Djali i Majkos me dy gishtat lart/Pedagogia: Fotoja ishte e vërtetë, më çuditi reagimi i Pandit
Pedagogia Nevila Xhindi ka reaguar pas fotos që publikoi me ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me përfaqësuesit e biznesit të vogël. Rreth 40% e biznesit ka dhënë ryshfet 2 ose 3 herë. Kanë falimentuar mbi 32 mijë biznese nga 2013 deri më sot. Rreth 70% e biznesit shqiptar është gjobitur ndërsa 67% e biznesit thotë që duan ta mbyllin dhe të largohen jashtë vendit. Biznesi sot është në frikë dhe në terror. Ka pasur deri në 10 kontrolle tatimore në ditë në një biznes
Paraditen e sotme në Sheshin e Lirisë u diskutua për biznesin dhe sipërmarrjen, për mungesën e lirisë ekonomike, taksat e larta, rryshfetet e taksidareve, dhunën e qeverisë, mbylljen e bizneseve që sjellin mbylljen e vendeve të punës.
Nikollaq Neranxi u shpreh se i gjithë biznesi është nën presion nga qeveria dhe krimi, dhe nuk po lejohet të punojë. ?Kjo qeveri nxori ligjin e super gjovabe që të falimentojë biznesin ekzistues, sepse do u lerë vendin trafikantëve sepse paratë e drogës duhet të investohen diku. Presionin e pushtetit dhe krimit ne e ndjejmë çdo ditë në punën tonë, që nga ambulanti që duhet ti hiqet kioska për dikë tjetër që do Veliaj, e deri tek biznesi i madh siç jam unë që kam përjetuar hedhjen e prangave nga kjo polici. Na kanë shkatërruar biznesin, na kanë izoluar, kanë grabitur pronat dhe kanë varfëruar Shqipërinë. Këta duhet të largohen dhe ti hapin rrugën një qeverie teknike, dhe kjo qeveri teknike do ti hapë rrugën për të fituar ne liritë tona, që këta na e kanë mohuar në këto 4 vite. Kërkojmë lirinë e fjalës, të pronës, të tregut?, tha Neranxi.
Albert Nasto, nga Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm shqiptar, i bëri thirrje të gjithë sipërmarrësve që të dalin të protestë. Sipas tij, dy të treta e biznesit duan të mbyllin aktivitetin sepse nuk po përballojnë dot taksat, presionet, gjobat dhe pasigurinë në rritje.
?Përveç bashkive të djathta që kanë ulur taksat, kudo janë rritur. Po të pyesësh këto biznese në Tiranë, do të thonë që taksat janë rritur nga 3 deri në 7 herë taksat vendore. Sot informaliteti është në rreth 40 % dhe shifrat janë të larta pavarësisht se këta bënë një aksion. Fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë me rreth 40%. Kur njerëzit nuk kanë lekë, nuk kanë çfarë të blejnë më. Ne detyrohemi të bëjmë çdo pagesë dhe çdo taksë sepse ndryshe ky të fut në burg. Nga viti 2013 kemi shumë taksa të fshehura si taksa e dhomave të tregtisë, si në komunizëm. Sot vetëm 23% e biznesit beson tek administrata, shkalla më e ulët që ka ekzistuar. Vjedhjet janë shtuar për shkak të krimit dhe jemi të pambrojtur. Rreth 40% e biznesit ka dhënë rryshfet 2 ose 3 herë. Kanë falimentuar mbi 32 mijë biznese nga 2013 deri më sot dhe kanë përfunduar në rrugë. Rreth 70% e biznesit shqiptar është gjobitur ndërsa 67% e biznesit thotë që duan ta mbyllin biznesin dhe të largohen jashtë vendit. Dua të ikin se situata është nga më të rëndat që kemi pasur. Biznesi sot është në gjendje nga më të rëndat dhe sot biznesi është në frikë dhe në terror. Ka pasur deri në 10 kontrolle tatimore në ditë në një biznes. Ndaj të protestojmë se nga protestat vetëm do fitojmë siç bën bota e qytetëruar?, u shpreh Nasto.
Flamur Hoxha nga shoqata e fasonistëve, tha se modeli i kësaj qeverie, është shkatërrimtar. ?Kam 25 vite që punoj në sipërmarrjen e lirë, por ky model që filloi para 4 vitesh nuk është modeli europian. Ky është modeli i taksave të larta, të pagave të ulëta të ekonomisë së dobët. Kam qënë kritik për të mirën e të gjithëve. Pa një ekonomi të shëndosë nuk ka të ardhme. Po marr dy shembull të modelit që këta kanë promovuar. Një të ndërtimeve luksozë buzë Adriatikit apo Jonit dhe një e partneriteteve publik-privat që çoi në vrasjen e një të riu në landfillim e Sharrës që punonte turni i tretë për të ushqyer familjen. Modeli që na duhet është ai që ka prezantuar Lulzim basha, me taksa të ulëta, rroga më të mira, rritje të punësimit, investime të huaja, kthimin e mijëra shqiptarëve që kanë ëndërr të vijnë e të investojnë në Shqipëri?, tha Hoxha.
Uran Derri, konsulent financiar shtoi se qeveria rriti taksat në çdo sektor, u ndoqën dënime të ashpra ndaj biznesit, legjislacionin e ndryshojnë shpesh duke sjellë një çoroditje edhe për administratën tatimore.
Pjesë e protestës sot ishte dhe analisti Artan Hoxha i cili inkurajoi fort protestuesit për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. ?Kjo është protesta e të gjitha protestave. Eshtë protesta që u jep kuptim ehe protestave të tjera sepse do realizojë me patjetër votën e lirë dhe zgjedhjet e ndershme në mënyrë që kushdo të jetë nesër në qeveri, z.Basha me ekipin e tij, ta dijë se do matet me votë të lirë me zgjedhje të ndershme dhe të dëgjojë çdo ditë hallet e çdo shqiptari. Po nuk u zgjidh kjo nuk ka kuptim të protestosh për të tjerat sepse askush nuk do tia dijë për asgjë. Ju e patë në këto 3 vite kur u premtua rilindje dhe një pjesë e besuan por pas 3 vitesh, përveç një pakice të pakicës, pejsa dërmuese e shqiptarëve kanë shtrënguar rripin vit pas viti?, tha Hoxha.
Lulzim Basha u shpreh se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ti japin fund vjedhjes së shqiptarëve.
?Në Shqipëri ecin përpara vetëm katër apo pesë kodoshë biznesmenë që populli u thotë oligarkë. Oligarkë që rrinë gjithë ditën tek zyra e Edi Ramës dhe nga zyra e Edi Ramës çdo ditë ndajnë thelat e kaposhit që në fakt është buka që u hiqet nga goja shqiptarëve të thjeshtë e të ndershëm dhe fëmijëve të tyre. Katër ose pesë oligarkë thërret Edi Rama për çdo gjë, për çdo tender, për çdo koncesion, për çdo privatizim, për çdo pasuri kombëtare. Katër apo pesë emra i thërret aty dhe i bën së bashku ndajnë thellat e pushtetit, së bashku ndajnë pasuritë e shqiptarëve, ndërkohë që vendi zhytet në mjerim?, tha Basha.
Basha siguroi se programi i Partisë Demokratike do ta clirojë ekonominë, do hapë garën, do krijojë shanse për të gjithë, do ketë transparencë, si dhe do të ulë taksat dhe do heqë barrierat mbytëse administrative./CityNews
Pedagogia Nevila Xhindi ka reaguar pas fotos që publikoi me ...
Policia vijon aksionin e gjerë në mbarë vendin për parandali...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka shpërthyer ...
Leonard Miri, personi që u akuzua si i dashuri i Shqipe Kara...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sulmuar sot Komi...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të shqyrtuar...
Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka harruar “zakonin” e ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka renditur disa arsye pse nuk m...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka folur me tone të ashpra ng...
Në seancën për 9 të pandehurit e grupit të Xibrakës, Gjykata...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur me tone t...
Unë dua t’ju siguroj ju, dhe nëpërmjet jush publikun, se bet...
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi sot masën e sigurisë për i...
Pas takimit kokë më kokë në Ministrinë e Brendshme, ambasado...
Nesër demokratët, pra të shtunën, bëjnë një javë në protestë...
Është zbuluar një tjetër skandal i qeverisë Rama. Ish-kryeba...
Banorët e Zharrëzit vijojnë rrugën drejt Tiranës, të nisur p...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po zhvillon një takim m...
Unë nuk jam ndonjë ndjekës i zjarrtë i emisionit “Opinion”. ...
Të tjera objekte të trashëgimisë historike kanë dalë në drit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...