web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eksploziv makinës/ Banorët: Ndjehemi të rrezikuar! 

1 Prill 2017, 08:48, Aktualitet CNA

Mëngjesin e sotëm, një makinë është hedhur në erë me eksploziv në lagjen nr.2 në Pogradec. Banorët e zonës janë shprehur se ndjehen të rrezikuar pas shpërthimit me tritol, ndërsa kanë konfirmuar se u janë thyer xhamat dhe dyert.

“Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:30. Ka qënë një shpërthim i fuqishëm, u tmerruam. Na janë thyer xhamat dhe dyert. U ngritëm të tmerruar nga gjumi, dolëm jashtë dhe pamë automjetin e ndarë në disa pjesë dhe të përfshirë nga flakët. Personat qe kane automjetin janë familjarë të rregullt. Ndihemi te rrezikuar?, kanë thënë banorët.

Shpërthimi i automjetit veturë tip ?Citroen? me targa PG 6433 B është në pronësi të shtetasit P.N, rreth 32 vjeç, banues në këtë lagje. /CityNews





Lajmet e fundit nga