Kush ka frikë nga protesta?
Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë njoftuar nesër një...
Politika zyrtare greke pa dallim krahu apo partie politike duke qëndruar në pozita megalomane ndaj Shqipërisë, por duke pasur në thelb një kompleks inferioriteti ndaj miqve, aleatëve, partnerëve të Shqipërisë, është përpjekur t?i mbajë larg ata nga i ashtuquajturi Vorio Epir i ngushtë.
Grekët vazhdimisht janë përpjekur të mbajnë sa më larg Gjirokstrës, Sarandës e deri diku edhe Korcës cdo influencë sado mikroskopike të të huajve. Diplomatët shovinistë e shpesh herë mendjeshkurtër grekë alarmoheshin e bënin namin edhe, kur italianët restauronin një banesë 200 vjecare në Gjirokastër edhe kur gjermanët investonin në ujësjellësin e Korcës edhe kur në Sarandë vinte një anije me nja 1500 ton cimento italiane të markës Colacem, se helbete në Vorio Epirin e ngushtë duhet të hynte vetëm cimento Halkis apo Titan! Grekët shqetësoheshin edhe kur në raftet e minimarketeve të Sarandës mbërrinte ndonjë kontigjent sardelesh të markës Riomare, që kurrsesi nuk mund t?i rrëmbënin ndonjë segment sado të vogël tregu sardeleve greke Trata. Grekët sidomos i xhindoste cdo afrim e cdo prezencë politike apo diplomatike e huaj në këtë zonë.
Kryeministri Rama është njohës i mirë i Greqisë. Ai si i krishterë ortodoks dhe nga një trevë, ku patriotët shqiptarë (historia me pendëkuqë e pendëbardhë në Himarën e viteve tridhjetë të Shek. XX) e kishin për nder të shpalosnin përbuzjen e tyre për grekomanët e zonës me shumë dëshirë, nga pozita force e tangërdhëku zbavitet duke provokuar pa reshtur grekët. Rama e di se për shkak të krizës ekonomike, që po i a merr shpirtin dhe të dobësimit relativ të pozitës gjeopolitike të Greqisë, kjo e fundit është shndërruar nga një qen i rrezikshëm i rracës mollose në një kone pekineze, që leh e kuis, por nuk ka dhëmbë për tëkafshuar.
Provokimi i rradhës i Ramës ishte vizita me zhurmë e me bujë e kryebashkiakes sarandiote Koka në Trieste. Geisha e radhës me emrin Floriana u prit me tapet të kuq në Trieste sikur të kishte ardhur Lady Thatcher dhe jo thjesht një kukull, që Kokëdhima e emëroi kryebashkiake në vend të piluriotit të bezdishëm Stefan Cipa. Kryebashkiaku triestin Roberto Dipiazza bashkë me anëtarë të këshillit bashkiak dhe drejtorë të bashkisë së Triestes e shëtitën kryebashkiaken e Sarandës duke i treguar me durim të gjitha bukuritë e Triestes dhe njëkohësisht duke i shpjeguar disa projekte në process për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Me interes për Shqipërinë, Portin e Durrësit sigurisht jo Sarandën, është projekti për rivitalizimin e një pjese të Portit të Triestes të quajtur ?Porto Vecchio?, si edhe projekti për të rivitalizuar linjat e trageteve dhe anijeve Ro-RO nga Triesteja në drejtim të Ballkanit (Shqipëri dhe Greqi). Kompania e njohur triestine ?Step Impianti? me sa duket ishte sponzorja zyrtare e vizitës së Kryebashkiakes Koka në Trieste. Me nuhatje të admirueshme tregtare kjo kompani po synon tregun shqiptar për produktet e saj në fushën e impianteve dhe paneleve elektrike, të impianteve frigoriferike dhe të ajrit të kondicionuar etj.
Theksojmë se një vizitë e tillë nuk ka thjesht qëllim kortezie apo turizmi qyl për kryebashkiaken Koka. Kjo vizitë është thellësisht politike. Ajo është një shprehhje e synimeve të qarqeve politike italiane, të cilat me largpamësi po përpiqen ta zhvendosin dhe reduktojnë influencën mbytëse greke në Shqipëri sidomos në të ashtuquajturin Vorio Epiri i ngushtë. Për herë të fundit Triesten e ka vizituar një delegacion shqiptar në dhjetor 2015, kur kryebashkiakja Voltana Ademi e Shkodrës në krye të një delegacioni u prit me më pak salltanete e vëmendje zyrtare, se kolegia Koka nga kryebashkiaku i Triestes Dipiazza. Shkodra për shkak të lidhjeve ekonomike, politike, shpirtërore, fetare 300 vjecare me Triesten normalisht ka tagër e takat për të dërguar delegacion në Trieste, ndërsa vizita e kryebashkiakes Koka në Trieste është një lëvizje e zgjuar politike e Kryeministrit Rama. Përjashtimisht Rama ndërmerr në të rrallë edhe ndonjë nismë të tillë pozitive madje edhe me ngjyrime patriotike si vizita e Florianës në Trieste./GJERGJ THANASI
Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë njoftuar nesër një...
Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në “Ora e Interv...
Nesër në mesditë, Partia Demokratike dhe aleatët e saj të ko...
Presidenti Bujar Nishani, ka dekretuar dhënien e gradës madh...
Katër katet shtesë të një pallati tek “Shkëmbi i Kavajës” ja...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi sot propozimin për reg...
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, depu...
Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë ka mbledhur sot Asamble...
Rritja e pages minimale nuk eshte rritje te ardhurash per te...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka ...
Ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima, ka vijuar sulmet ndaj Eri...
Kreu i Partisë Demokratike i ka dërguar një mesazh të fortë ...
Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur shqetësimeve të...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka komentuar përplasjes...
Një “luftë” e ashpër akuzash është hapur prej ditës së djesh...
Një valë largimesh nga detyra kanë përfshirë Partinë Sociali...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës. Një...
LIBRA e Ben Blushit është bërë sërish sot “mollë sherri” në ...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. IlirMeta, i ka dërguar...
Gjykata britanike ka dënuar dy shqiptarët, të cilët akuzohen...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...