Politologu: Problemi në Shqipëri, zyrtarët e korruptuar që refuzojnë përballjen me drejtësinë
Politologu Afrim Krasniqi tha sot se problemi kryesor në S...
Politologu Afrim Krasniqi tha sot se problemi kryesor në S...
Koalicioni qeverisës me PS dhe LSI duket se po shkon i përçarë drejt zgjedhjeve të 18 qershorit. Çdo ditë që kalon, aq më tepër tensionohen marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, duke vënë në pikëpyetje bashkëpunimin në zgjedhjet e qershorit. Dje, LSI zgjodhi forumet drejtuese të Tiranës dhe sërish nuk pati një përgjigje sa i takon koalicionit. Por ditët e fundit është vënë re se koalicioni është në një situatë vërtet të vështirë dhe duket se ka nisur një luftë e ftohtë mes palëve. Dëshmitë më të qarta janë dhënë gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa i gjithë muaji ka qenë i tensionuar. Mbërritja e ndërkombëtarëve për vetingun ka acaruar situatën mes palëve, pasi LSI ka dalë kundër pranisë së ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, në bordin e ONM, ndërsa PS është pro tyre.
Pandeli Majko dhe Ditmir Bushati kanë lëshuar akuza të forta ndaj dy ministrave të LSI: Petrit Vasili dhe Klajda Gjosha, të cilët ngritën shqetësimin. Ndërsa Fatmir Xhafaj doli kundër Ilir Metës për shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nga ana tjetër, Meta të premten deklaroi se duhet t?u jepet fund retorikave konfliktuale, që ai i cilësoi si artificiale. Por dëshmia më e qartë e krizës në koalicion janë përplasjet e Ramës me ministrat e LSI. Kryeministri nuk ka marrëdhënie të mira me asnjë prej tyre. Shkarkimi i Ylli Manjanit ishte dëshmia më e qartë e tensioneve PS-LSI. Por dhe Petrit Vasili nuk ka marrëdhënie fort të mira me Ramën, ndërsa e njëjta gjë ndodh edhe me Lefter Kokën dhe Klajda Gjoshën. Që të tre këta ministra janë shfaqur tepër kritikë në shumë raste. Lefter Koka ishte ndër më të ashprit, pasi akuzoi drejtpërdrejt Tahirin dhe policinë se po sulmojnë zyrtarët e LSI. Edhe Vasili udhëzoi deputetët që të bëjnë kujdes se policia do u fusë drogë në makinë. Ndërsa Gjosha ditët e fundit ka kërkuar ndërhyrjen e BE për bordin e ONM.
Përplasjet Rama ?Meta
Përveç tensioneve mes Ramës, deputetëve socialistë dhe ministrave të LSI, marrëdhëniet nuk janë aspak të mira edhe vetë mes kryeministrit dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Gjatë kësaj jave nuk ka pasur asnjë takim mes tyre, duke treguar dhe një herë se situata nuk është aspak e mirë. Nga ana tjetër janë shtuar ndjeshëm presionet mes dy palëve. Rama prej disa ditësh po trumbeton faktin se ka 71 vota dhe pa LSI. Deklarata e tij u bë gjatë një mbledhje me kryesinë e PS, ndërsa pak ditë më parë doli dhe Eduard Zaloshnja, i cili e ripërsëriti këtë gjë sipas llogaritjeve të tija. Nga ana tjetër Meta edhe vetë, por dhe përmes Petrit Vasilit, kanë deklaruar se nuk janë shtojca e askujt dhe janë gati të largohen. Madje gjatë disa takimeve me strukturat e LSI, Meta ka deklaruar se LSI do i fitojë zgjedhjet.
Ndërsa në Konventën e Tiranës pati akuza shumë të forta ndaj qeverisë, duke deklaruar se ajo është e mbushur nga arroganca. Nga ana tjetër ka qenë Ylli Manjani ai që ka dëshmuar fare qartë se si është situata mes dy aleatëve, dhe kjo do të thotë se koalicioni i 18 qershorit është në pikëpyetje. LSI i qëndron marrëveshjes së 1 prillit, duke kërkuar në këtë mënyrë postin e kryeministrit. Mirëpo Rama nuk e pranon një gjë të tillë. Madje, për herë të parë, pak ditë më parë, Rama hezitoi të shprehej sa i takon bashkëpunimit. Ai në një intervistë tha se palët do shkojnë me programe të ndryshme. Por teksa dikur ai shprehej i hapur për bashkëpunim, kohët e fundit ka ndryshuar mendje dhe nuk ka më lutje ndaj LSI. Edhe deputetë të PS në disa prononcime për gazetën kanë thënë se nuk i luten askujt. Tani mbetet vetëm në prill të shohim nëse PS-LSI do shkojnë bashkë në zgjedhje./Sot
Një protestë e pazakontë po ndodh në Barcelonë të Spanjës.Rr...
Drejtësia angleze ka dënuar me 16 vite burg dy shqiptarë, të...
Opozita ka nisur sot ditën e dytë të protestës para Kryemini...
Krerët e sistemit kosovar i druhen aplikimit të reformës si ...
Deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka qëndruar gjat...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka tërhequr vë...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Të hënën presidenti Donald Trump mbush një muaj në detyrë, n...
Citynews sjell fotot e fundit nga cadra e protestes te opozi...
Dashi Dita e fundit per kete jave, dita e diel eshte e mire ...
Protesta e sotme tregoi se kupa u mbush dhe pika nisi të bje...
Diabeti i takon sëmundjes më të përhapur në botë, e mbajtja ...
A e gjeni gjithmonë veten të ftohur në kohën e ndërrimit të ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar legji...
Partia Demokratike ka vendosur ta vijojë protestën e sotme s...
Samsung Display, një segment i kompanisë Samsung Electronics...
Tahiti është shndërruar në një destinacion shumë të preferua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...