web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 LDK mbledh sot Kryesinë, mbahet sekret axhenda

16 Maj 2017, 11:21, Aktualitet CNA

Partia Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), që në bashkëkoalicion me PDK kanë kryesuar qeverinë Mustafa, pas rrëzimit të saj dhe shpërbërjes së koalicioni, nën drejtimin e kryetarit të saj Isa Mustafa, do të mbajë paraditen e sotme mbledhjen e Kryesisë.

Sipas Zeri.info, partia LDK e ka njoftuar zyrtarisht mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë, por nuk ka bërë të ditur axhendën e diskutimeve. Nga LDK aktualisht është e paqartë nëse do të ketë një koalicion parazgjedhor me ndonjë nga partitë tjera dhe para së gjithash kush do të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër. Deri më tashti nga mediat vendore janë përfolur Lutfi Haziri e Avdullah Hoti. /CityNews





Lajmet e fundit nga