Përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së/ Korreshi: Ja kur e mora vendimin për të garuar
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim kokë më kokë me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu. Berisha ka diskutuar për 1 orë në zyrën e tij me ambasadorin Lu.
Gjatë takimit Berisha u shpreh se në vlerësimin e tij situata është kritike për vendin, më kritike se në gjithë ekzistencën e pluralizmit. Ai theksoi se opozita shqiptare, për herë të parë në histori, fillon një protestë të pandërprerë në periudhë elektorale si dhe renditi arsyet e kësaj proteste.
Berisha theksoi se, së pari, opozita para zgjedhjeve që do të zhvillohen, përballet me një mal me para droge, me të cilat nuk përballet opozita e asnjë vendi tjetër në botën e lirë. Zoti Berisha u shpreh se, mbjellja e gjithë vendit me kanabis ishte një politikë e Edi Ramës me një qëllim nga më kryesorët: zgjedhjet. Ai theksoi se opozita beson se Shqipëria me drogën nuk zhvillohet por shkatërrohet. Në këtë kontekst, ai u shpreh se Rama, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është një lloj Noriege, ndaj të cilit SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajnë qëndrim të prerë.
Së dyti, arsye tjetër pse opozita po proteston janë bandat kriminale më të rrezikshme të vendit, të cilat janë liruar dhe po lirohen nga burgu me ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, si Lul Berisha, Hakmarrja për Drejtësi etj, me qëllimin kryesor: grabitjen e zgjedhjeve. Klement Balili sot shëtit i lirë nëpër Sarandë ndërsa shefi i policisë që duhet t?a arrestojë është emëruar prej tij dhe informohet për çdo operacion. Nga ana tjetër Shullazi është pothuaj më i fuqishëm në burg se sa jashtë burgu, duke u dhënë urdhëra dhe ofruar favore zyrtarëve në të gjitha nivelet e administratës, u shpreh zoti Berisha.
Së treti, Berisha theksoi se 120 mijë punonjës të administratës, si kurrë ndonjëherë në histori, janë shpallur nga qeveria si patronazhistë, të cilët detyrohen të sjellin vota, dhe jo vetëm të familjes por dhe të të afërmve dhe të njohurve të tyre, dhe të dorëzojnë numërat e telefonit dhe të kartave të identitetit të personave që me detyrim marrin në patronazh.
Së katërti, Berisha shprehu shqetësimin dhe për situatën e mediave në Shqipëri, të cilën e vlerësoi si më të keqe se në vitin 1991. Asokohe, theksoi ai, mediat zyrtare censuruan plotësisht opozitën por Zëri i Amërikës dhe Radio Vatikani transmetonin të gjithë aktivitetet e saj. Ndërsa sot opozita përjeton shkallën më të lartë të censurës në të gjithë ekzistencën e saj, u shpreh ish kryeministri Berisha.
Berisha theksoi se, kriza që u shfaq në Maqedoni një vit para zgjedhjeve ndërmjet forcave politike maqedonase, si mosbesim për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm nuk ka asnjë krahasim me situatën tejet dramatike në Shqipëri për procesin elektoral.
Në këtë takim Berisha vlerësoi se që nga themelimi i pluralizmit, forcat politike kanë bashkëpunuar ngushtë dhe me sukses si me Institutin Kombëtar Demokrat Amerikan ashtu dhe me atë Republikan dhe shprehu mirënjohjen ndaj tyre. Por ai theksoi se që nga viti 93 deri sot, George Soros ka shpenzuar miliona dollar jo vetëm në mbështetje të ish komunistëve shqiptarë por direkt kundër PD. Ai u shpreh se Soros është një milioner dhe se në Ballkan i blenë lirë politikanët, por theksoi se do vlerësonte që qeveria amerikane të ndalojë një veprimtari të tillë të tij. Zoti Berisha dha shembuj konkret të ndërhyrjeve të tij të dëmshme për demokracinë në mbështetje të Edi Ramës.
Ish kryeministri Berisha theksoi se për këto arsye opozita është jashtë parlamenti dhe po proteston për votën e lirë dhe jo për pushtet./CityNews
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka sulmua...
ISP, me mbështetjen e Swiss Agency for Development and Coope...
Prokuroria e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur ...
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, zhvilloi sot një takim me ish-...
Një operacioni i madh antidrogë është zhvilluar mes Policisë...
Në ditën e 32-të të protestës për zgjedhje të lira e të nder...
Intervista e Lulzim Bashës dhënë mbrëmë tek “Tonight Ilva Ta...
Ambasadori Donald Lu, gjatë mesditës së sotme është drejtuar...
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka sqaruar deklaratat e nënkryetar...
O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu n...
Referuar debatit mbi shumën e marë nga Anila Basha nga ana e...
KQZ ka marrë vendimin për të plotësuar vendet vakante të anë...
Vetem pas 12 vjetesh, KOP-it me ne fund i zbardhet akronimi ...
Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka reaguar...
Sot kryeministri Rama ka uruar “Mirëmëngjes” të gjithë shqip...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pranishëm në konferenc...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, një reagim ka ardhur ...
Në një analizë të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa drejtoh...
Një i ri i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar për “vjedhj...
Në sajë të operacionit të koduar “Shop”, blutë e Fierit kan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...