“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla tha sot se KQZ-së i janë dërguar vendimet për ndërprerjen e mandatit për kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit. Kreu i bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj dhe Tërmet Peçi i Tepelenës, janë në ndjekje penale për falsifikim.
Sipas Llallës, i janë dërguar KQZ vendimet e konstatimit për ndërprerjen e mandatit për kryebashkiakët e Tepelenës dhe Poliçanit, pasi rezulton se nuk kanë deklaruar dënime, të cilët përfshihen në sferën e ndalimit për ushtrimin e funksionit, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.
Sektori i ?Dekriminalizimit? në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se subjektit Tërmet Peçi i duhet ndërprerë mandati i kryetarit të Bashkisë, pasi rezulton se:
-Subjekti deklarues Tërmet Peçi, referuar ligjit nr 138/2015, ka dorëzuar një formular vetëdeklarimi të dorëzuar në datë 21.04.2016, të plotësuar në datë 10.04.2016, pra, brenda afatit ligjor të përcaktuar në vendimin nr. 17/2016, të Kuvendit të Shqipërisë.
Më pas në datë 10.06.2016 subjekti ka dorëzuar dhe një formular vetëdeklarimi dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar ta administrojë, në shkelje të afateve ligjore.
Sektori i Verifikimit të Integritetit ka verifikuar vetëm të dhënat e formularit të datës 10.04.2016, pasi sipas ligjit 138/2015 dhe vendimit 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, ky formular është i vetmi formular që është plotësuar duke respektuar afatet ligjore. Çdo formular tjetër apo materiale të tjera, nuk mund t?i nënshtrohen verifikimit pasi bien në kundërshtim të hapur me ligjin.
Në formularin e parë të përcjellë për verifikim nga ana e Sektorit është konstatuar se nuk është pasqyruar asnjë e dhënë në lidhje me vendime penale përfundimtare apo jo, masa sigurimi, dëbime, apo hetime brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer verifikimet paraprake në zbatim të ligjit 138/2015 dhe vendimit 17/2016 të Kuvendit të Republikës pranë Drejtorisë së Burgjeve, dhe informon se ky subjekt është dënuar me vendim të formës së prerë, nr. 21, datë 27.04.2004 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tepelenë, për veprën penale të ?Përdorimit të dokumenteve të falsifikuar?, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal me 150 000 lekë gjobë. Këto të dhëna gjenden të pasqyruara dhe në Dëshminë e Gjendjes Gjyqësore datë 30.05.2016, përcjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe shkresës datë 01.06.2016 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me anë të së cilës informohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se subjekti vetëdeklarues, Tërmet Peçi, ka një vendim dënimi.
Sektori i verifikimit të Integritetit në Prokurorinë e Përgjithshme me shkresën nr. 454/2 prot. datë 17.02.2017 dhe nr. 451/4 prot. datë 21.02.2017, i është drejtuar me kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve me shkresën nr. 679/1 prot. datë 27.02.2017 na ka vënë në dispozicion Dëshminë e Gjendjes Gjyqësore të subjektit, nr. 11 prot. datë 23.02.2017, ku konfirmon të dhënat se subjekti z. Tërmet Peçi realisht ka një dënim penal të formës së prerë.
Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka vënë në dispozicion vendimin penal të formës së prerë, nr. 21, datë 27.04.2004, në emër të z. Tërmet Peçi, i cili është i dënuar për veprën penale të ?Përdorimit të dokumentave të falsifikuar?, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal me 150 000 lekë gjobë.
Subjekti rezulton se nuk e ka deklaruar këtë vendim gjyqësor të formës së prerë, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit. Ai i është përgjigjur me ?Jo?, pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.
Sektori i ?Dekriminalizimit? në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se subjektit Adriatik Zotkaj i duhet ndërprerë mandati i kryetarit të Bashkisë, pasi rezulton se:
Subjekti deklarues Adriatik Zotkaj, referuar ligjit nr. 138/2015, ka dorëzuar një formular vetëdeklarimi të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në datë 26.04.2016, të plotësuar në datë 22.04.2016, pra, brenda afatit ligjor të përcaktuar në vendimin nr. 17/2016, të Kuvendit të Shqipërisë.
Më pas, në datë 10.06.2016, subjekti ka dorëzuar një formular vetëdeklarimi të dytë bashkë me një deklaratë të firmosur nga vetë ai, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar ta administrojë, në shkelje të afateve ligjore.
Në datë 04.01.2017, përsëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka administruar një kërkesë të subjektit Adriatik Zotkaj të cilit i ka bashkëlidhur vërtetimin e gjendjes gjyqësore nr. 1 prot. datë 24.11.2016.
Gjithashtu në datë 14.02.2017, datë në të cilën është përcjellë dhe kërkesa për verifikim të thelluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka protokolluar dhe administruar një vërtetim datë 14.02.2017, të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat. Këtij vërtetimi i janë bashkëlidhur dy vendime gjykate, me kërkues subjektin Adriatik Zotkaj.
Sektori i Verifikimit të Integritetit ka verifikuar vetëm të dhënat e formularit të datës 22.04.2016, të administruar në 26.04.2016 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi sipas ligjit nr. 138/2015 dhe vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, ky formular është i vetmi formular që është plotësuar duke respektuar afatet ligjore. Çdo formular tjetër apo materiale të tjera, nuk mund t?i nënshtrohen verifikimit pasi bien në kundërshtim të hapur me ligjin.
Në formularin e parë të përcjellë për verifikim, nga ana e Sektorit është konstatuar se subjekti ka deklaruar, një vendim penal të formës së prerë të Gjykatës së Rrethit Korçë, për veprën penale të ?Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor? ku është dënuar me 3 vjet burg, një vendim të Gjykatës së Rrethit Skrapar për ?Kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik?, dënuar me 10 muaj burg, dhe një vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 250 dhe 187 i Kodit Penal, dënuar me 1 vit burgim. Gjithashtu ka deklaruar nën pyetjen 4 të formularit se ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe ndaj tij ka pasur dy masa sigurie ?arrest në burg? nga Prokuroria e Rrethit Korçë, dhe ajo e Rrethit Skrapar, për veprat penale për të cilat është dënuar më pas me vendime të formës së prerë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer verifikimet paraprake në zbatim të ligjit 138/2015 dhe vendimit 17/2016 të Kuvendit të Republikës pranë Drejtorisë së Burgjeve, konfirmon vendimet e mësipërme dhe vlerëson se subjekti nuk përfshihet brenda fushës së ndalimeve të nenit 2 të ligjit 138/2015, pasi sipas nenit 4, të ligjit nr. 138/2015, për këto dënime kanë kaluar afatet e rehabilitimit.
Sektori i verifikimit të Integritetit në Prokurorinë e Përgjithshme i është drejtuar me kërkesa përkatësisht, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve ka vënë në dispozicion Dëshminë e Gjendjes Gjyqësore të subjektit, datë 23.02.2017. Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka vënë në dispozicion vendimet penale të formës së prerë, datë 29.07.1985; datë 01.02.2001; dhe datë 29.12.2006. Gjykata e Shkallës së Parë Korçë ka vënë në dispozicion vendimin datë 19.03.1992. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vënë në dispozicion vendimin penal të formës së prerë, nr. 370 datë 21.05.2002 në emër të subjektit deklarues Adriatik Zotkaj.
Subjekti, nga përgjigjet dhe verifikimet e kryera, rezulton se nuk ka deklaruar vendimin gjyqësor të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Skrapar nr. 20, datë 29.07.1985, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit, njëjtë siç ka deklaruar dhe vendimet e tjera penale dhënë nga Gjykatat e Shkallës së Parë Skrapar, Korçë dhe Tiranë. /CityNews
Nuk i japin dot një shpjegim dhe s’kanë as një informacion t...
I dashur shoku Tahir’. Këtë weekend na ra të lexojmë ca flet...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar p...
Nga qyteti i Gjirokastrës, kryeprokurori Adriatik Llalla ësh...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është ndalur te ndr...
Çdo lëvizje e politikanëve tanë mund të analizohet dhe inter...
Ndryshe nga vendet e tjera të Rajonit, Shqipëria dhe Bosnja ...
Saimir Tahiri ka marë ditën e sotme një surprizë të këndshme...
Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, ka kërkuar nd...
Kryeministri Rama ka prezantuar gjatë mesditës masterplanin ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, ka reaguar për...
Ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar të kryeministrit ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbised...
Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, i është bashk...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot 4 ministrat e rinj të ka...
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, pasi janë kapur ...
Dy dekada pas marsit 1997 që zhyti vendin në tragjedi dhe kt...
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Sociale, ku jan...
Aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj, është përfshirë mëng...
Gjatë festimit të “Ditës së Verës” në qytetin e Elb...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...