Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar një ditë pasi zëdhënësja e KE-së u deklarua kundër protestës së PD, duke nënvizuar se BE mbështet vetëm debatin brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Zëdhënësja e KE, Kocijancic, foli mbi situatën në Shqipëri, ku midis të tjerash tha se debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit. Ajo e quajti protestën e qytetarëve për zgjedhje të lira si një polarizim të panevojshëm dhe kundërproduktiv për ambicien e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.
“Zëdhënësja e KE Kocijancic foli sot mbi situatën në Shqipëri! Ajo, midis të tjerash, tha se debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit, edhe pse parlamenti ynë është i mbushur me të inkriminuar. Ajo, gjithashtu, e quajti protestën e qytetarëve për zgjedhje të lira si një polarizim të panevojshëm dhe kundërproduktiv për ambicien e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.
Pohime të tilla ?ex cathedra? të kësaj zonje të nderuar, me dashje e pa dashje, të çojnë në pyetje shumë më shqetësuese e kardinale: Po zgjedhjet e grabitura dhe vullneti i deformuar i sovranit nuk ka rëndësi?
A nuk prodhojnë deformime të kësaj natyre veçse institucione jo demokratike e të kapura? A e ndihmojnë ato vallë integrimin tonë?
Po inkriminimi i mëtejshëm i parlamentit, pushtetit lokal dhe administratës, deri konvertimi në një pjesë të madhe të shtetit shqiptar në një organizatë kriminale?
Po kthimi i Shqipërisë në Kolumbi Ballkanike a e ndihmon këtë integrimin tonë? Po plantacionet e kanabisit e pistat e improvizuara anembanë për të sjellë këtë helm në mesin tuaj?
Mos vallë këto e ndihmojnë integrimin tonë, të paktën sipas jush?! Mos vallë, konvertimi i Shqipërisë në një hambar drogash të Europës e ndihmon sadopak atë proces?! Po policia e përfshirë në narkotrafik e në antonim me zgjedhjet e lira, a është standardi europian apo na ndihmon për integrim?
Po qorrsokaku ekonomik ku na ka futur korrupsioni administrativ e kapilar, abuzimet me tendera, koncesione e vila luksoze apo dhe mbjellja e varfërisë endemike falë “luftës kundër informalitet” ndaj sipërmarrjes së vogël, deri burgu, që tundet e jepet vetëm për të mjerët e të pa përkrahurit ndërkohë që kriminelët e bandat e vërteta amnistohen e vishen me pushtet të pakufishëm teksa shihen dhe përkrah kryeministrit e ministrave të tij?!…
Po pyetjet, sado të shumta dhe të hidhura, nuk mbarojnë këtu. Po arroganca qeveritare i arrin vallë ato nivele të përafërta e të kënaqshme të përfaqësimit europian këtu tek ne? Apo blerja e medias dhe mbyllja e gojës dhe syve të saj gjatë vetë protestës! Mos vallë, edhe ky nivel i ulët i lirisë së mediave dhe kufizimit të mëtejshëm të lirisë së fjalës e mendimit nuk kanë rëndësi për integrimin tonë!?!…
Me siguri ju dhe të gjithë si ju në Bashkimin Europian do të bërë propozime konkrete për nxjerrjen e Rumanisë nga ky union, për shkak të protestave masive pa afat kohor? Kushedi ç? do të propozonin gjatë protestave të dhunshme në Francë gjatë kohës që Ministër i Brendshëm ishte Sarkozi?!…
Për më tepër zonjë na thatë që për bordin e OMN-së e keni diskutuar thellësisht e në detaj me qeverinë. Po të jetë, kështu, vazhdoni atëherë që ta bëni këtë reformë bashkë me bordin dhe qeverinë, por ama duhet theksuar se ndryshe nga sa thoni ju zonjë e nderuar, ky bord nuk është i mbështetur as në kushtetutën tonë sapo të amenduar e as në ligjet tona!
Funksionet e këtij bordi janë të mbivendosura mbi ato të OMN-së dhe krejtësisht të panevojshme e të pajustifikuara në qëllim. Është vallë kjo reforma që kërkoni dhe që ndihmon integrimin tonë pavarësisht se nuk është e bazuar në ligje të miratuara me sa më shumë konsensus, apo aty mishërohen interesa e dëshira kryeministrore për kapje e nënshtrim të drejtësisë në vend që të bëhet katarsisi i vërtetë dhe kaq të kërkuar nga shoqëria jonë?
Mos vallë nuk ka rëndësi për integrimin tonë ndarja e pushteteve dhe shteti i së drejtës? Unë nuk besoj! Mos vallë ka më shumë rëndësi të shkojë deri në fund ky eksperiment sesa një reformë e vërtetë, dhe mbi të gjitha sa më afatgjatë? Kjo e fundit është më e rëndësishmja!
Gjithsesi do doja ta mbyllja reagimin tim ndaj deklaratës së çuditshme të zonjës Kocijancic se protesta paqësore që po zhvillohet është kundërproduktive ndaj integrimit tonë duke cituar një fjalim të dikurshëm nga bulevardi si opozitar në protestë i kryeministrit aktual të vendit tim , me shpresën se mbase ata që do të përkthejnë këto rreshta të tij do ta përfshijnë dhe atë:
“Dëgjojmë njerëz që thonë se gjërat vërtet mund të jenë keq po as rruga e protestës nuk është zgjidhje. Shkoni në parlament, përsërisin disa, se aty është vendi zhvillohet demokracia. Madje ka prej tyre që arrin të thonë se protesta jonë dëmton demokracinë dhe integrimin. Këta janë përgjithësisht një pakicë që vetë jeton sidoqoftë më mirë se shqiptarët që sot s’kanë asnjë rrugë tjetër përveçse të protestojnë. Janë ata që nuk kanë as dhimbjen e as ngutin tonë për Shqipërinë e shumicës që nuk shtyn dot muajin mes papunësisë, varfërisë e çmimeve të pafrenueshme të jetës së përditshme.
Prandaj edhe kur flasim u dukemi sikur bëjmë politikën e arsyeve personale, jo betejën e vlerave qytetare. U them shumë thjesht: Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe e duam sot, këtu, në vendin tonë ku nuk do të lejojmë të instalohet një mbretëri e pashpallur dhe as do ngurrojmë të përballemi me fuqinë e rezistencës paqësore ndaj një pushteti që zgjedhjet i do lojë të paravendosur, parlamentin teatër të parashkruar, qeverinë pykë të palargueshme në rrugën mes nesh e të ardhmes europiane të vendit tonë”. /CityNews
Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein e paralajmëroi edhe m...
Një prej të dyshuarve për grabitjen në Rinas, tentoi të larg...
Burime zyrtare të policisë njoftojnë se kanë arrestuar një t...
Nga ana e bluve të Tiranës është bërë e mundur arrestimi i d...
Gjykata e Krimeve të Rënda jep masën e sigurisë për Admir Çe...
Policia italiane ka sekuestruar një ditë më parë 500 kg mari...
Deputetja demokrate, Dhurata Çupi, e cila ndodhet së bashku ...
Flakët e zjarrit kanë përfshirë gjashtë banesa në një palla...
Nxënësit e gjimnazit “Partizani” këtu në kryeqytet, në orët ...
Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, përmes një postimi n...
Një avion është përplasur me qendrën tregtare në Australi, k...
Protesta e PD ka hyrë në ditën e katërt të saj. Qytetarët e ...
Një gomone me plot 500 kg kanabis që ishte nisur nga Shqipër...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e m...
Fevziu: Ju keni deklaruar që do të qëndroni në protestë para...
Dashi.Sot e mart dite e Marsit nje dite e mire ne cdo aspekt...
Ishte një nga shpikësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave....
Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, sonte, në “Top Story” ka...
Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin Opinion, ka dekl...
Senatori amerikan Graham foli me fjalë shumë të qarta në Kon...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...