web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy artiste shqiptare të fiksuara pas të njëjtave këpucë

1 Maj 2017, 17:00, Lifestyle CNA

Nëse një artiste do sjellë një trend të ri në veshje apo make up,  të gjitha të tjerat do ta ndjekin.

Por kësaj radhe nuk dihet mirë se kush kopjoi kë.

Për të folur më konkretisht, dy femra të njohura të skenës shqiptare janë të dashuruara me të njëjtat këpucë.

E kemi fjalën për këngëtaren Adelina Tahiri dhe modelen bukuroshe Morena Taraku.

Duket se të dyja vajzat janë të fiksuara pas këpucëve me takë të lartë që kanë pamjen e atleteve.

Adelina ka postuar një foto, teksa mbante veshur një palë këpucë të tilla në ngjyrë të bardhë me vija të zeza.

Ndërkohë Morena ka postuar një foto me po të  njëjtin model këpucësh, por tashmë vijat janë të bardha e sfondi i zi.

Me siguri janë frymëzuar nga njëra-tjetra ose është dhe ndonjë e tretë që i ka veshur këto këpucë më herët./CityNews





Lajmet e fundit nga