5 fakte tronditëse për “Të dielën e përgjakur”
Marshimi për të drejtat civile që përfundoi në masakër. Derr...
Fiks Fare denoncon sesi makina 8+1 dhe 6+1, që nuk janë të licencuar për transport publik, jo vetëm që nuk janë zhdukur nga qarkullimi, por atyre u ruhet radha nga vetë punonjësit e policisë, ndërkohë që policia bashkiake nuk e prish qetësinë për t’i kontrolluar, duke i lejuar në stacione të paautorizuara.
Gazetarët e emisionit investigativ shkuan në qytetin e Laçit, ku furgonë të palicencuar konkurrojnë me furgonë të licencuar nën vëzhgimin e policisë dhe askush nuk merr masa për ndalimin e këtij aktiviteti abuziv.
Konkretisht, gazetarët bënë një vëzhgim në linjën që të çon për në Kishën e Shën Ndout, ku ka furgonë me licenca dhe pa licenca, ndërkohë që policia vetëm u mban radhën. Gjatë bisedës, një nga punonjësit e policisë, i cili mban radhën e furgonëve, thotë se nuk ka çfarë të bëjë.
?Nëse nuk u mbajmë radhën ata zihen me njëri-tjetrin?, thotë ai, ndërkohë që shton se nuk ndërhyjnë për të kontrolluar nëse kanë licenca apo jo. Fiksi bisedoi për këtë shqetësim edhe me shefin e trafikut në Komisariatin e Kurbinit, i cili ka ngritur postbllok, kur ngjitesh për te kisha, por nuk kontrollon stacionin e furgonëve. Ai ngre pretendimin se nuk mund t’i penalizojë furgonët në rrugë, pasi pasagjerët shprehen që janë familjarë dhe nuk pranojnë të denoncojnë në komisariat. I pyetur pse nuk kontrollohen në stacion, atje ku furgonët pa licencë mbushen me pasagjerë, ai thotë se nuk ka forca të mjaftueshme policore, pasi në dispozicion ka vetëm 6 efektivë.
Madje për të kryer shërbimet, është i detyruar të marrë mbështetje nga Drejtoria e Policisë së Lezhës. Madje edhe gjatë vëzhgimit tonë, policia ndalon një furgon pa licencë, por drejtuesi i mjetit i thotë se e përdor për nevoja familjare.
E njëjta situatë ndodh edhe në stacionin e vendosur te Kisha e Shën Ndout në Laç. Aty është mbushur me mjete me licencë dhe me ato pa licencë, ku shikohen qartë furgonët dhe shoferët që kërkojnë pasagjerë për linja të ndryshme, qytetase dhe ndërqytetëse.
Madje, shoferët e licencuar thonë se janë ankuar disa herë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ndërkohë që nga dita në ditë dëmtohen nga të palicencuarit. Ndërsa një shofer i palicencuar thotë se “nuk kam ç?të bëj, duhet të jetoj, nuk kam mundësi të paguaj taksat, prandaj bëj këtë punë”. Edhe pranë këtij stacioni ndodhen punonjës policie, ku njëri prej tyre thotë se përgjegjësinë e ka Bashkia Kurbin, pasi policia bashkiake duhet të kontrollojë licencat dhe mos t’i lejojë në stacione këta furgonë të palicencuar. Ai thotë se këtë e kanë në dorë përfaqësuesit e Bashkisë dhe shefat e tyre, që nëse u japin urdhër, nuk i lejojnë makinat e palicencuara, por nuk mund të ndërhyjnë vetë, sepse ndryshe i heqin nga puna.
Pas këtyre intervistave dhe bisedave gazetarët e Fiks Fare u interesuan edhe pranë Bashkisë Kurbin. Përgjegjësi i transportit në Drejtorinë e Shërbimeve të Bashkisë, Anton Brozi, deklaron se ende kanë probleme me disiplinimin e transportit ndërqytetës dhe qytetas edhe për shkak të ndryshimeve ligjore. Ai tha se sa i përket stacionit për në Kishën e Shën Ndout, ai nuk është stacion i autorizuar prej tyre, as për makina të licencuara dhe as për makina të palicencuara, por për kontrollin e territorit është përgjegjëse policia bashkiake.
Kryeinspektori i Policisë Bashkiake, Mëhill Luli, thotë se nuk ka forca për të kontrolluar të gjithë territorin, pasi gjithsej ka vetëm 8 punonjës, të cilët sidomos ditëve të marta, i ka të angazhuar me detyra të tjera sipas një plani pune. Ai pretendon se ditët e tjera të javës nuk paraqitet e njëjta situatë, megjithëse vazhdon të ketë probleme për disiplinimin e transportit publik.
Marshimi për të drejtat civile që përfundoi në masakër. Derr...
Ajo që ka ndodhur dje në Shkup i ka befasuar vetëm ata që nu...
Ilir Meta ka marrë një urim surprizë pas zgjedhjes si Presid...
Pas transmetimit të rastit të Joelit të vogël, në emisionin ...
Ilir Meta ka marrë një urim të veçantë pas zgjedhjes si Pres...
Ish-kreu i LDE, parti aleate e Koalicionit Opozitar, Arian G...
Kreu i LSI, Ilir Meta, i cili u shpall sot President i ri i ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka folur për zgjedhjet e Ilir Me...
Ilir Meta dhe RamaIlir Meta tashme eshte president. A eshte ...
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi mbrëmjen e sotme Kry...
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, po flet mbrmëjen e sotme për zhv...
Urim për Presidentin Meta!Sot Ilir Meta u zgjodh President i...
Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, NATO...
Deputetja dhe pionerja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka uruar Il...
Mazhoranca ka rënë dakord dhe është zgjedhur Presidenti i ri...
Presidenti i Senatit të Italisë, z. Pietro Grasso, i ka dërg...
Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha sot se Uashin...
I prononcuar për trazirat e të enjtes kryetari i BDI-së, Ali...
“Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...