Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Nga ARTAN HOXHA Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe zinxhiri komandues në varësi të tij, edhe pse të mbetur me pasaporta të vulosura si ?persona të padëshirueshëm? në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të veprojnë me dy standarde. Mbështetja nga aktorë të rëndësishëm politik në vend, ka bërë që kryeprokurori dhe vartësit e tij të mos pyesin as për vettingun dhe as për zbatimin e ligjit në vend.
Në raundin e parë të mandateve që u kërkuan të hiqen nga KQZ, prokuroria u tregua e kujdesshme që të dërgonte nga një përfaqësues për secilën nga tre forcat e mëdha politike në vend, në mënyrë që t?i shpëtonte një sulmi frontal nga palët e hatërmbetura.
Për këtë shkak u zgjodhën që të hiqeshin mandatet e deputetit Selami nga LSI; deputetit Tahiri nga PD dhe kryebashkiakut të Kavajës, Rroshi nga PS. Në raundin e dytë prokuroria ?rrodhi? në media informacionin, se do kishte sërish një treshe të dytë nga të tria forcat politike.
Por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Ndërsa sot papritur Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaroi se i ka kërkuar KQZ-së, heqjen e mandatit edhe për 2 kryebashkiakë të tjerë, duke zbuluar emrat e Adriatik Zotkajt dhe të Tërmet Peçit, të dy përfaqësues të Partisë Socialiste, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.
?I kemi kërkuar KQZ-së t?i hiqet mandati dy kryebashkiakëve, kreut të bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj dhe atij të Tepelenës, Tërmet Peçi. Ka nisur një procedim për falsifikim dokumentesh. Dekriminalizimi duhet të zbatohet para zgjedhjeve?, ? tha ai.
Por cila është e vërteta që fsheh kryeprokurori Llalla?!
Kreu i organit të akuzës, sidomos pas konfliktit të hapur që pati me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, ka vendosur të zgjedhë një taktikë tjetër. Pasi ka siguruar mbrojtje nga faktorë të rëndësishëm politik në vend, ai ka nisur të përzgjedhë mes ?viktimave? të radhës në listën që i ka dërguar KQZ-së. Konkretisht, Llalla ka piketuar në listë, ata që mund të cilësohen si ?më të parrezikshmit? për ta dëmtuar atë. Dhe nga ana tjetër ka mbyllur sytë përpara personazheve politike që mund t?i shkaktojnë kokëçarje.
Në vend që të bëhet njëherë të vetme burrë dhe zot i institucionit të cilin pretendon se është, Llalla ka vendosur t?u shërbejë kulisave politike në betejën parazgjedhore.
Organi i akuzës ka përzgjedhur për viktima të radhës, dy kryetare bashkish periferike, si Tepelena dhe Poliçani. Por më qesharak, është fakti se njëri nga kryebashkiakët, Termet Peçi, penalizohet për një gjobë të padeklaruar, ose më saktë që e ka deklaruar me vonesë.
Ndërsa kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, pavarësisht të kaluarës së tij, penalizohet për një dënim me gjobë prej vetëm 200 lekësh të vjetra, të marrë nga gjykatat e kohës së komunizmit në vitin 1985. Sipas prokurorisë, Zotka e ka deklaruar këtë vendim jo në fazën fillestare të dorëzimit të formularit, por në një moment të dytë. Dhe kjo përbën shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Por çuditërisht në këtë listë, nuk përfshihen politikanë shumë më të rëndësishëm si dy kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit.
Më konkretisht kërkesë për plotësim të formularit në KQZ ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, me motivacionin ?për saktësim emri?.
Të njëjtën gjë, plotësim formulari ka bërë dhe ish-kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, me motivacionin ?për deklarim të dënimit?.
Po ashtu kërkesë për plotësim të formularit ka bërë edhe kryetari i komisionit parlamentar për Rendin dhe Sigurinë, deputeti Spartak Braho, me motivacionin ?për dënim me gjobë?.
Të njëjtën gjë kanë bërë dhe deputetët socialistë, Vladimir Kosta dhe deputeti Artan Gaçi, me motivacionin ?për dënim me gjobë?.
Si këto ka dhe disa raste të tjera, por prokuroria nuk e gjykon të arsyeshme ta dërgojë dokumentacionin përkatës në KQZ./BW
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij nga Pazari i R...
Kryeministri Edi Rama përuroi sot rikonstruksionin e Pazarit...
Policia e Dibrës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 1...
“New Europe” i ka kushtuar një tjetër hapësirë vilës së amba...
Kurrë më parë , Egjiptianët dhe romët e Shqipërisë nuk kanë ...
Gazetari Nebil Çika pinjoll i një familje të djathtë dhe i n...
Policia e kryeqytetit ka marrë një sërë masash me rastin e D...
Policia e Elbasanit ka goditur sot një tjetër rast të mbjell...
Situata e trazuar politike në prag të zgjedhjeve të 18 qersh...
Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lushnjes, pas...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Zvicër, me pasojë vdekjen...
As programi i Qeverisë së re i prezantuar nga LSDM-ja, nuk e...
Një tjetër operacioni i gjerë është kryer mes policisë së ve...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
DREJTËSIA TË RINISË PREJ ZEROS“Degradimin e sistemit të drej...
Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan ta pyesë Kancela...
Ju urojme gezuar diten e veres dhe sa me shume shanse ne jet...
Një 33-vjeçar ka rrëfyer për “The sun”, historinë e tij me n...
Për seksin flitet shumë, shkruhet shumë, por ajo që ndodh po...
Në pjesën lindore të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro, janë zb...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...