Nga Sonila Meço/Të mos çojmë në djall gjithkënd, si të përballemi me padrejtësinë
Nëse në këtë vendin tim e tëndin, pushtetari i ka lejuar vet...
?Zonja Mogerini është kthyer shumë e frustruar nga turneu i saj ballkanik. Eshtë fakt që Bashkimi Evropian nuk është më partner serioz në procesin e zgjerimit. Ne jemi tërhequr nga Ballkani sipas të gjitha fakteve, ndërsa shohim se cilat janë pasojat nga kjo pozitë e jona. Aty kemi dy vende që janë para shpërbërjes, ndërsa tre vende që janë në krizë të thellë politike. Ndërsa kjo vjen për arsye se ne si BE nuk e përmbushim më rolin tonë aty?.
Ky është alarmi që Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Lajçak, ka dhënë dje përpara takimit Të Këshillit të Jashtëm të BE. Një alarm që është shoqëruar pas përfundimit të takimit edhe me një konstatim mbi krizën në Maqedoni. I pyetur për platformën e përbashkët të partive shqiptare që u dakordua në Tiranë, ai është shprehur:
?Është e pazakontë dhe për të ardhur keq që vendi të ketë ndërhyrje nga jashtë në proçeset e brendshme. Formimi i Qeverisë me të vërtetë është proces i cili duhet të jetë në duart e politikanëve vendorë. Kështu, është faktor që në mënyrë shtesë e komplikon punën?
Edhe pse për shqiptarët deklarata e dytë duket sikur merr më shumë vlerë, në fakt, kontatimi i parë i Lajçak është shqetësimi më serioz për ne. Eshtë një shqetësim për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Përse deklarata e Lajçak është një këmbanë alarmi dhe në çfarë konteksti vendoset ajo?
Lajçak sqaron se dy vende janë përpara shpërbërjes dhe këtu ai i referohet Maqedonisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Të tjerat janë në krizë të thellë politike dhe këtu padyshim që bëhet fjalë për Kosovën, Shqipërinë, Malin e zi dhe Serbinë. Që të katërta janë në krizë këtë moment dhe kërkojnë me dëshpërim një zgjidhje. Ky konstatim i Lajçak tregon jo vetëm gjendjen e vështirë në Ballkan, por edhe shkakun përse ka përfunduar këtu. Deri më sot, zhvillimet në Ballkan janë supervizuar nga SHBA që ka pasur rol primar dhe nga BE. SHBA dhe BE janë rakorduar prej afro 20 vitesh për zhvillimet në Ballkan. Që pas krizës së Bosnjës, prania Amerikane ka qenë më e vendosur, duke frenuar aventurizmin politik që shtetet dhe vendet e ballkanit prodhojnë jo rrallë. Por në vitin e fundit dhe sidomos në muajt e fundit, vëmendja e SHBA në Ballkan është më e limituar. Administrata e Presidentit Tramp vijon të jetë e paplotësuar në aspektin e përfaqësimit. Pra në Departamentin e Shtetit nuk janë emëruar ende drejtuesit e rinj përgjegjës për rajonin, por ç?është më e keqja, nuk dihet me saktësi edhe cila do të jetë politika amerikane këtu.
Thënë ndryshe nuk dihet nëse SHBA do të rakordojë fort me BE apo do ketë një marrëveshje alternative direkt me Rusinë për të ndarë zonat e influencës. Në këtë kontekst, BE ka mbetur duke pritur një sinjal nga SHBA, sinjal që nuk po vjen ende. Por në këto vende, përfshi Shqipërinë ku ka një krizë të vendosur m?u përballë Kryeministrisë në bulevard, po ashtu presin një sinjal nga BE. Në mungesë të këtij sinjali, disa prej kontestuesve po presin zhvillimet amerikane me bindjen që administrata Tramp do prodhojë një politikë të ndryshme nga ajo e përcaktuar nga paraardhësi i tij Obama. Nuk dihet se sa reale është kjo analizë, por një gjë është e sigurtë. Paqartësia e SHBA ka bllokuar edhe BE dhe ky është shkaku që Lajçak e quan vizitën e Mogerinit dhe rezultatet e saj të frustruara. BE nuk ka arritur të marrë një rol lidershipi vetë në Ballkan. Ajo nuk e përballon dot vetë presionin e Rusisë dhe në këtë rast, ndihma dhe rakordimi me SHBA është jetik. Me gjasë, në samitin e ardhshëm të NATO në Maj, do kemi një qëndrim më të qartë amerikan, por deri atëherë, Ballkani do vijojë të lëngojë nga e njëjta krizë, një krizë e prodhuar nga paaftësia e BE për të qenë e vendosur në hapat e mëtejshëm të saj në Ballkan!/CityNews
Nëse në këtë vendin tim e tëndin, pushtetari i ka lejuar vet...
Anëtari themelues i partisë SFIDA për Shqipërinë, Gjergj Boj...
Wikileaks ka tronditur sërish më publikimin e materialeve të...
U trondita nga mendimi i hedhur në ditar i nxënëses së vogël...
Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, me pasojë vdekjen ...
Mbrëmë përmes një interviste të zëdhënësit të BDI-së në Maqe...
Ylli Dylgjeri ka komentuar vendimin më të fundit të Kuvendit...
Shqiperia ka shume te keqia, por e keqja me e madhe e Shqipe...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Elvis Rroshit për ...
VENDIMET E PADREJTA KALOJNË PA LLOGARIDHËNIE“Gjyqtarët dhe p...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhr në një fshat të Shijakut. Një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministri...
Italia vijon të jap alarmin për trafikun e drogës nga Shqipë...
Dje në parlament pamë të gjithë bashkërisht për herë të parë...
Refugjatët në Europë si edhe më parë nuk do të kenë të drejt...
Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për...
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka bërë nj...
Senatori Italian Mario Mauro, ish-Ministër i Mbrojtjes në It...
Pas aktorit të njohur të humorit, Agron Llakaj, një tjetër p...
Gjykata e Përmetit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me b...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...