web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina luksoze dhe aeroplanë?!/Jo, ja si erdhi rreperi i njohur  në Met Gala

2 Maj 2017, 23:40, Lifestyle CNA

Rreperi i njohur P Diddy padyshim që u bë objekt bisede falë skenës që realizoi në Met Gala.

Gjatë kohës që e dashura e tij simpatike Cassie zuri pothuajse gjithë hapësirën e tapetit të kuq me fustanin e saj glamuroz, 47 vjeçari mendoi të shtrihej te shkallët dhe të shijonte pamjen.

Ky pozicion i tij u komentua aq shumë nga fansat, madje një fans francez fotoshopoi një prej fotove duke  realizuar një pamje shumë interesante të P Diddy mbi tapetin magjik të Aladinit.

?Unë besoj se mund të fluturoj. Unë besoj se mund të kap qiellin? ishte ky shkrimi i fansit  krahas fotos ironizuese.





Lajmet e fundit nga