Vijon ngujimi para Kryeministrisë/ Noka: Qeveria të rrëzohet, ndryshe ...!
Deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka qëndruar gjat...
Krerët e sistemit kosovar i druhen aplikimit të reformës si në Shqipëri
Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se vetëm përmes një ligji të tillë si ai i ‘Vetting-ut’ në Shqipëri do të pastrohej sistemi i drejtësisë, derisa, sipas tyre, tanimë thuajse është koha e fundit që të realizohet një ligj i tillë kaq i nevojshëm dhe i domosdoshëm për shërimin e drejtësisë. Derisa në Shqipëri disa nga prokurorët e gjyqtarët përpiqen ta justifikojnë pasurinë e tyre madje milionëshe, duke thënë se e kanë fituar duke luajtur “kumar”, në anën tjetër është ngritur dilema se tek ne si do të mund ta justifikonin pasurinë e tyre një pjesë e gjyqtarëve e prokurorëve. Ndaj është shtruar edhe çështja se sa prej tyre mbase do duhej të përshëndeteshin me sistemin e drejtë- sisë, pas këtij procesi eventual të ‘Vettingut’?. Profesori universitar Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se nuk e di konkretisht se sa gjykatës e prokuror meritojnë të largohen nga sistemi i drejtësisë në Kosovë, por, siç tha, një gjë e di se ka shumë gjykatës dhe prokurorë për të cilët fjala joprofesionist është shumë e vogël. ” Por, si do të mund të pastrohej një sistem i drejtësisë është me të vërtetë shumë problematike për shkakun se të gjithë ata që janë aty e kanë marrë diplomën, dhe ato ua ka dhënë dikush, derisa fajtor për këtë gjendje janë ata që ua kanë dhënë diplomat, prandaj edhe nuk e di dhe nuk po shoh mënyrën se si kishte mundur të pastrohej sistemi i drejtësisë prej këtyre të paaftëve, joprofesionistëve, pra analfabetëve”, u shpreh ai.
Pastrimi nga të paaftit i vështirë
Sipas Spahiut, ndoshta është më lehtë të pastrohet prej atyre të korruptuarve, sepse mund të krijohen mekanizma, të cilët i përcjellin rastet, pasurinë, pastaj mund të zihen në vepra dhe pastaj edhe të dënohen siç ka edhe ndodh në disa raste të vogla. “Por, unë e shoh shumë më problematike prapë po them pastrimin nga të paaftët dhe ky është telash shumë më i madh, ndërsa ajo që është akoma më shqetësuese, gjyqtarët edhe prokurorët e tillë të paaftë kanë arritur deri në nivelet më të larta që paaftësinë e tyre mund ta vërejnë edhe ata të cilët nuk janë juristë, sepse vetë realiteti në terren e tregon dhe e dëshmon një gjë të tillë “, ka vijuar ai. Por, tutje Spahiu ka nënvizuar se ajo çka është më e keqja, është se në këtë drejtim ne trashëgojmë një kulturë që e ka edhe Shqipëria. ” Të dëgjosh se një gjykatës ose prokuror atje kinse ka fituar para duke luajtur ‘kumar’ ky arsyetim është shumë i ulët, banal e i tmerrshëm, pasi ai duke u përpjekur që ta fshehë një krim tregon që ka bërë një krim akoma më të madh, më të shëmtuar, pasi gjykatësit dhe prokurorët duhet të jenë njerëzit më të moralshëm në shoqëri, derisa në këtë rast si mund të flitet për moralin e një njeriu që luan ‘kumar’, ndërsa në shumë vende të botës ‘kumari’ është i ndaluar me ligj. Por, megjithatë, te ne më shumë problem e shoh paaftësinë sesa korrupsionin në gjykata, ngase kur gjykatësit e prokurorët nuk dinë t’i lexojnë dhe as interpretojnë ligjet kjo është shumë më e tmerrshme sesa devijimet e tjera që janë prezente në gjykata e prokurori”, është shprehur profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.
Reforma nuk shihet në horizont
Analisti tjetër, Shefqet Dibrani mendon se një reformë e detyrueshme në drejtësi, siç është ligji i “Vetting”-ut do të ishte më së e nevojshme në Kosovë, ngase, sipas tij, infrastruktura ligjore në shumë segmente ekziston, por nuk ka një mekanizëm detyrues në këtë drejtim. Kësisoj, Dibrani shprehet se një ndërhyrje e tillë obliguese do të duhej të krijohej mbi sistemin e drejtësisë, por kjo, siç tha, jo e menaxhuar nga prokurorët vendorë, pasi ekziston frika se ata do t’ia gjejnë vegëzën edhe ‘VETTING’-ut, për ta pasivizuar apo mbase edhe për ta korruptuar ashtu siç ka ndodhur në shumë segmente të drejtësisë. ” Pra, një reformë në gjyqësorin e Kosovës është jo vetëm nevojë, por domosdoshmëri imediate, për ta parandaluar edhe më tej shkatërrimin e Kosovës në shumë fusha, por për dallim nga Shqipëria tek ne nuk ka ndonjë sinjal apo shenjë të besueshme se do të fillojë një reformë e përmasave të tilla në drejtësi, ngase kërkohet akoma një vetëdijesim i shtresës politike që tashmë është zhytur në përgjegjësi penale, po ashtu në anën tjetër shoqëria jonë, shtresa vitale e shoqërisë, pra rinia, do të duhej të ishte më aktive për të bërë trysni tek oligarkët politikë”, u shpreh ai. “Konsideroj se pa një drejtësi, e cila është krejtësisht e shkëputur nga e kaluara përplot huqe dhe e tashmja përplot ndikime e hipokrizi, vështirë se do të dalim nga kriza e thellë në drejtësi në të cilën përgjegjësinë kryesore e bartin klanet e ndryshme të interesit dhe oligarkët politikë”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot”analisti Shefqet Dibrani./Kosova Sot
Deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka qëndruar gjat...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka tërhequr vë...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Të hënën presidenti Donald Trump mbush një muaj në detyrë, n...
Citynews sjell fotot e fundit nga cadra e protestes te opozi...
Dashi Dita e fundit per kete jave, dita e diel eshte e mire ...
Protesta e sotme tregoi se kupa u mbush dhe pika nisi të bje...
Diabeti i takon sëmundjes më të përhapur në botë, e mbajtja ...
A e gjeni gjithmonë veten të ftohur në kohën e ndërrimit të ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar legji...
Partia Demokratike ka vendosur ta vijojë protestën e sotme s...
Samsung Display, një segment i kompanisë Samsung Electronics...
Tahiti është shndërruar në një destinacion shumë të preferua...
Isha një nga ata gazetarë që mendoja se Edi Rama kryeministë...
Më poshtë do të njiheni me disa fakte për sytë: Secila pjesë...
Terapia me anë të thumbit të bletëve, e njohur ndryshe si “a...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konfirmuar se n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...