Protesta e PD/ Basha merr mbështetjen e kongresmenit Rohrabacher
Kur disa orë na ndajnë nga protesta e njoftuar nga ana e PD,...
Hamza HATIKA
Prezantimi i studimit të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), i cili paraqiti gjetjet e sondazhit, ?Besimi në Qeverisje? për vitin 2016, ishte dështimi dhe manipulimi i radhës.
Studimi i kryer gjatë periudhës 12-24 dhjetor 2016, në 61 Bashkitë e Shqipërisë, me rreth 1460 të anketuar u has që në nisje të prezantimit për elementët ?fiction?.
Sikur të ftuarit në sallën e luksit t?i kishin pyetur apo edhe ti kishin marë me vete për këtë studim, pse jo edhe të ishin prezent në anketimin, si do të ishin përfundimet vallë ? Natyrisht që të ftuarit do të ishin të tepërt, por as të pranishmit që e kundërshtuan këtë studim, pasi u larguan mediat dhe të ftuarit VIP, nuk u pasqyruan fare nga masmedia? Pjesëmarrësit që morën dritat e prozhektorit të medias në takim, ambasadorja e BE-së, Vlahutin dhe ministrja Harito, më shumë u dukën si të ftuara qoke, se sa kontribuese reale në analizën e studimit. Madje si parantezë, nuk mund të mos theksojmë, rendjen e veçantë gjatë gjithë diskutimit, që ambasadorja kishte për flokët e saj se sa për studimin. Gjithsesi mos mbetemi këtu? Në paraqitjen e rezultateve të studimit u thanë shifrat që deshën, media e mori të gatshme menunë e radhës dhe na e prezantoi si sukses modelin qeverisës nga të 1460 të anketuarit, e gjyqësori mbetet përsëri në top listën e zezë, ku Vettingu mbetet si Varka e Nojes për ne shqiptarët pas insistimit të USA-BE. Ligjëruan të gjithë me letër, por oponenca nga paneli i shoqërisë civile që u bë pa letër dhe me analizë brilante e reale në atë sallë, asnjë nuk mundi ta kundërshtonte me shifra dhe fakte? ? Kë duhet të besoj unë që pata fatin të isha aty, të anketuarit anonimë, apo intelektualët që kontribuojnë në masmedia dhe politikë prej 20-të e më shumë vjetësh dhe e paraqitën realitetin pa droje dhe censurë?
Ky është viti i katërt radhazi për IDM (2013-2016) që ofron këtë sondazh dhe opinion që kryhet duke u bazuar në metodologji, instrument dhe mbulim kombëtar të ngjashëm, por kush e përgatit pyetësorin dhe kush i pyeste këta qytetarë në 61 Bashkitë tona?
Kjo nuk u tregua aspak me foto-video të paktën. Personalisht besoj tek raportet e Institucioneve Ndërkombëtare pa bashkëpunimin me shqiptarët, ato që na telendisin dhe na rendisin të fundit, ose të parët për rekordë negative, madje edhe në Evropë apo rajon. Pas Ukrainës për vetvrasje, apo me mbi 4-mijë tentativa në vit, me mbi 160-mijë azilkërkues sipas EUROSTAT për dy vjet, pra të dytët pas Sirisë, apo edhe me 38-mijë të burgosur, unë nuk e di se përse shërben ky studim në prag fushate dhe se kush do ta besojë ketë lajm të keq-gatuar, madje edhe me ndihmën e PNUD-it??! Jam gabim apo jo, por të gjithë dridhemi kur këto institucione serioze bëjnë bilancin e fundvitit dhe rezolutat e Komisioneve të Parlamentit Evropian, apo të Freedom House, ku vendi ynë pësoi përsëri rënie në renditje, nuk konvenojnë me studimin e IDM. Pra, për çfarë lirie fjale flasim këto studim-anketimet dhe se kush duhet ti besojë këto modele përveçse atyre që i bëjnë? Kjo më habit dhe me trishton tek besimi dhe guximi në grup për të vazhduar manipulimin e opinionit në emër të lirisë së shprehjes si edhe të progresit dhe të besimit tek Qeveria, e ku policia renditet si institucioni me rritje të besimit qytetar.
Por, si për dreq, paralel me studimin pompoz, qafa e grabitësve të bankave, 4-herë deri më tani, regjistroi suksesin e radhës dhe dështimin e policisë, që arrestoi vetëm 5 rojet private që në fakt edhe e telefonuan atë. Dhe kjo nuk habit më askërkënd, që policia bën kronologjinë dhe grabitësit largohen në drejtim të paditur, nuk përbën më lajm? Kurioz jam të di, këta të 1460 të anketuarit, që askush nuk i pa dhe i dëgjoi, a dëgjojnë gjë për vrasjet, vetvrasjet, grabitjet, tritolet, shantazhet, gjobat apo përdhunimet, apo janë rastësisht jashtë çdo informacioni ditor? Po një vështrim në rrjetet sociale që gëlojnë nga mllefi dhe varfëria e ulur këmbëkryq, me burgjet plot, deri me dhunën policore ndaj grave apo pensionistëve me tezgat e Migjenit ndër duar që dhunohen në mes të ditës, a nuk do të përbënin studim më të besuar? Në fjalën e tij, Afrim Krasniqi, Drejtor i Institutit të Studimeve Politike, u shpreh se; ?brezi i ri 18-25 vjeç është më kritiku ndaj sistemit politik, parlamentit, partive politike, kurse për brezin mbi 60 vjeç si edhe nëpunësit publikë janë më të kënaqur me qeverisjen?? Sa sukses mund të kenë reformat e ndërmara nëse ato zhgënjejnë brezin e ri, pak rëndësi ka?! Pra, e besojnë Qeverinë ata që u edukuan dhe u formuan para 90-ës dhe që janë aktualisht përfitues të qeverisjes, si me punësimet personale apo edhe me ato familiare. Një tjetër diskutim ishte edhe ai i kodit elektoral, ku afati i punimeve u shty edhe me një muaj nga Partia Socialiste. Tek kjo pjesë u diskutua mundësia që i jep kodi partive politike të përfitojnë kohë falas nga mediat. Kjo kohë falas, mediave ju zbritet nga detyrimet tatimore në fund të vitit. Pra kemi një efekt ?parajse fiskale?, ku përfitojnë masmediat në prag fushate të sanksionuar me ligj. Organizata AIS, ka propozuar shfuqizim të nenit, pasi ky nen është i vështirë të monitorohet në zbatim të tij, plus që krijohet një marrëdhënie interesi direkte mes dy pushteteve: atij mediatik dhe atij partiak. Në diskutim u mor edhe modeli i kasetave të nisura copy-paste nga Kryebashkiaku Veliaj nën kurimin e grupit masiv mediatik që ai ka nën vartësi, ?ku sot nuk raporton më media dhe gazetarët në terren, por institucionet me forcën e pushtetit?, u shpreh analisti Lutfi Dervishi. Kjo e largon realitetin dhe opozitën mediatike duke intimiduar dhe ofruar vetëm atë që ai kërkon të paraqesë në opinion. E kështu, lajmi transparent që trumpetohet si i tillë, kthehet më pas në një opium populist duke mbizotëruar kohët e fundit vetëm ky realitet i imponuar nga forca e tenderave dhe koncensioneve të Qeverisë që kanë kapur median edhe me buxhetin e madh të Bashkisë së Tiranës. Të gjithë aty i lanë duart si Pilati para mediave që u larguan direkt sapo mbylli fjalën ambasadorja Vlahutin dhe ministrja Harito, por zërat kundër me argumentat e prezantuara mbetën vetëm aty brenda sallës, duke pritur një tjetër sondazh pozitiv në prag zgjedhjesh nga të mirëpaguarit e pushtetit. /CityNews
Kur disa orë na ndajnë nga protesta e njoftuar nga ana e PD,...
Endira Bushati, e ftuar në studion e “Ora News” nënvizoi se ...
CityNews ka zhvilluar sot një tjetër sondazh “Live” në rrjet...
Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, do të nxjerrë një...
Policia kufitare ka bllokuar dhe sekuestruar dy mjete lundru...
Në administratë ka 675 vende të lira pune në nivel specialis...
Dy shtetas janë vënë në pranga, pasi posedonin 15 kg kanabis...
Djali i ish-presidentit Meidani ka reaguar në lidhje me fash...
Bashkia Durrës ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me shem...
Familjarët e një 21 vjeçareje kanë apeluar për ndihmë, pasi ...
Eksperti për Ballkanin Norbert Mappes-Diediek në intervistë ...
Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në PD, Grida Duma, k...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur komitetin drejtu...
Politika zyrtare greke pa dallim krahu apo partie politike d...
Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë njoftuar nesër një...
Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në “Ora e Interv...
Nesër në mesditë, Partia Demokratike dhe aleatët e saj të ko...
Presidenti Bujar Nishani, ka dekretuar dhënien e gradës madh...
Katër katet shtesë të një pallati tek “Shkëmbi i Kavajës” ja...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi sot propozimin për reg...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...