Protestuesit nuk harrojnë Veliajn: I erdhi radha e burgut, të mos lirohet
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...
Paraditen e sotme iu bashkuan protestës së opozitës në sheshin e lirisë pedagogë, inxhinierë, arkitektë dhe qytetarë të thjeshtë. Ata bashkëbiseduan me kreun e PD, Lulzim Basha, për një nga problemet e mëdha të qeverisjes sot: Fasadat.
Lulzim Basha i quajti fasadat jo thjeshtë propagandë por instrumentin e kësaj qeverie për të vjedhur shqiptarët përmes projekteve pa vlerë, jo cilësore dhe të rënda për xhepat e lodhur të shqiptarëve të cilët kërkojnë cilësi në jetën e përditshme.
Urbanisti Besnik Aliaj u shpreh se zgjedhjet e vitit 2014 nuk sollën ndryshim por Putinizëm. Ai denoncoi projektet klienteliste të Parkut të Liqenit, të Stadiumit si dhe të ?Sheshit Skënderbej?.
Në mënyrë të veçantë ai denoncoi shkeljen e ligjeve të informimit të publikut dhe të pjesëmarrjes së tij në vendim-marrje.
?Planet rregulluese nuk u diskutuan kurrë me njerëzit, ndërkohë që ligji thotë minimalisht tre muaj konsultim. Vetëm 48 orë përpara kërkoi të bënte një proces konsultimi sa për t?i hedhur hi syve të njerëzve. Ky është shteti i hipokrizisë që mbahet me fasada. Ne kemi nevojë për një qeveri teknike e Shqipëri teknike.?
Urbanistja Kreuza Leka u shpreh se ?Rama e tregoi se arsyeja që donte të bëhej kryeministër ishte interesi i tij për lejet e ndërtimit. Ajo që u bë me Rilindjen, ishte shkelja e ligjit dhe korrupsion masiv duke nisur me prokurimet e duke përfunduar tek lejet e rezervuara për oligarkët.?
Përfaqësuesi i Unionit të Arkitektëve dhe Urbanistëve të Shqipërisë Enver Bregasi kritikoi mënyrën e përzgjedhjes së projekteve të mëdha arkitekturore që përqëndrohen në qendër duke i lënë ato të paarritshme nga shumica e popullsisë.
Pedagogia Etleva Dobiani, denoncoi shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, veçanërisht projektin e bypass-it të Gjirokastrës projekti fitues i të cilit nuk ishte as në nivelin e studentëve të arkitekturës.
Arkitekti Ervin Minarolli tha se edhe propaganda e humbet efektin e saj kur në katër vite, kjo qeveri nuk ndërtoi asnjë kilometër rrugë. Elisabeta Susaj foli për fasadën mjedisore.
?Jam e indinjuar me betonizimin që i bëhet qytetit tim. Betonizimi i qendrës 40 mijë metër katror është diçka që nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Ajo qendër do të shërbejë si panel diellor dhe do të kemi efektin serë dhe nxehtësia do të përhapet kudo. Ashtu si ede në dimër ku do të ketë rrëshkitje dhe akuj pasi mungon edhe infiltrimi i ujrave të rreshjeve.?
Inxhinieri Endrin Gjipali, kritikoi ligjin e prokurimeve publike, i cili lë vend në gjendjen siç është nuk zgjidh ofertën më të mirë por sjell fasada.
Lulzim Basha tha se fasadat për të cilët të ftuarit ngritën shqetësimet e tyre, janë e vërteta e hidhur me të cilën përballen gjithë shqiptarët sot.
?Çfarë është qeverisja fasadë? Është kjo që ka bërë të mundur në vetëm 4 vite shndërrimin e Shqipërisë në një hambar droge, në një republikë të sunduar nga krimi, në një ekonomi të shkatërruar dhe një shoqëri civile dhe media të kthyer tërësisht në funksion të fasadës. Demokraci fasadë, parlament fasadë, qeverisje fasadë dhe tani duan zgjedhje fasadë, zgjedhje të kapura, zgjedhje të diktuara nga krimi.?
Fasadat e kësaj qeveri nuk shkatërrojnë vetëm cilësinë e jetesës se qytetarëve por edhe ekonominë dhe të ardhmen e saj, si instrumet vjedhjeje në dorën e pushtetit, sipas Bashës.
?Por fasada nuk është vetëm simboli i gënjeshtrës, fasada është edhe instrumenti i vjedhjes së shqiptarëve. Sepse prapa fasadës nuk është se nuk ka asgjë, por ka një tavolinë ku bashkohen pushtetarë të korruptuar, kriminelë, oligarkë dhe media të bëra njësh me qeverinë, me një qëllim, të vjedhin Shqipërinë dhe shqiptarët dhe të mashtrojnë dhe të gënjejnë nga mëngjesi në darkë. E pra, shikoni se çfarë ka bërë për 4 vite, e tregon buxheti i Edi Ramës në 4 vite, ka harxhuar 500 milionë euro për projekte fasadë.?
Basha tha se përtej fasadës ?po bëjmë shtet,?ndodhet e vërteta e shtetit të dështuar dhe të falimentuar të Edi Ramës, shtetit më të kriminalizuar në mes të Evropës.
?Pas uniformave të reja të policisë, po kështu një fasadë me anë të së cilës Rama -Tahiri kanë vjedhur milionat e taksapaguesve shqiptar , ndodhet mafia më e rrezikshme në Evropë, narkomafia e cila ka shndërruar Shqipërinë në hambar droge. Kjo fasadë ka qenë dhe mbetet thelbi i propagandës së Edi Ramës, propagandë që paguhet me këto para dhe paguhet shtrenjtë shumë. Dje, EUROPOL-i, ka bërë publik raportin për gjendjen e narkotikës në Europë. Fasada e Edi Ramës: Ku është droga? EUROPOL-i për fat të keq e thotë fare qartë. Shqipëria është numër një për kanabisin në Europë dhe vend kryesor për trafikun e drogës.?
Kryedemorkati Basha i bëri edhe njëherë thirrje qëndresës popullore në ditën e saj të 26 të ngrihet bashkë edhe për vlerat e perbashkëta europiane dhe euroatlantike./CityNews
Policia Rrugore ka vijuar operacionin “Blici Rrugor” të shtr...
Kryeministri Edi Rama duket se po mendon për një zgjidhje të...
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se akuzat ...
Gazetari Kosovar me pashaporte shqiptare Baton Haxhiu i ben ...
Gjashtë senatorë amerikanë i janë drejtuar me një letër sekr...
Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, shprehet ...
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i zgjedhur nga ...
Ministrja e Brendshme, Mimi Kodheli, ka reaguar për tragjedi...
Kristjan Marinaj, i cili akuzohej për bashkëpunim në vrasje ...
Kontributin politik dhe peshën e Eduarti në Lezhë dhe jo vet...
Drejtoresha e Biblilotekës Kombëtare, Persida Asllani, u pro...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli për tragjedinë...
Në Shqipëri, sulmi i të shëmtuarës është bërë i padurueshëm....
Drejtori i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj, ka konfirmuar se z...
Sot mbushen plot 9 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën ...
Zëvendës ministri i Kulturës, Zef Çuni, ka deklaruar në një ...
Guardia di Finanza e repartit të Barit ka publikuar të dhëna...
Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i është përgjigju...
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka folur për ndryshimet e fun...
Denion Meidani është ndalur sot në rritjen e çmimit të bilet...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...