Përfundon pas 3 orësh takimi Rama-Basha
Ka përfunduar takimi mes kreu të partisë Demokratike, Lulzim...
Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, në respekt të Kushtetutës dhe kompetencave që i ngarkon ligji ka hartuar një paketë të plotë rekomandimesh mbi procesin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në vend.
Në vijim të informimit publik mbi këtë angazhim bëjmë me dije se Avokati i Populli I është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bërë transparent procesin e burimit të financimit të partive politike në zgjedhje.
Avokati i Popullit në këtë letër shkruan:
Institucioni i Avokatit të Popullit në përputhje me nenin 60 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe me ligjin 8454/1999, ?Për Avokatin e Popullit?, i ndryshuar, në funksion të ushtrimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të individëve, ka ndërmarrë me iniciativë një monitorim lidhur me zhvillimin e fushatës zgjedhore të kryer nga partitë politike, administrimi i procesit parazgjedhor dhe atij zgjedhor në këndvështrimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe ushtrimit të të drejtës së votës.
Një ndër çështjet që po merr një vëmendje çdo ditë e më shumë të organizmave ndërkombëtare, ashtu si dhe ato vendase, është burimi i financimit të partive politike.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 9, pika 3 e saj vendos garanci të forta mbi ekzistencën e partive politike dhe mënyrën e financimit të tyre, duke parashikuar se burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre, bëhen kurdoherë publike.
Transparenca e financave të partive politike, rregullimi i veprimtarisë së tyre financiare, monitorimi dhe kontrolli i tyre duke siguruar sanksionimin e shkeljeve, është një ndër çështjet që Avokati i Popullit do të sjellë në vëmendjen Tuaj dhe të adresojë këtë shqetësim.
Kodi Zgjedhor i vitit 2008, parashikon se një nga kompetencat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është ushtrimi i kontrollit mbi financimin e fushatës zgjedhore.
Kodi Zgjedhor vendos një tërësi kriteresh dhe normash për rregullimin e mbarëvajtjes së fushatës zgjedhore, ku një trajtim proporcionalisht të gjerë marrin çështjet financiare të veprimtarisë së partive politike. Përvoja e derisotme, vlerësimet dhe opinionet për kuadrin ligjor, kanë reflektuar një seri problematikash që mund të grupohen në dy kategori të mëdha.
Gjithashtu, financimi i aktivitetit vjetor të partive politike rregullohet me ligjin nr. 8580 datë 17.2.2000 ?Për Partitë Politike?, të ndryshuar. Dispozitat e tij rregullojnë financimin e partive politike nga burimet financiare e materiale, publike e private, të cilat nuk përfshihen në Kodin Zgjedhor. Ligji përcakton kompetencat e kontrollit të financave nga KQZ, rregullat e auditimit dhe përgatitjes së raporteve të rregullta financiare, sanksione për shkeljet dhe mos deklarimin e dhuruesve apo shumave të dhurimit.
Duke mbajtur në konsideratë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, do të donim të sillnim më vëmendjen Tuaj, zbatimin e kompetencave të parashikuara në Nenin 15/2 të Ligjit nr.8580 datë 17.2.2000 ?Për Partitë Politike? ? ndryshuar me Ligjin nr.9542 datë 2.2.2006 dhe me Ligjin nr. 10 374 datë 10.2.2011 për:
a) Monitorimin dhe mbikëqyrjen dhe auditimin financiar të partive politike nëpërmjet kontrollit të dokumentacionit financiar e të llogarive kontabël të partive politike;
b) Përzgjedhjen e listës së ekspertëve kontabël të liçencuar;
c) Si dhe hartimin dhe miratimin e një sërë formatesh dhe aktesh nënligjore të parashikuara nga ligji në kuadër të kontrollit të financave të partive politike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive dhe fushatave zgjedhore, ka të drejtën gjithashtu në bazë të ligjit të vendosë sanksione kur konstaton shkelje të ligjit dhe përcakton masën e fondit publik që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore.
Në opinionin e Institucionit tonë, po ashtu dhe të një sërë aktorëve ndërkombëtarë dhe vendas, kontrolli dhe transparenca e financave të partive politike, do t?i jepte fund disa fenomeneve shumë të kritikuara në tërë proceset zgjedhore, si blerja dhe drejtimi i votës, fushatat zgjedhore shumë të kushtueshme, rastet e konfliktit të interesit dhe tendencat abuzive të donatorëve partiakë për përfitime prej fondeve publike, përdorimi i fondeve publike, etj.
Me qëllim kontrollin dhe verifikimin e burimit të financimit të partive, do të kishte nevojë për ndërhyrje ligjore në Kodin Zgjedhor, do të donim të sillnim në vëmëndjen Tuaj ushtrimin me rigorozitet të përgjegjësive dhe kompetencave ligjore të KQZ-së lidhur me monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin financiar.
Avokati i Popullit, do ta ketë në vëmendje të vazhdueshme çështjen e financimit të partive politike, ashtu si dhe kontrollin financiar të tyre nga organet përgjegjëse, si një mënyrë ligjore për të mbrojtur respektimin e të drejtës së votës./CityNews
Ka përfunduar takimi mes kreu të partisë Demokratike, Lulzim...
Aleancat në shtëpinë e Big Brotherit janë më të lëkundura se...
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej më shumë se dy orësh në t...
Presidenti i Greqisë, z. Prokopis Pavlopulous, i ka dërguar ...
Një tensionim i mëtejshëm i situatës në Maqedoni deri në për...
Agron Duka, kreu i PAA-së ka një miqësi të hershme me ish-kr...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka s...
Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha vijojnë...
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka zhvi...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) prit...
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, ...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka zbuluar në studion ...
Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, njëherësh kandi...
Dy partite e maxhorancës qeverisëse, PS dhe LSI, do të kenë ...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Kukës. Ngjarja...
Dollari amerikan e nisi mëngjesin e ditës së sotme në nivele...
Ministria e Financave ka përcaktuar tashmë se cilat do të je...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka komentuar takimin R...
Gjykatën Penale e Maqedonisë do të vazhdojë gjykimin për ras...
Pa u bërë ende një javë nga zgjedhja e Ilir Metës si preside...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...