Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Bledi KASMI
Meta u zgjodh President. E kërkoi, e mohoi dhe në fund e pranoi. Ceremonia e zgjedhjes kaloi si të ishte miratimi i një ligji të rëndomtë. I ngjante më shumë një ceremonie funebër se sa ceremonisë së zgjedhjes së Kreut të Shtetit. Për këtë ishte kujdesur edhe Protokolli i Shtetit. Ambasadorët nuk ishin ftuar, ndërsa opozita prej 70 ditësh është në një protestë për zgjedhje të lira. Një President i zgjedhur në vetmi të thellë dhe në izolim të plotë.
Në partinë e tij, Metën e donin Kryeministër pas zgjedhjeve, ndërsa Rama e votoi për President duke e larguar edhe nga zgjedhjet. Në këmbim të Presidentit, Meta do të gëlltisë edhe premtimin e bërë publik nga forumet e kësja partie se ?nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën?. Pazari i merkatës së peshkut ka funksionuar duke shkelur mbi norma dhe parime të politikës, ndërsa e majta shkon drejt unifikimit në një parti të vetme he duke rikthyer bipolaritetin politik.
Meqenëse zgjedhje nuk do të ketë, i vetmi institucion legjitim që do të mbetet në këmbë në këtë krizë politike do të jetë ai i Presidentit. Ky është i vetmi ngushëllim për Metën sot.
Rama ka bërë llogari të tjera. Meta për të në Presidencë do të jetë një Haxhi Llesh i dytë në krye të shtetit. Për ata që nuk e njohin, Haxhi Lleshi ka qenë President i vendit në kohën e diktaturës, kur vendi drejtohet nga Partia-shtet. Rama mendon se mund të bëjë sot zgjedhje të ngjashme me atë kohë, pa opozitën.
E ka nisur rikthimin në identitet nga vendosja në krye të Presidencës e Ilir Metës, kompetencat e të cilit ndoshta janë më të pakta edhe se ato të Haxhi Lleshit përpara gjysëm shekulli. Atij i janë reduktuar e
dhe kompetencat që kishte deri dje Presidenti Nishani në drejtësi dhe i ka të limituara në fushën ushtarake.
Trinomi për të rikthyer pushtetin e partisë-shtet nis me zgjedhjet, vazhdon me Presidentin kukull dhe përfundon me kapjen e drejtësisë. Çfarë pune do të bëjë Meta në Presidencë? Sipas kompetencave kushtetuese që ka sot Presidenti, Meta duhet të japë medalje pa fund, nga medaljet ushtarake tek Urdhri i Flamurit.
Meta tha dje se, ai do të përpiqet që të ndikojë në zgjidhjen e krizës politike. Si do të ndikojë? Duke ftuar për kafene në Presidencë politikën? Që të kesh një ndikim të tillë do të duhet edhe një krah politik përcaktues. Role të tilla kanë
Presidentët në Republikat Presidenciale, kur zgjidhen nga një autoritet absolut që është vota popullore, ose në rastin kur forca politike që të mbështet është imponuese dhe përcaktuese. Ka edhe një rast të tretë, kur komptencat e Presidentit janë të gjëra me Kushtetutë dhe lejojnë vendimarrje të forta.
Asnjë nga këto tre raste nuk funksionon në zgjedhjen e Metës-President.
Edhe LSI do të shkojë drejt defaktorizmit duke rikthyer bipolaritetin në skenën politike. Meta do të marrë çelësat e Presidencës më 24 korrik dhe gjatë kësaj kohe nuk i lejohet të jetë pjesë e aktiviteteve politike. Duke humbur terrenin në fushata që Meta e njihte shumë mirë ka pak mundësi që ai të mund të zëvendësohet nga Petritët e partisë.
Shqipëria është një terren i vështirë për t?u komanduar në fushata me telekomandë nga dhoma e gjumit. Provë e qartë për këtë janë zgjedhjet lokale të vitit 2015, kur Meta dhe Rama u përfshinë në luftë të heshtur brenda koalicionit për jetë a vdekje në qytete të caktuara. Edhe pazaret për ndarje torte elektorale në tavolinë, duke përjashtuar opozitën nga procesi zgjedhor nuk do të funksionojnë.
Rënia e ndikimit politik në terren e Metës i lë fushë të lirë veprimi Ramës, i cili tani ka të gjithë mundësinë për të gllabëruar të gjithë hapësirën brenda së majtës, duke defaktorizuar dhe çuar drejt asgjësimit atë që Meta e ngriti përgjatë këtyre viteve. Por humbja e peshës politike të Metës tek LSI e bën atë të jetë thjesht dhe vetëm një President kukëll, që nëse nuk i pëlqen të krahasohet me Haxhi Lleshin, mund t?i afrohet modelit të ushtarit të mirë Moisi.
Zgjedhja e Metës si President mund të konsiderohet një vetvrasje politike.
Bashkia e Kamëz ka reaguar menjëherë pas akuzave të kryemini...
Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani ka rikthyer...
Kryetari i deritashëm i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i...
Shkrimtarja Flutura Açka ka komentuar me tone shpërthyese si...
Ka disa ushqime që sipas ekspertëve ju ndihmon të lini duhan...
Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërje të shefit...
Fiks Fare denoncon sesi makina 8+1 dhe 6+1, që nuk janë të l...
Marshimi për të drejtat civile që përfundoi në masakër. Derr...
Ajo që ka ndodhur dje në Shkup i ka befasuar vetëm ata që nu...
Ilir Meta ka marrë një urim surprizë pas zgjedhjes si Presid...
Pas transmetimit të rastit të Joelit të vogël, në emisionin ...
Ilir Meta ka marrë një urim të veçantë pas zgjedhjes si Pres...
Ish-kreu i LDE, parti aleate e Koalicionit Opozitar, Arian G...
Kreu i LSI, Ilir Meta, i cili u shpall sot President i ri i ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka folur për zgjedhjet e Ilir Me...
Ilir Meta dhe RamaIlir Meta tashme eshte president. A eshte ...
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi mbrëmjen e sotme Kry...
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, po flet mbrmëjen e sotme për zhv...
Urim për Presidentin Meta!Sot Ilir Meta u zgjodh President i...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...