Arrestohet hajduti i kasetofonave
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas, i cili dyshohet...
Njerëzit mendojnë se iPhonet, laptopët dhe Netflixi janë prova të progresit. Në disa drejtime, është e vërtetë. Për shembull, një sasi e moderuar aktiviteti në Google mund të jetë e mirë për trurin, dhe ka aplikacione që mund të rrisin funksionet dhe veprimtarinë e trurit.
Megjithatë, avantazhet e teknologjisë vijnë edhe me pasoja të paqëllimshme. Në trurin tonë ?rivendosen kabllo të reja? prej teknologjisë, thotë neuroshkencëtari Michael Merzenich në librin e tij ?Cfarë po i bën interneti trurit tonë?. Merzenich paralajmëron se efekti i teknologjisë mbi inteligjencën njerëzore mund të jetë ?vdekjeprurës?.
Atëherë, cfarë po i bën teknologjia mendjes sonë?
1. Po na shkatërron gjumin
Studimet kanë treguar se drita ku mbizotëron bluja, që emetohet prej pajisjeve si smartphone, tabletë dhe laptopë mund të pengojë lëshimin e melatoninës nga trupi ynë gjatë natës. Melatonina është një hormon i rëndësishëm që ndihmon për të rregulluar orën e trupit, duke i ?treguar? atij se kur është natë dhe kur duhet të ndihet i përgjumur. Drita blu e ndërpret këtë proces, dhe kjo e bën të pamundur që t?i përmbahemi një programi të përshtatshëm gjumi. Humbja e gjumit ka një sërë efektesh negativë për trurin. Nëse nuk bën shtatë apo më shumë orë gjumë gjatë natës, atëherë do të vuash nga gjendje shpirtërore gjithnjë e më të zymta, rënie të fokusit në punë dhe probleme me kujtesën, për të mos përmendur një humbje të indeve të trurit. Të gjithë kjo nuk të bëjnë njeri të këndshëm për t?u shoqëruar.
2. Shpërqëndrohesh lehtësisht
Nuk ka nevojë për shkencën për ta ditur këtë gjë, por teknologjia e bën shumë më të kollajtë shpërqëndrimin, qoftë kur bëhet fjalë për largim nga një projekt i rëndësishëm për të kontrolluar telefonin, qoftë kur kalon nga një tabelë e lundruesit në internet në tjetrën, pa u fokusuar në fakt tek asnjëra. Eshtë vërtetuar se kryerja e detyrave të shumta njëkohësisht nuk funksionon ? në fakt përfundon duke i bërë të gjitha shkel e shko. Sidomos adoleshentët janë më të shpërqëndruar se kurrë. Një studim i vitit 2012 i Peë Research Center, ku u vëzhguan më shumë se 2400 mësues zbuloi se shumica e tyre mendonin që nxënësit janë më të shpërqëndruar se sa brezat e mëparshëm. 87 përqind e mësuesve ranë dakord me pohimin se ?teknologjitë e sotme digjitale po krijojnë një brez që shpërqëndrohet lehtësisht, me segmente shumë të vegjël të përqëndrimit?, ndërkohë që 64% ranë dakord me pohimin se ?teknologjitë e sotme digjitale më shumë i shpërqëndrojnë nxënësit, se sa i ndihmojnë nga pikëpamja akademike?.
3. Nuk mban mend shumë
Tendenca e teknologjisë për të të shkëputur nga gjithcka tjetër që mund të jesh duke bërë e bën më të vështirë formimin e kujtimeve të rinj. Sic e shpjegon Nicholas Carr në librin e sipërpërmendur, kujtesa vjen në dy lloje: kujtesa rastësore e punës dhe kujtesa afatgjatë. Informacioni duhet të kalojë nga kujtesa e punës në kujtesën afatgjatë me qëllim që të depozitohet. Cdo ndërprerje në proceset e kujtesë së punës ? si për shembull, të ndalesh për të kontrolluar postën elektronike apo të dërgosh një sms në mes të leximit të një artikulli ? mund të fshijë informacionin në mendjen tënde, përpara se të ndodhë transmetimi. Po kështu, ka një limit në sasinë e informacionit që kujtesa e punës mund të marrë njëkohësisht. Përthithja e një sasie të madhe informacioni ? që kur je në internet ndodh shpesh ? është njësoj si ?të hedh ujë në një gotë gjatë gjithë ditës?, thotë eksperti i produktivitetit Tony Schëartz.
4. ?. kështu që ti ia beson internetit kujtesën e gjërave për ty
Dikur njerëzit ishin në gjendje të përthithnin sasi të mëdha dije ? si recitimi i romaneve të tërë, fjalë për fjalë ? por teknologjia ka eleminuar edhe nevojën, edhe nxitjen për ta bërë. studimet kanë treguar se kur ti e di që Google apo celulari yt mund të mbajë atë copë informacioni për ty, atëherë je më pak i prirur ta depozitosh në kujtesë. Vitin që kaloi, revista Scientific American e krahasoi internetin me një ?hard disk? të jashtëm për trurin tonë, pasi ne e kalojmë një sasi gjithnjë e më të madhe informacioni në internet. Kjo nuk është gjëja më e keqe në botë, shton Scientific American. Ne gjithmonë ia kemi besuar një pjesë të këtij informacioni ?hard disk?-ëve të jashtëm të llojeve të ndryshëm, duke ua besuar për shembull miqve dhe jo teknologjisë plotësimin e boshllëqeve të dijeve tona. Por sot po transferojmë shumë më tepër.
5. Harron shumë më tepër se më parë
Në fakt, ata që kanë lindur pas vitit 2000 janë më të prirur të harrojnë se cfarë dite është apo ku i kanë vënë celësat, se sa ata që janë mbi 55 vjec, sipas një vëzhgimi të vitit 2013 të kryer nga Trending Machine. Në një deklaratë shtypi pas përfundimit të studimit, terapistja familjare Patricia Gutentag e quajti teknologjinë një prej fajtorëve kryesorë. ?Kjo është një popullsi që është rritur duke bërë shumë gjëra njëherësh duke përdorur teknologjinë, shpesh herë shoqëruar me mungesë gjumi. Të gjithë këto shkaktojnë rritje të nivelit të harrimit?, tha ajo.
6. Nuk përqëndrohesh dot në atë që po lexon
Edhe nëse ke shmangur të gjithë shpërqëndrimet e mundshëm, sërish nuk përthith dot informacionin që lexon në internet, njësoj si do e bëje duke lexuar një libër. Dhe për këtë nuk mund t?ia vësh fajin tekstit apo gërmës. Ata linket e vegjël që i gjen kudo nëpër artikujt e internetit e bëjnë trurin tënd të punojë më shumë, duke i lënë kështu më pak fuqi mendore procesit që je duke lexuar. Edhe po të lexosh në ekrane ? si një laptop apo iPad, ka apo nuk ka linke ? është vërtetuar se bie aftësia thithëse e asaj që lexon.
7. Nuk gjen dot rrugën pa GPS
Njerëzit që mbështeten tek GPS-i për të lëvizur kanë më pak akyivitet në hipokamp, një zonë e trurit që lidhet me kujtesën dhe navigimin, sipas një serie studimesh të paraqitur në 2010. Përdorimi i kujtesës hapësinore ? që përfshin përdorimin e të dhënave pamore për të zhvilluar ?harta konjitive? që kujtojnë rrugët ? në vend të autopilotit me GPS të makinës, mund të ndihmojë për të parandaluar probleme me kujtesën më vonë gjatë jetës, sipas studimit.
Një studim i vitit 2008 i Universitetit të Londrës zbuloi se shoferët e taksive kishin hipokampë më të zhvilluar se sa të tjerët ? ndoshta sepse janë kaq të mësuar duke lëvizur në qytete duke përdorur kujtesën hapësinore, në vend që të mbështeteshin tek GPS.
8. Ke trurin e një drogaxhiu
Varësia nga interneti nuk është thjeshtë një term kot që prindërit përdorin për të tmerruar të rinjtë që kalojnë shumë kohë duke luajtur me Candy Crush. Shpenzimi i një pjese të madhe të kohës në internet mund të shkaktojë ndryshime në tru që janë të ngjashëm me ata të varësisë nga droga apo alkooli, sipas një studimi të vitit 2012.
Të varurit nga interneti ? sidomos të rinjtë që luajnë e që përshkak të kësaj refuzojnë ushqimin, shkollën dhe gjumin për ditë të tëra ? kanë materie jonormale gri dhe të zezë në tru, që pengon ato rajone të trurit të përfshirë në përpunimin e emocioneve dhe rregullimin e vëmendjes dhe vendim-marrjes. Alkoolistët dhe të varurit nga droga kanë anomali të ngjashme në tru, sipas studimit.
?Kam parë njerëz që kanë ndërprerë marrjen e leksioneve në universitete, kanë ngelur në klasë apo kanë prishur martesat?, për shkak të varësisë nga interneti, thotë Dr Henriette Jones, e cila ka një klinikë për kurimin e varësisë nga interneti.
Tani që jeni tamam të tmerruar nga efektet e teknologjisë, thjeshtë shkëputini për pak kohë?
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas, i cili dyshohet...
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet italian...
Partia Demokratike e mbështetur nga aleatët e saj do të zhvi...
Kryetari i Partisë Demokratike në Berat Gazment Azizi, shpre...
Lëkura e thatë është një gjë që i ndodh të gjithë njerëzve t...
Pas disa ditëve me diell, vendi ynë do të përfshihet nga një...
Reforma në drejtësi ka futur në panik gjithë kastën e korrup...
Popullsia e Shqipërisë, e përfshirë tashmë në procesin e pla...
Partia Demokratike e mbështetur nga aleatët e saj do të zhvi...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e s...
Marrëdhënia juaj ne çift nuk do jete ne periudhën me te mire...
Arrestohet Admir Çerpja. Ai ishte shpallur në kërkim nga pol...
Mjaftoi vetëm një vetëdijësim dhe hap këmbëngulës i një mini...
Ka disa vende në botë ku të jesh femër s’është tjetër veçse ...
Antioksiduesit e acidit të rozmarinës në masë të madhe mund ...
Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës ka përmbyllur të p...
Uniformat blu kanë prangosur një person të shpallur në kërki...
Edhe pse nuk do ta shohim Galaxy S8 në Kongresin Botëror të ...
Hamza HATIKAPrezantimi i studimit të Institutit për Demokrac...
Kur disa orë na ndajnë nga protesta e njoftuar nga ana e PD,...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...