Dita e Ashures/ Mesazhi i Baba Mondit: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Lulzim Basha e nisi betejën për ?Republikën e Re?, me shpresë se do t?i mbushte mendjen Perëndimit, që ka mbështetjen e shqiptarëve dhe po e mbyll këtë cikël, duke u përpjekur t?u mbushë mendjen shqiptarëve se Perëndimi nuk e kupton situatën në Shqipëri.
Brenda një muaji, secili zyrtar i lartë perëndimor që është marrë me krizën në Shqipëri, është etiketuar pas zgjidhjeve që ka dhënë, ose si i njëanshëm, ose si i blerë nga Sorosi, ose si të paguar nga droga, ose si të paditur dhe të paaftë, siç po etiketojnë zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit.
Betejën e parë të fortë e bënë kundër ministrit të Jashtëm gjerman të kancelares Merkel, i cili përfaqëson qëndrimin zyrtar të qeverisë së saj. Edhe pse Merkel ja kishte përplasur në fytyrë Bashës, në një takim informal në Maltë, gjatë mbledhjes së Partive Popullore Europiane, ajo dërgoi ministrin e Jashtëm në Tiranë për të zgjidhur krizën, duke e bërë të qartë se bojkoti është vendim i pajustifikuar. Gabriel u shpall pas kësaj, i njëanshëm, socialist, i blerë nga Sorosi etj.
Më pas u bë një përpjekje nga më seriozet e mundshme. Me rekomandim të Ilir Metës u përfshinë në proces Partitë Popullore Europiane, dhe Merkel riautorizoi zëvendëspresidetin e Partive Popullore dhe kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Europain, McAllister. Ai erdhi në Shqipëri dhe ofroi paketën McAllister, e cila përmbante një shtyrje të afërt zgjedhjesh, një rikompozim të qeverisë me disa poste teknike që duhet të kthehen në traditë dhe në të ardhmen para zgjedhjeve, dhe votimin në Kuvend të ligjit të Vetingut.
Paketa u hodh poshtë nga Partia Demokratike dhe McAllister u quajt i painformuar dhe i manipuluar nga socialistët, edhe pse ai qëndroi në takim vetëm me Lulzim Bashën.
Procesi i zgjedhjeve pas kësaj filloi, dhe SHBA bëri sot përpjekjen e saj të fundit, me zyrtarin më të lartë të SHBA që mbulon Ballkanin dhe Europën Juglindore, zv.ndihmës sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee.
Ai i qëndroi në ofertën e tij paketës McAllister dhe propozimeve shtesë që ka bërë Edi Rama pas paketës, që kanë të bëjnë me një zëvendëskryeministër dhe strukturë zgjedhore që të kontrollohet nga opozita.
Ky u sulmua dhe më keq. Përveç epitetit i paditur dhe i paqartë, para takimit, u sulmua dhe si një zyrtar i paaftë, që i kishte rënë më qafë Nikolla Gruevskit në Maqedoni, që nuk kishte zgjidhur dot krizën e Kosovës dhe që nuk ja vlente të merrej në konsideratë.
E gjitha kjo sagë refuzimi e PD ndaj Perëndimit nuk ka nevojë për koment, por tregon në mënyrë ironike, se PD në vend të ?Republikës së Re?, është duke kërkuar një ?Perëndim të Ri?, që të kuptojë Republikën e tyre.
Në vend që ata të ishin tani në fushatë dhe t?u shpjegonin njerëzve ?Republikën e Re? me Berishën në krye, janë duke u shpjeguar shqiptarëve ?Perëndimin e vjetër?, që nuk kupton hallet e tyre. Ata kanë kohë që përgojojnë gjermanët e Merkelit që janë të djathtë, por që sipas këtyre, nuk kuptojnë, zyrtarët e Trumpit që janë të djathtë, por të paaftë për t?u informuar etj. Mund të vazhdojnë pafundësisht kështu, duke i bërë gjyqin Perëndimit, por problemi është se Perëndimi është i qartë në rrugën e tij dhe kërkon të bëjë Shqipërinë si Perëndimi, dhe jo Perëndimin si Shqipëria, siç kërkon Lulzim Basha./tema
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka braktisur çadrë...
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka komentuar përplasjen e s...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, k...
Nga Departamenti amerikan i Shtetit është njoftuar se regjim...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar me kry...
Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokrati...
Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën e tensionuar poli...
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, duket se më në fund do të ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës tentativat e një vajz...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, foli për takimin...
Nën kryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ftuar mb...
Kreu demokrat, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale në...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e cilësoi takimin me zyrtarin e...
Kreu i PDK, Nard Ndoka, ka komentuar krizën politike në vend...
Edmond Spaho mbrëmjen e sotme i ftuar në “5 pyetje nga Babar...
Gazetari Kastriot Myftaraj ka sulmuar drejtorin e Drejtorisë...
Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish nën kryetari i Parlam...
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald ...
Spikerja e njohur Diellza Asllanaj, e cila aktualisht punon ...
Edhe një herë tjetër, Lupçe rikthehet dhe flet për lidhjen e...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...