Tentoi të godasë me thikë efektivin e Rrugores dhe t'i marrë armën/ Vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bër ënjë deklaratë për mediat në lidhje me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. KQZ ka verifikuar anëtarët që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit.
Sipas këtij institucioni, 121 deputetë dhe 50 kryebashkiakë nuk kanë asnjë të dhënë formularët e vetëdeklarimit.
Deklarata e plotë e KQZ:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vijim të komunikimeve publike për të ofruar transparencë mbi zbatimin e ligjit nr.138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?, i njohur si ligji i dekriminalizimit, informon opinion publik se;
Nga 140 deputetë:
121 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
19 prej tyre kanë të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.
Nga 19 anëtarë të Këshillit të Ministrave që nuk janë deputet, nuk ka asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
Nga 61 kryetar bashkie:
50 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
11 prej tyre kanë plotësuar të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.
KQZ ka verifikuar 1595 anëtarë të këshillave bashkiakë që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në KQZ. (Të dhënat për këshilltarët janë bërë tashmë publike në mbledhjet e KQZ-së)
Nga shqyrtimi i dokumentacionit (formularë vetëdeklarimi, vërtetime të gjendjes gjyqësore, dokumentacion dorëzuar nga vetë subjektete) funksionarët publikë, Alban Zeneli, Andrea Marto, Arben Ristani, Armando Prenga, Adem Lala, Agron Kapllanaj, Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj,Edi Paloka, Edmond Themelko, Fatmir Mehdiu, Parid Cara, Spartak Braho, Shkëlqim Selami, Tom Doshi, Tërmet Peçi, Vladimir Kosta dhe Ylli Shehu kanë shënime në formularët e vetëdeklarimit, por nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.
Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se deputetët Armando Prenga, Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashkiakët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj, Zef Hila, nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit por, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton se kanë dënime me vendim të formës së prerë, fllim të procedimit penal apo shqyrtime nga gjykatat shqiptare, për vepra penale të cilat nuk përfshihen në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit.
III. Referuar nenit 45/3 i Kushtetutës dhe nenit 2 të ligjit 138/2015, përjashtohen nga e drejta për t?u zgjedhur shtetasit që janë dënuar:
me burgim;
me vendim të formës së prerë;
për një krim;
kur janë vërtetuar të 3 këto elemente, në mënyrë kumulative.
Ligji nr.138/2015 (i dekriminalizimit) është kujdesur në vijim të detajojë dispozitat përkatëse kushtetuese, duke sanksionuar një listë të mbyllur krimesh e duke përjashtuar veprat e tjera penale (rrjedhimisht edhe kundërvajtjet penale). Mbështetur mbi këtë bazë të qartë kushtetuese e ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se, funksionarët publikë kanë detyrimin të deklarojnë të dhëna për dënime me burgim me vendim të formës së prerë për veprime apo mosveprime brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë, të cilat konsiderohen ?krime? dhe jo dënimet me gjobë, në kuptim të Kodit Penal të RSh.
Bazuar në nenin 11 të ligjit të ?dekriminalizimit?, KQZ duhet të bëjë kallzim penal për ata funksionarë që nuk kanë deklaruar dënime vetëm për ato krime të cilat përbëjnë shkak për përfundimin e ushtrimit të funksionit.
Në zbatim të nenit 11 dhe 2 të ligjit 138/2015, për funksionarët e sipërcituar, të dhënat e pa deklaruara nuk përbëjnë shkak për ndalim të ushtrimit të funksionit apo për kallzim penal.
Përsa iu përket funksionarëve publikë, deputetët: Artan Gaçi, Asllan Dogjani, Blendi Klosi, Florian Mima, Luan Rama, Mhill Fufi, Pjerin Ndreu dhe kryebashkiakët: Ndrec Dedaj, Xhelal Mziu, Zef Hila që rezultojnë se, me vendim të formës së prerë, janë shpallur të pafajshëm ose çështja është pushuar nga organet kompetente shqipëtare, KQZ konstaton se nuk janë subjekt i ndalimit sipas ligjit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon gjithashtu se, 12 funksionarë publikë, 7 deputetë: Arben Ristani, Artan Gaçi, Spartak Braho, Sali Berisha, Vladimir Kosta, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu dhe 5 kryetarë bashkie: Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj, Edmond Themelko, Ndrec Dedaj, Tërmet Peçi, kanë depozituar në KQZ kërkesë për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, ndonëse pas përfundimit të afatit të parashikuar nga neni 15, pika 2, e ligjit. Kërkesat e tyre për plotësimin e të dhënave kanë qenë ose për ndryshim gjenealitetesh, ose për të dhëna mbi dënime me gjobë për shpifje, armëmbajtje pa leje, fyerje etj. Vetëm 1 kërkesë për plotësim, është bërë për dënim me burg (45 ditë), për kalim të paligjshëm kufiri në vitin 1990.
Këto kërkesa, janë depozituar dhe pranuar në KQZ përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2016.
Sqarojmë se, për pranimin e kërkesave për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative, konkretisht neni 64 dhe neni 61, të cilët parashikojnë të drejtën e plotësimit dhe ndryshimit të dokumentacionit të depozituar pranë organeve administrative. Ligji nr.138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike? në asnjë dispozitë të tij nuk ndalon në mënyrë të shprehur plotësimin dhe/ose korrigjimin në një kohë të dytë të të dhënave të vetëdeklaruara personalisht nga subjektet e ligjit. Rrjedhimisht, në kuptim të parimit të ligjshmërisë, Kodi i Procedurave Administrative dhe ligji nr.138/2015 lexohen në harmoni me njëri tjetrin, përndryshe, normat e K.Pr.A. do të mbeteshin pa efektivitet.
VII. KQZ tërheq vëmendjen se, qëllimi i ligjit të ?dekriminalizimit?, është ?të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj dhe të administratës publike, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to, apo largimit nga funksioni publik të personave, të cilët janë dënuar apo ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jo përfundimtar për kryerjen të krimeve? (neni 1 i ligjit 138/2015) dhe jo inkriminimi i pakuptimtë dhe cenimi i padrejtë i dinjitetit të individëve që janë subjekte të vetëdeklarimit. Çdo interpretim tjetër i dispozitave të ligjit për dekriminalizimin është i gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi automatikisht sjell dhunimin e një sërë të drejtash kushtetuese.
Pranimi nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve i plotësimit të të dhënave pas afatit ligjor, i shërben qëllimit të ligjit, pasi ndihmon në bërjen e plotë transprencën dhe verifikimin sa më real për të gjithë funksionarët publik që janë subjekt i këtij ligji.
Vlerësojmë se, vetëm verifikimi i plotë dhe transparenca për çdo të dhënë në lidhje me dënimet penale, garanton besimin e publikut në organet e zgjedhura.
VIII. KQZ e ka treguar qartësisht vullnetin në lidhje me zbatimin e ligjit për dekriminalizimin! Në të gjitha rastet kur prokuroria dhe organet e tjera i kanë vënë në dispozicion materialet e mjaftueshme në lidhje me subjekte të caktuar, KQZ nuk ka hezituar për asnjë çast dhe ka vendosur menjëherë ndërprerjen e mandateve të deputetëve, kryebashkiakëve apo këshilltarëve bashkiakë.
Përsa iu përket disa pretendimeve të ngitura sëfundmi nga Prokuroria e Përgjithshme në drejtim të KQZ, institucioni ynë siguron qytetarët dhe opinionin publik se, e gjithë veprimtaria jonë për zbatimin e ligjit të ?dekriminalizimit?, është kryer dhe do të vijojë të kryhet me përgjegjshmëri të lartë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi./CityNews
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar auditim në Albpetro...
Kryeministri Edi Rama duket se i është frikësuar së tepërmi ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bashkua sot pro...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka vizituar banorët e Zharrezit, t...
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike...
“Hajde se mbaroi”. Kjo ka qenë telefonata e bërë mes dy të p...
Një ndër organizatorët e protestës së opozitës, Enno Bozdo, ...
Protesteusit e opozitës kanë kaluar natën në qiell të hapur,...
Lee Jae-Yong ka mbërritur i shoqëruar nga bashkëshortja e ti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, bëri një dekla...
Qytetarët janë të zhgënjyer me pushtetin e korruptuarDerisa ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaroi se ka v...
Kleriku i verbër, që konsiderohej si ideatori i një serie su...
Jemi ne shesh. Jemi aty perballe Kryeministrise dhe Kuvendit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka shkuar kët...
Koalicioni qeverisës me PS dhe LSI duket se po shkon i përça...
Një protestë e pazakontë po ndodh në Barcelonë të Spanjës.Rr...
Drejtësia angleze ka dënuar me 16 vite burg dy shqiptarë, të...
Opozita ka nisur sot ditën e dytë të protestës para Kryemini...
Krerët e sistemit kosovar i druhen aplikimit të reformës si ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...