Ambasadori francez në Kosovë: Haradinaj po gjykohet për akuza të reja
Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert...
Drejtësia kosovare e pafuqishme ta anulojë gjobën.
Ekspertë të fushës së drejtësisë dhe të ekonomisë, avokatë dhe deputetë të opozitës, njëzëri janë të bindur se drejtësia kosovare nuk do të mund ta ndalë procesin e zhvatjes të 30 milionë eurove nga PTK-ja, pas padisë së ushtruar nga ana e kompanisë “Z- Mobile”, sipas vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar. Gjykata Themelore konfirmon padinë që është bërë për ta ndalur këtë proces të dyshimtë, mashtrues e kriminal, kurse edhe prokuroria shprehet se i ka nisur hetimet. Por, si mundet që PTK-ja t’ia paguajë këto para “Z-Mobile” kur tashmë është hapur proces hetimi, pasi kjo aferë konsiderohet jo vetëm e dyshimtë, por edhe kriminale? Edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ditë më parë ka deklaruar se do të ndërmarrin veprime për të vërtetuar të gjitha ato pretendime.”Nëse ato dalin të sakta, të jeni të bindur se Prokuroria do të vazhdojë me procedimin e këtij rasti, pavarësisht se kush është i dyshuar dhe kush është i implikuar në këtë rast”, është shprehur ai.
Vendimi i pakthyeshëm
Avokati Tomë Gashi tha se prokurori Aleksandër Lumezi, në një takim me mediet, ka deklaruar se do ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit e lidhjes së kontratës së dëmshme. Ndërsa, i pyetur se a kanë të drejtë gjykatat e Kosovës që të ndryshojnë vendimet e Arbitrazhit Ndërkombëtar, avokati Tomë Gashi tha se absolutisht kurrë nuk e kanë këtë të drejtë Gjykatat e Kosovës sepse Arbitrazhi është një marrëveshje e palëve që kontesti në vend se të shkojnë në gjykata të rregullta palët duhet të shkojnë në Arbitrazh. “Kurse në rastin e PTK-së është zgjedhur Arbitrazhi i Londrës dhe njëra nga arsyet e hetimit është se të dyja palët
janë kompani kosovare, edhe PTK-ja edhe “Z-Mobile”. Pra, nuk ka pasur asnjë arsye që të lihet kompetenca jashtë shtetit të Kosovës nëse kanë probleme juridike apo të çfarëdo natyre tjetër. Duhet që ta mbajnë në mend të gjithë se as Gjykata e Kosovës dhe asnjë gjykatë në botë nuk e kanë mundësinë e ndryshimit të vendimeve të gjykatave të Arbitrazhit. Arbitrazhi është marrëveshje dhe se kështu ka vendosur arbitri, sepse është penallti sikurse në futboll dhe ashtu mbetet vendimi i tillë edhe në arbitrazh, pasi kështu ka vendosur Arbitrazhi”, potencoi avokati Gashi.
Skema kriminale
Analisti Faton Mehmeti tha se ndalimi i procesit të zhvatjes së 30 milionë eurove nga Kompania “Z- Mobile” nga ana e drejtësisë kosovare duket i pamundur për të ndodhur, kjo pasi Gjykata e Arbitrazhit ndërkombëtar është mjaft e vendosur dhe relevante në respektimin e vendimeve të saja nga të gjitha shtetet. “Veç saj, sistemi i drejtësisë vendore çalon edhe mungesa e akteve adekuate për të ndaluar këtë proces”, tha ai. “PTK-ja ka shkelur me qëllim marrëveshjen me kompaninë “Z- Mobile”, vetëm sa për t”i ndarë paratë së bashku në xhepat e oligarkëve. Devollët janë shefa të udhëheqësve institucionalë, prandaj edhe procesi i drejtësisë ndaj kompanisë së tyre është veç formal. Kjo ngase PTK-ja me dhënien e 30 milionëve për kompaninë e Devollëve do të falimentojë, duke i rënë në qafë buxhetit të shtetit që ta financojë”, potencoi ai. Analisti Mehmeti vlerëson se skema kriminale në mes të Devollëve dhe oligarkëve të shtetit po e falimentojnë shtetin për të pasuruar një grup njerëzish. “Veç saj Devollët duhet që të hetohen edhe për miellin e që po e shesin kur dihet që mielli që po e shesin ka dalë të jetë i destinuar për kafshë e jo për njerëz, por deri më sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë gjë”, ka thënë më tej ai. Sipas analistit Mehmeti, vëllezërit Devolli janë zhvatës të shtetit dhe patronë të Kosovës, të cilët duhet të futen në burg për të gjitha të këqijat dhe dëmet e deritashme që i kanë shkaktuar vendit tonë.
Procesi kosovar, një farsë mashtruese
Deputeti i opozitës, Bali Muharremaj (AAK), tha se edhe nëse fillon i tërë procesi gjyqësor do të ishte një farsë fund e krye vetëm për opinionin e brendshëm, sepse kemi të bëjmë me një proces mashtrues e të dyshimtë dhe kriminal.”Këto lloje të kontratave, ku njëra palë që e përfaqëson kompaninë e shtetit në kontestet me kompanitë private e kanë zanafillën në shtetet e bllokut socialist të lindjes dhe si të tilla praktika ka treguar se ato kanë përfunduar nëpër Arbitrazhet ndërkombëtare. Në shumicën e rasteve këto konteste kanë përfunduar në favor të kompanive private, andaj edhe në këtë rast do të jetë kështu, sepse të kota do të jenë proceset gjyqësore të filluara nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Prokuroria e shtetit”, tha ai. Sipas opozitarit Muharremaj, kur e tëra do të përfundojë, për fatin tonë të keq, PTK-ja do të jetë e detyruar që të paguajnë dënimin, sepse “në këtë rast kemi të bëjmë me një scenario fund e krye, që e kanë bërë të dyja palët paditësi dhe i padituri”. Ai thotë se vendimet e Arbitrazhit janë përfundimtare dhe ndaj tyre shtetet, kompanitë e të cilave janë në këto konteste gjyqësore, nuk mund të ushtrojnë padi.
Gjyqësori i pavarur ndëshkon skandale të tilla
Ish-deputeti Xhevdet Neziraj tha se pa avancimin e pavarësisë së Gjyqësorit dhe profesionalizmit të tij nuk pritet të kemi uljen e një numri aq të madh të lëndëve nëpër gjykatat tona, si dhe duhet t’u jepet prioritet lëndëve specifike, sikurse që është tani rasti i vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit.”Po shpresojmë në deklaratat e zyrtarëve të shtetit se edhe për këtë rast përgjegjësit do t’i kemi para drejtësisë”, ka potencuar ai.”Ne si vend duhet të bëjmë reforma të thella të Gjyqësorit, në përputhje me standardet më të mira evropiane, me qëllim të avancimit të Gjyqësorit si hallkë kryesore në luftimin e dukurive negative, e në veçanti korrupsionin dhe veprat e tjera që dëmtojnë interesin shtetëror dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Neziraj. Sipas tij, duke u bazuar në punën e deritashme dhe nga ngjarjet e kaluara vështirë se do të ketë sukses që gjykatat tona të kenë bazë dhe fuqi që të ndalin ndonjë vendim të gjykatave ndërkombëtare, në këtë rast dënimin prej 30 milionë eurove të shqiptuar nga Arbitrazhi Ndërkombëtar i Londrës, sepse duhet të pranojmë se me këto gjykata ndërkombëtare nuk kemi ekspertë, por edhe as dije që të ballafaqohemi me to.
Ata që lidhën kontrata të dëmshme e dinë pse e bënë këtë
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, tha se këtu duhet akuzuar ata që kanë qenë të obliguar ta menaxhojnë pronën kombëtare dhe të njëjtit kanë lidhur qëllimisht kontrata të dëmshme. “Sepse fundja Kompania “Z-Mobile” është një biznes privat dhe e ka punën dhe qëllimin e vet dhe po të munden ata do ta bëjnë të veten tërë dynjanë, sepse fundja këtë ia lejon ligji. Së këndejmi atyre si kompani nuk duhet t’u zihet për të madhe, sepse fundja ata e kanë bërë punën e vet “, është shprehur për “Kosova Sot” Shatri. Por, sipas Shatrit, e keqja është se këta që nuk e kanë bërë punën e vet janë përgjegjës dhe po ata të njëjtit edhe tash janë në pushtet dhe e kanë lidhur kontratën e dëmshme. Ai është i mendimit se ata e dinë më së miri se përse i mbyllën apo nuk i mbyllën sytë dhe përse nuk ishin vigjilentë kur e nënshkruan kontratën.”Unë nuk po e kuptoj se si nëpër medie po bëhet kjo lojë dhe përse njerëzit po e sulmojnë Kompaninë “Z-Mobile”, sepse sipas mendimit tim këtu nuk ka arsye për ta sulmuar Kompaninë” Z -Mobile”. Këtu duhet shikuar dhe duhet të kërkohet përgjegjësi ndaj atyre personave që ishin në krye të kësaj detyre dhe të njëjtit edhe janë në krye të shtetit. Ata ende janë në Kuvend dhe akoma po mundohen që të na shesin patriotizëm”, potencoi në fund Haki Shatri./Kosova.sot
Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert...
Policia greke ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi pas një kontr...
Në Luftën e Kosovës, që nga marsi i vitit 1998 deri në qersh...
Google ka shtuar një sektor të ri në dyqanin online për Andr...
A doni të njiheni me lumenjtë më të gjatë në botë? Ku janë d...
Ndoshta e dini se patatet, çaji i kamomilës dhe kastraveci j...
Pak ditë nga vrasja në një lokal në Vlorë, 19-vjeçari ka tre...
Pak ditë më parë, kryeministri i vendit, Edi Rama tha në një...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz ...
Lulzim Basha bashkëbisedim për gjendjen e sotme dhe rolin e ...
Këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Luana Vjollcën, e ...
Shkaqet e përbashkëta të frymës së keqe janë pirja e duhanit...
Më datën 22 prill, një ditë pushimi, ministrja e arsimit dhe...
Pas vendimi të opozitës dhe thirrjes së kryetarit të Partisë...
Shqipëria rrezikon të futet në zgjedhje të parakohshme, pasi...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 64 të protestës për zgjed...
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama zhvilloi një t...
Kjo është historia e trishtë e një 26-vjeçareje nga Edinburg...
Policia e Kosovës mbrëmjen e djeshme pas informacioneve të m...
Pak ditë më parë, në faqen zyrtare të kryetarit të Partisë D...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...