web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rryshfet policit në Shkodër/ Arrestohet në flagrancë shoferi 23 vjeçar

21 Shkurt 2017, 14:15, Aktualitet CNA

Një drejtues mjeti është arrestuar në flagrancë, pasi i ka ofruar rryshfet policit në Shkodër. Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit malazez Nikola Pejoviç, 23 vjeç, banues në Podgoricë, Mali i Zi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: “Në datë 21.02.2017, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip SKANIA (kamion) me targa PG-FR 544, i ka ofruar 5 euro punonjësit të policisë rrugore, me qëllim që ti shmangej masës administrative, pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi”.

Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore, ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Lidhur me këtë rast, materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.   /CityNews                

 

 

 





Lajmet e fundit nga