web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parlamenti, streha e trafikantëve/ Pse po proteston opozita

21 Shkurt 2017, 12:17, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka folur sot nga çadra e protestës para Kryeministrisë.

Halimi hodhi poshtë akuzat e kryeministrit Rama se po tentohet bllokimi i vettingut, duke i cilësuar ato si mashtrime.

Sipas Halimit, po protestohet për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

?Është e patolerueshme që njerëz si Armando Prenga, që kanë përdorur nga 10 emra për t?iu fshehur ligjit, të qëndrojnë ende deputetë në parlament. Parlamenti është strehë e trafikantëve, çdo ditë dalin deputetë trafikantë, të cilët kanë 10 emra. Fakt i pamohueshëm që parlamenti është strehë e krimit. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se një qeveri që është strehë e krimit nuk mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo qeveri e lidhur me trafikantët që janë kryetar bashkie e përfaqësues të qyteteve tregojnë që nuk mund të bëjmë zgjedhje të lira?, tha Halimi./CityNews





Lajmet e fundit nga