Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Lulzim Basha rrezikon që në orët e ardhshme të fitojë edhe një armik më shumë. Nëse ai i thotë jo propozimit të fundit amerikan, atij të zv/sekretarit të shtetit Hoyt Brian Yee, ai mund të marrë një shpullë tjetër në fytyrë, të ngjashme me letrën që Johanes Hanh i dërgoi shqiptarëve pak ditë më parë. Dënimi për mospjesmarrjen në zgjedhje dhe verdikti se 18 qershori i cunguar ato do të njihet edhe nga Uashintoni do të jetë një kamzhik më tepër në shpinën e fshikulluar të liderit demokrat.
E gjitha kjo mund të ketë një peshë edhe më të rëndë sesa goditjet paraardhëse.
E para sepse këtë radhë goditja do të vijë nga një vend që, me apo pa të drejtë, shqiptarët e idealizojnë si simbolin e lirisë.
E dyta sepse aleatët e PD-së, të etur për një post deputeti, tashmë kanë folur duke deklaruar se kjo është oferta më e mirë e mundshme deri më tani (lexo shkrimin poshtë).
Dhe së treti, sepse Basha rrezikon të pikturohet si politikani kapriçoz që i thotë ?Jo? me kokfortësi çdo propozimi, pavarësisht se sa bujar është ai.
Por, pavarësisht nga këto oferta zemërgjëra Lulzim Basha është i detyruar të rrefuzojë edhe një herë.
Sepse sado të mrekullueshme të jenë lëshimet që i janë bërë, sado që ato mund të konsiderohen pa frikë si paketa më e mirë që ndonjë opozite i është dhënë këtë çerekshekulli, ato janë të pamjaftueshme që në shqipëri të ketë zgjedhje minimalisht të ndershme. Lulzim Basha ka thënë gjatë gjithë kësaj periudhe se e vetmja garanci që gara elektorale të ishte ?free and fair?, lidhej me mosqenien e Ramës në postin e kryeministrit.
Ai është munduar ta argumentojë këtë.
Ai ka dhënë me dhjetra shembuj se si ky kryeministër mban të ngritur një oktapod ekstrademokratik, me paratë e drogës, me mediat e blera, me biznesmenët e koncesioneve, që të gjithë bashkë do të bëjnë një front për pushtetin e padrinos që i drejton.
Prandaj sipas kësaj logjike të Bashës zgjedhjet janë të marra fund që pa u hapur kutitë e votimit. Loja ka mbaruar ende pa u shkrepur pistoleta që paralajmëron fillimin e startit.
Duke bërë këtë arsyetim Basha është munduar të argumentojë për afro tre muaj në çadër se këmbëngulja e tij për zgjedhje pa Ramën, nuk është as një tekë, nuk është as një përpjekje buracake për të fituar pushtet në tavolinë, por një kërkesë e domosdoshme për të çliruar sistemin nga ai që e mban peng.
Por, paketa e sotme e emisarit amerikan Hoyt Brian Yee, as në versionin e saj më të mirë nuk e cek këtë obsion si mundësi kompromisi. Ajo i ofron opozitës qeveritarë të lartë, mundësi kontrolli, monitorim ndërkombëtar, por kurësesi atë që Basha ka identifikuar si problemin kryesor.
Dhe pikërisht për këtë Basha është i dënuar ta shndërrojë në « armik » edhe Hoyt Brian Yee.
Sepse, përndryshe ai do të dilte se i kishte gënjyer, demokratët, idhtarët e « Republikës së re » dhe mbarë shqiptarët për atë që u kish thënë 90 ditë me radhë.
Sepse ai do krijonte iluzionin e rremë se Rama qenkësh i kontrollueshëm.
Sepse, duke pranuar paketën « McAllister + » ai do i garantonte votuesit se nuk ka më asnjë mundësi që zgjedhjet të trukohen dhe rrezikonte të dilte qesharak, një ditë pas përfundimit të tyre.
Për të gjitha këto arsye nuk është më në dorën e Bashës ta pranojë propozimin e fundit amerikan. Vetëm nëse mendon se një mik amerikan është shumë më vlefshëm se armiqësia e të gjithë shqiptarëve që e mbështetën për tre muaj./Lapsi.al
Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin, ku 16-vjeçarja...
Genti Beqiri është larguar nga drejtimi i Agjencisë Shqiptar...
Që i dërguari amerikan për zgjidhjen e krizës politike në Sh...
Adoleshentja Blerta Pepa, e cila humbi jetën në orët e para ...
Ka përfunduar takimi mes ambasadorit të SHBA, Donald Lu, dhe...
Përfaqësuesit e shoqërisë civile, Aulon Kalaja dhe Sazan Gur...
Kryeministri Edi Rama pritet të shkojë pasditen e sotme në D...
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka shkuar në zyrën e ish-k...
Një ngjarje e rëndë u raportua sot në një spital privat, ku ...
Partia Demokratike, me kreytarin e saj Lulzim Basha, në prot...
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, po zhvillon një takim me kryem...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka folur për situatën e...
Paketa McAllister pranuar dje nga opozita ka vetëm një pikë,...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar ng...
Policia e Matit ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi ka goditur ...
Palët plitike në negociata janë në aftet e fundit për t’i dh...
Më në fund duket se kriza e mosdekretimit të qeverisë së re,...
Tensione dhe debate të ashpra kanë ndodhur në Parlamentin e ...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, Gjin Gjoni,...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...