Arrihet marëveshja-Samsung e furnizon Apple me ekranet e reja OLED për iPhone
Samsung Display, një segment i kompanisë Samsung Electronics...
Partia Demokratike ka vendosur ta vijojë protestën e sotme sipas njërit prej versioneve që kishte parashikuar edhe media. Pas një proteste ndër më të mëdhatë e saj, PD ka vendosur të qëndrojë në shesh deri në momentin që Qeveria Rama bie dhe zëvendësohet me një qeveri teknike. Argumentimi politik i PD nuk është i ri. Sipas saj, në kushtet kur reforma zgjedhore nuk ka mundësi të bëhet me sugjerimet e opozitës; në kushtet e një fuqizimi të krimit dhe botës së kanabisit; në kushtet e një parlamenti të mbushur me njerëz të lidhur me krimin, PD i sheh zgjedhjet me këtë qeveri të pamundura. Ajo mendon se e vetmja mënyrë për të kompensuar reformën e munguar zgjedhore është një qeveri teknike, garante për të gjithë.
Natyrisht, vendimi i PD nuk është i lehtë dhe në kalkulimin politik nuk mund të krahasohet me atë të PS në Prill 2010 kur ajo hyri në grevë urie. PS në atë kohë ishte në vitin e parë pas zgjedhjeve, ndërsa PD është vetëm 4 muaj prej tyre. Vendimi i Bashës për të radikalizuar situatën, për t?ju drejtuar protestës dhe për ta gjetur zgjidhjen përmes saj, ka një pikë të panegociueshme. PD nuk mund të dështojë sepse dështimi 4 muaj përpara zgjedhjeve është i parikuperueshëm dhe do të jetë fatal për të. Duke qenë fatal për PD, ai mund të bëhet shumë kollaj fatal edhe për zgjedhjet e lira dhe ballancën e nevojshme politike në vend. Në këtë kontekst Basha ka vënë një bast të vështirë, por edhe me një rrugë të vetme, atë të ecjes përpara. Ai nuk ka më kthim mbrapa dhe duhet të japë protestës përmasa masive që të arrijë objektivin e saj.
Por vendimi i PD për të qëndruar në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike, shërben edhe si një ftesë në distancë për LSI. Tani është rradha e Ilir Metës. 7 muaj më parë ai u shpreh se ishte gati të mbështeste një qeveri teknike për t?i dhënë besueshmëri zgjedhjeve. Tani që PD e ka kthyer këtë në kushtin kryesor të 18 Qershorit, Meta duhet të pronocohet nëse i qëndron premtimit të tij apo e hedh poshtë atë. Pra nëse është dakort me kushtin e PD, apo do të vijojë të qëndrojë në qeverisje duke e konsideruar si një kusht radikal. Me procesin e dekriminalizimit numrat me gjasë janë trazuar sërish në parlament dhe qëndrimi i Metës mund të rezultojë këtë herë deçiziv.
Nuk dihet nëse LSI do reagojë dhe nuk dihet se sa Basha do ta ndezë zjarrin e protestës në vend. Por një gjë nuk duhet ta harrojmë. Pavarësisht suksesit apo jo të PD, protesta në vetvete është dinjitet. Sa më shumë të protestojnë shqiptarët aq më e mirë bëhet kjo shoqëri; aq më të kujdesshëm bëhen ata që qeverisin; aq më shumë e ndjejnë përgjegjësinë përpara publikut. Popujt dinjitozë dinë të protestojnë; popujt e nështruar duartrokasin. Midis të dyjave personalisht në çdo rrethanë do kisha zgjedhur të parën.
Samsung Display, një segment i kompanisë Samsung Electronics...
Tahiti është shndërruar në një destinacion shumë të preferua...
Isha një nga ata gazetarë që mendoja se Edi Rama kryeministë...
Më poshtë do të njiheni me disa fakte për sytë: Secila pjesë...
Terapia me anë të thumbit të bletëve, e njohur ndryshe si “a...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konfirmuar se n...
Avokati Altin Goxhaj, përmes disa fotove ka dokumentuar cens...
Një person, nën kërcënimin e armës ka vjedhur një market në ...
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, k...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një prononcim të dhënë nga ç...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, ka ftuar të gj...
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, ka dhënë edhe ai qëndrimin e...
PD protestoi sot përpara kryeministrisë, Lulzim Basha kërkoi...
Deputeti demokrat Astrit Patozi, teksa ndodhej pranë qytetar...
Në ambientet e paraburgimit 302 ka varur veten një 23 vjeçar...
Kryetarja e Forumit të Gruas në Partinë Demokratike, Albana ...
Në sajë të operacionit të koduar “Patriot”, është gjetur një...
Arrestimi i 25 vjeçarit Berald Islami, në Terminalin e pasag...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë me të gji...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...