjë- sisë e të drejtësisë në vend. Qeveria në fjalë pothuajse erdhi në pushtet me premtime boshe, të cilat rrjedhimisht i injoroi irritueshëm”, u shpreh ai. “Premtimet zgjedhore ajo i nëpërkëmbi e me atë edhe vullnetin politik të shprehur me besimin e votës së dhënë. Premtimi publik obligon politikisht, juridikisht e mbi të gjitha moralisht. Në shtetet e së drejtës ndëshkohen gënjeshtrat publike të kualifikuara si premtime imagjinare e mashtruese”, tha Riza Smaka./Kosova Sot
Dita e sotme do jete ashtu si ju e keni menduar prej kohesh....
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i është bashkuar çadrës së PD...
Gazetari Armand Shkullaku është shprehur nëse do të isha në ...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i është përgjigjur pyetjes nëse...
A ka një shans të fundit për një marrëveshje të re dhe a ësh...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka zbardhur disa detaje nga tak...
Lulzim Basha e nisi betejën për “Republikën e Re”, me shpres...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka braktisur çadrë...
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka komentuar përplasjen e s...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, k...
Nga Departamenti amerikan i Shtetit është njoftuar se regjim...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar me kry...
Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokrati...
Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën e tensionuar poli...
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, duket se më në fund do të ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës tentativat e një vajz...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, foli për takimin...
Nën kryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ftuar mb...
Kreu demokrat, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale në...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e cilësoi takimin me zyrtarin e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...