web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plas “lufta” Llalla-Biba/ Kreu i KQZ letër Ramës e Donald Lu, ja çfarë shkruan

21 Shkurt 2017, 11:54, Aktualitet CNA

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, iu ka drejtuar sot një letër krerëve të shtetit, si dhe disa përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë. Letra vjen pas hetimeve që Prokuroria ka nisur ndaj KQZ në kuadër të dekriminalizimit.

Në letër thuhet se ?e gjithë veprimtaria jonë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit është kryer dhe do të vijojë të kryhet me përgjegjshmëri të lartë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e legjislacionin në fuqi?.

Letra i drejtohet presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Ilir Meta, ambasadores së BE, Romana Vlahutin, ambasadorit të SHBA, Donald Lu, ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt, si dhe kreut të zyrës së KiE në Tiranë, Claus Neukirch.

Ndërkohë, më 16 shkurt të 2017, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal ndaj këtij institucioni, duke e akuzuar për shkelje ligjore për rastin e deputetit të PS, Armando prenga, dhe dy kryebashkiakë./CityNews





Lajmet e fundit nga