web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen arsyet/ Pse u arrestua ish-drejtori i Burgjeve 

21 Shkurt 2017, 15:40, Aktualitet CNA

Policia arrestoi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoton. Ish-drejtori Zoti u arrestua me kërkesë të Prokurorisë, pasi akuzohet për korrupsioni pasiv. Zoto ra në pranga pas operacionit të nisur pak kohë më parë, ku u arrestua dhe ish-zëvendësi i tij, Iljaz Labi.

Artur Zoto u emërua drejtor i Burgjeve në 2013, ndërsa në korrik të 2016 dha dorëheqjen pas skandalit me tenderat e ushqimeve, që përfshiu institucionin që drejtonte. Po në korrik, policia arrestoi zëvendësdrejtori Iljaz Labi, ndërsa ditën e sotme është arrestuar dhe ish-drejtori, i cili dyshohet të jetë përfshirë në skandal.

Zoto është zyrtari i gjashtë i arrestuar pas skandalit me tenderat e ushqimeve në burgje, pasi më parë janë vënë në pranga dhe 4 administratorët e kompanive që ishin përfshirë në tenderat fiktivë./CityNews





Lajmet e fundit nga