web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vizita tre ditore në Shqipëri/Ja axhenda e Fleckenstein

21 Shkurt 2017, 09:31, Aktualitet CNA

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein e paralajmëroi edhe më herët se do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh.

Takimin e parë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian do ta ketë me shefin e qeverisë Rama, në orën 10:45. Axhenda e takimeve do të vijojë me një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, në orën 11:45.

Në orën 15:45, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein do të zhvillojë një takim me Ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.

Mësohet se Fleckenstein ka parashikuar një takim gjatë pasdites dhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha, por nuk ka një orar të përcaktuar. /CityNews 

 

 





Lajmet e fundit nga