Të hënën presidenti Donald Trump mbush një muaj në detyrë, një fillim ndryshe nga çdo presidencë tjetër në historinë e dekadave të fundit. Zoti Trump ka deklaruar se presidenca e tij ka filluar me sukses në sjelljen e ndryshimeve në Uashington, megjithëse ai ka kritikuar shtypin, duke e përshkruar ?të pandershëm? dhe se është ?jashtë kontrollit?.
Presidenti Trump bëri një mbrojtje të tepruar të arritjeve gjatë muajit të parë në detyrë, në konferencën e tij të fundit për shtyp, ku ai tregoi anën e tij tashmë të njohur luftarake me gazetarët.
?Unë po i drejtohem direkt popullit amerikan me median të pranishme, dhe është nder t?ju kemi juve, sepse shumë prej gazetarëve të vendit tonë nuk duan t?ju thonë të vërtetën? tha ai.
Ishte një moment i jashtëzakonshëm për një president të ri, i cili kritikoi median se nuk e ka vlerësuar sa ç?duhet për atë që ai e përshkroi si ?progres të rëndësishëm? që ka arritur administrata e tij, pavarësisht se, sipas zotit Trump ata trashëguan ?një rrëmujë?.
?Kështu që unë e di se kur e thoni të vërtetën dhe kur jo. Unë shoh shumë, shumë gjëra të rreme. Dhe t?ju them se çfarë tjetër shoh. Shoh një ton urrejtjeje. Unë në të vërtetë nuk jam njeri i keq, meqë ra fjala? tha ai.
Presidenti amerikan Trump mbetet i matur mbi marrëdhëniet me Rusinë për shkak të dhënies së dorëheqjes të këshilltarit për sigurinë kombëtare Michael Flynn.
Demokratët e Kongresit po kërkojnë një hetim të gjerë rreth çdo kontakti midis fushatës Trump dhe Rusisë.
Ligjvënësi demokrat Elijah Cummings bëri një pyetje duke rikujtuar skandalin Watergate i cili rrëzoi nga detyra presidentin Richard Nixon në vitin 1974.
?Çfarë dinte presidenti dhe kur e mori vesh? Unë besoj se ne duhet të mbajmë një seancë publike me gjeneralin Flynn për të marrë vesh të vërtetën? tha ligjvënësi.
Përballja armiqësore mes zotit Trump dhe shtypit nxiti shqetësime të reja mes kritikëve.
Shumë prej ligjvënësve mbështetës më të hershëm të presidentit thonë se njerëzit që ata përfaqësojnë vazhdojnë të mbështesin zotin Trump, duke përfshirë edhe ligjvënësin Chris Collins të Nju Jorkut.
?Mbështetësit e tij e dinë se ai po mban premtimet; pra unë e di se ne jemi mirë kështu, dhe se shkalla e mbështetjes së presidentit është e lartë? tha zoti Collins.
Si mbështetësit edhe kritikët e tij vazhdojnë të përpiqen të kuptojnë zotin Trump, thotë strategu republikan John Feehery.
?Nuk është e qartë nëse ai do të qetësohet, ose nëse ky është realiteti i ri të cilit duhet t?i përshtatemi. Është e qartë se ai nuk është një politikan tipik. Se nuk është një president tipik. Edhe votuesit duket se duan dikë që nuk është një president tipik. Ata donin të ndryshonin gjendjen aktuale dhe zgjodhën atë që deshën?.
Edhe pse tani ai është president, Trump shpesh duket i kënaqur që të veprojë ashtu si gjatë fushatës, thotë analisti për median Steven Roberts.
?E vështira është se ekziston një dallim i madh mes të qenurit kandidat dhe president, dhe të përpiqesh të veprosh si në fushatë, me qëndrimet dhe sulmet verbale e zakonshme, kur je president është shumë, shumë ndryshe?.
Vetëm në një muaj, stili luftarak i zotit Trump mbetet i pandryshuar, një president i ri i cili duket se pret që Uashingtoni t’i përshtatet atij dhe stilit të tij të udhëheqjes, dhe jo anasjelltas./Zeri i Amerikes
Citynews sjell fotot e fundit nga cadra e protestes te opozi...
Dashi Dita e fundit per kete jave, dita e diel eshte e mire ...
Protesta e sotme tregoi se kupa u mbush dhe pika nisi të bje...
Diabeti i takon sëmundjes më të përhapur në botë, e mbajtja ...
A e gjeni gjithmonë veten të ftohur në kohën e ndërrimit të ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar legji...
Partia Demokratike ka vendosur ta vijojë protestën e sotme s...
Samsung Display, një segment i kompanisë Samsung Electronics...
Tahiti është shndërruar në një destinacion shumë të preferua...
Isha një nga ata gazetarë që mendoja se Edi Rama kryeministë...
Më poshtë do të njiheni me disa fakte për sytë: Secila pjesë...
Terapia me anë të thumbit të bletëve, e njohur ndryshe si “a...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konfirmuar se n...
Avokati Altin Goxhaj, përmes disa fotove ka dokumentuar cens...
Një person, nën kërcënimin e armës ka vjedhur një market në ...
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, k...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një prononcim të dhënë nga ç...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, ka ftuar të gj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...