“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Nga Azem Parllaku Vendimi i shpejtë i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të goditur një baze ajrore siriane në Shayrat, është dëshmi e rikthimit të Amerikës si protagoniste në Lindjen e Mesme, e tashmë asgjë nuk do të jetë si më parë. Trump, sapo ka lëshuar një sinjal të fortë: Amerika nga e cila shumëkush ka përfituar, nuk është ajo e epokës Obama. Raketat kundër bazës ajrore siriane janë një paralajmërim, mesazhi tani është i qartë, muzika ka ndryshuar, dhe të gjithë, Kina, Rusia dhe Irani, janë të paralajmëruar. Të martën e kaluar, diktatori sirian Bashar al-Assad kreu një sulm me armë kimike, kundër civilëve të pafajshëm. Duke përdor një gaz vdekjeprurës, Assadi shkaktoi vdekjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm. “Edhe vogëlushë të mrekullueshëm u vranë mizorisht në këtë sulm barbar.
Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë nga një tmerr i tillë. Këtë mbrëmje urdhërova një sulm ushtarak kundër një baze ajrore në Siri, prej ku nisi sulmi kimik. Eshtë në interesin jetik të sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të parandalojë dhe mos lejojë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike vdekjeprurëse”, tha presidenti Trump. Presidenti Vladimir Putin, një aleat i patundur i Presidentit sirian Bashar al-Assad, dënoi sulmet amerikane, duke thënë se ata thyen ligjin ndërkombëtar dhe kanë dëmtuar rëndë marrëdhëniet SHBA-Rusi. Sipas memorandumit, të nënshkruar në shtator të 2015-ës, pasi Rusia nisi një ofensivë ajrore mbi Siri, Moska dhe SHBA-ja duhet të shkëmbenin informacione në lidhje me fluturimet për të shmangur incidentet në qiell. Në Moskë, u thirr atasheu ushtarak i Ambasadës së SHBA-ve, ku zyrtarisht i është prezantuar se pala ruse më 8 prill, do të pezullojë përmbushjen e detyrimeve të saj sipas Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Pentagonit, e cila garantonte parandalimin e incidenteve dhe sigurinë e fluturimeve të aeroplanëve në operacionet në Siri. Me këtë hap të Rusisë, përfundon linja e komunikimeve për Sirinë, mes Moskës dhe Pentagonit.
Në orët në vijim, Rusia ka intensifikuar përgjigjen e saj ndaj sulmit ajror të SHBA-ve, mbi Siri, duke dërguar një anije luftarake në Mesdheun lindor, për t?u përballur me flotën e Marinës amerikane, nga ku u lëshuan raketat mbi Siri. Fregata “Admiral Grigorovich” e Putinit, la portin e Sevastopolit, në Krime, për t?u vendosur përballë dy anijeve shkatërruese amerikane, “USS Porter” dhe “USS Ross”, nga ku nisi sulmi ajror amerikan. Ministria e Jashtme ruse e quajti një “qasje të papërgjegjshme”, sulmin amerikan mbi Siri, e si rrjedhojë e tensionit në rritje, Rusia ka pezulluar komunikimin me SHBA-të, nga një linjë telefonike e specializuar ushtarake, e projektuar për të parandaluar konfliktin midis dy superfuqive, pas sulmeve ajrore ne Siri. Kjo linjë telefonike, e quajtur “deconfliction line”, ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së, ka qenë thelbësore në kohën e tensioneve. Në këtë linjë, një kolonel amerikan rusishtfolës, mban kontakte me homologët rusë në Siri dhe pikërisht nëpërmjet kësaj linje, SHBA njoftoi Rusinë për sulmet e pashmangshme të së premtes në mëngjes mbi Siri. Kjo linjë telefonike shërben edhe si një kanal i sigurimit të fluturimeve.
Tutje ndarjeve politike të sotme Mesdheu përfaqësohet nga tri bashkësi kulturore, tri qytetërime të gjalla e të stërmëdha, tri mënyra themelore të menduari dhe të besuari. Universi i parë është ai i Perëndimit, ndryshe Krishterimi, fjalë e vjetër tepër e mbarsur me domethënie. Universi i dytë është Islami, edhe ky një tjetër gjigand. Dy, këto universe “armiq plotësues”. Por çfarë armiqsh, çfarë rivalësh! Atë që bën njëri, e bën edhe tjetri. Krishterimi shpiku dhe përjetoi kryqëzatat, Islami shpiku dhe përjetoi xhihadin, luftën e shenjtë. Universi i tretë, i cili nuk e zbulon kokën menjëherë është ai ortodoks, poli rrezatues i të cilit është Moska. Mesdheu veçanërisht përgjatë viteve të fundit është kaq i trazuar, aspak ai i kohës së dikurshme të udhtimeve, e shkëmbimeve të dhuratave, i letërkëmbimeve diplomatike dhe princeshave që i martonin me mbretër të huaj, si garanci për mardhëniet e reja ndërkombëtare. Nga brigjet e Mesdheut, atij që konsiderohet si “i jashtmi” nisi lundrimi për të zbarkuar në brigjet e deteve të brendshme të Europës, kriza e refugjatëve dhe emigrantëve nga Siria dhe Afrika e Veriut. Një krizë kjo, që lindi pas të ashtuquajturës “Pranvera Arabe”, e cila rezultoi si një dështim, pasi shoqëritë aty nuk ishin të gatshme për ndryshim, teksa arsyeja tjetër është se forca më gjithëpërfshirëse e rajonit është Islami, e rrjedha e ngjarjeve e ka rritur “besimin”, se Islami nuk është në gjendje të bashkëjetojë me demokracinë.
Historia na dëshmon se, rruga drejt demokracisë është shpesh e dhunshme dhe e gjatë. Pasojat më të këqija të “Pranverës Arabe”, në Libi fillimisht dhe tashmë në Siri, janë të dhimbshme deri në ekstrem.Siria u bë teatër i luftës së përgjakshme midis sekteve të besimit islam, e u zhyt në një luftë civile tmerrësisht të egër. Në Siri dy sektet e besimit islam, njëri i quajtur Suni me rreth 70% të popullësisë, ndërsa tjetri i quajtur Shiat me 30% të popullësisë, u vendosën përballë me pretendimin se; Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad, i përket dhe favorizon sektin e pakicës Shiat, e persekuton sektin tjetër të besimit. Një përballje kjo që, çoi në luftë të përgjakshme, e më vonë lindjen e ISIS, i cili i përket sektit të shumicës Suni, kishte si qëllim luftën pa kompromis kundër sektit tjetër islam të besimit në Siri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u vunë në krye të koalicionit në luftën ndaj ekstremistëve të shtetit islamik. Ish-presidenti amerikan Barack Obama, ka thënë se qëllimi i sulmeve ajrore kundër ISIS në Siri dhe Irak, është shkatërrimi plotësisht i tij.
Kjo fushatë gjithësesi duhej ndërmarrë, mbasi që nga fillimi i konfliktit të brendshëm në Siri, janë vrarë më shumë se 250 mijë njerëz, më shumë se 1 milion të tjerë janë plagosur, ndërkohë që 4 milion të tjerë janë larguar jashtë shtetit, e 11 milion banorë kanë lënë shtëpitë. Rusia, sigurisht ka kohë që, është kthyer në ritmin e saj historik dhe rivendosjes së perandorisë së humbur. Rusia gjithmonë do të jetë shumë e rëndësishme dhe një “kërcënim” për rendin e ri botëror, ndaj dhe u tregua e gatshme të reagojë ndaj trubullirave rreth kufijve të saj, e luftrave në Lindjen e Mesme. Propozimi i dikurshëm rus, që mund të kthente paqen në Siri, duke e lënë në pushtet Presidentin sirian Bashar al-Assad, ndërkohë që, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Anglia, Turqia dhe aleatët e Gjirit Arab, thonë që, Assad kurrësesi nuk duhet të qëndrojë në pushtet, tanshmë nuk ka vlerë. Vendimi i presidentit, Trump, duke përplasur grushtin në tryezë për lëshimin e 59 raketave të tipit tomahawk, është mesazhi i mirë, i cili kishte kohë që, mungonte./CityNews
Prej disas ditësh vazhdojnë negociatat për një takim të mund...
Franca është solidarizuar me Suedinë, pas sulmit tronditës t...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka sulmuar kryeministrin Edi Ram...
Në vendimin e tij më të fortë deri sot në lidhje me sigurinë...
Pak ditë më parë CityNEWS publikoi një shkrim në të cilin p...
Policia ka njoftuar identifikimin dhe arrestimin e personave...
Poicia ka bërë të ditur se një kabinë është hedhur në erë me...
PD, është e ndarë sa i takon votimit të një mocioni. Gjatë n...
Situata politike në Shqipëri sa vjen edhe tensionohet. Teksa...
Personi i arrestuar nga policia suedeze “me gjasë” është ai ...
Në entusiazmin e ngjarjeve të fundit politike, shumë prej kr...
Kryeminsitri Edi Rama vijon të uroj qytetarët çdo mëngjes, p...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
ORGANI MË I LARTË, ASNJË FJALË PËR SKANDALETQytetarët duhet ...
Ky është momenti rrëqethës kur qytetarët që kishin dalë për ...
Njerëzit toksikë e mposhtin logjikën. Disa janë verbërisht t...
Qeveria ka miartuar një projketligj i cili synon negocimin e...
Besarta Gashi bashkë me të bijën Leonidën 9-vjeçe, kanë qenë...
Sa më shumë të reja zbulon shkenca për të jetuarit shëndetsh...
Vendimi i Presidentit Trump për të autorizuar goditjen e një...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Deri në vitin 2030 në Gjermani pritet të shpenzohen qindra...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...