web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali-Vjedhja 50 miliardë në rrugën Tiranë-Elbasan/Ja çfarë mund të ndërtohej

14 Prill 2017, 09:36, Aktualitet CNA

Rruga Tiranë-Elbasan, së fundi mori në fond shtesë prej 35 milionë euro ose 50 miliardë lekë. Shtesa erdhi pas një kërkese të kompanisë për shtesë mbi projektin dhe shkarrjes së ndodhur në Ibë.

Shuma e dhënë në total është sa 30% e vlerës totale të projektit. Rruga është tenderuar në vlerën totale 162 milion dollarë, me vlerën e atëhershme të dollarit, rreth 165 miliard lekë,  ndërsa së fundi ju dhanë firmës me ligj nga parlamenti afërsisht 50 milionë dollarë shtesë. Gjithçka vetëm për 4 km rrugë. Pra në segmentin 29 km, 4 km do kushtojnë 30% e totalit të invetimit.

Një km rrugë, e këtyre katër km do të kushtojë 15.2 milionë dollarë ose 19.3 miliardë lekë. Janë  bashkë shuma e investimit fillestar dhe shtesa e dhënë së fundi nga  Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës e drejtuar nga besniku i Ilir Metës, Sokol Dervishaj. Investimi shtesë në rrugë duket të jetë një pazar politik i LSI me Rilindjen që ndërmjetës ka vetë Sokol Dervishajn.

Çfarë mund të bëhej me 50 miliardë?

Firma ndërtuese fillimisht ka kërkuar 7 miliard lekë, pastaj me rrëshkitjen kjo shumë shkoi në 15 milion euro, ndërkohë dje u dhanë 35 milion euro. Shtesa dhe vonësa ku përgjegjësinë e ka Ministria e drejtuar nga LSI dhe qeveria. Sepse nuk mund të jetë një segment hajdut dhe me konçesione dhe pjesa tjetër të bëjë sehir. ?Shikon rrushi rrushin dhe piqet? thotë populli. Megjithse të dy segmentet qeverisëse janë rrush i pjekur me kohë, vetëm kalben duke parë njëri-tjetrin si vjedhin.

Me 50 miliard lekë apo 35 milion euro, mund të ndërtoheshin te paktën 50 shkolla nga e para. Të rikonstruktoheshin me standarte 100 të tjera. Mund të rikonstruktoheshin 10 spitale, apo të ndërtoheshin dhe rikonstruktoheshin te paktën 300 kopshte.

Sa vlejnë 4 km në segmentin Tiranë-Elbasan, vlen në total investimi i  rrugës kombëtare Kardhiq-Delvinë, që do e afronte Sarandën me të paktën një orë.

Këto janë disa nga shifrat që tregojnë se ato 35 milion euro janë pjesë e një korrupsioni dhe vjedhje që fillon në Ministrinë e Sokol Dervishajt dhe përfundon tek pazari politik Rama-Meta./Citynews

Zbulohet vjedhja e fundit e LSI/Hapet thesi 50 milionë dollarë





Lajmet e fundit nga