web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LIBRA “mollë sherri” në KQZ/ Denar Biba vijon sulmet ndaj Blushit

17 Shkurt 2017, 12:46, Aktualitet CNA

LIBRA e Ben Blushit është bërë sërish sot ?mollë sherri? në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. KQZ u mblodh për të diskutuar udhëzimin për regjistrimin e partive politike në zgjedhje.

“LIBRA është një parti që ka deklaruar se ka dy deputetë në Kuvend. Në kërkesën që ka bërë kjo parti kërkon që të dijë nëse ka nevojë që të mbledhë firma për regjistrimin.

Për regjistrimin e një partie në zgjedhje duhen 5 mijë firma në rast se partia nuk ka deputetë në Kuvend, por ‘LIBRA’ ka dy përfaqësues Ben Blushin dhe Hafizin”, tha përfaqësuesi i administratës së KQZ.

Diskutimi në KQZ për regjistrimin:

Denar Biba: Presion në Kuvend dhe në media kundër KQZ. Aludime të padrejta për udhëzimin për regjistrimin e partive.
E konsideroj veten një idealist të mirë dhe besoj se ky akt të vendoset nga KQZ se cfarë nënkupton me të paktën 6 muajt e fundit.
6 muajt e fundit të mandatit të Kuvendit, 6 muaj nga zgjedhjet apo cfarë…
Prandaj për këtë arsye lind e drejta për sqarim. Kjo nuk është vendimmarrje vec për një parti.
Interpretimet për 6 muajt e fundit janë të ndryshme.
Administrata e KQZ: Përfaqësuesi i ‘LIBRA’-s kërkoi konstatimin nëse duhen firmat.
Përfaqësuesi i LIBRA-s: Kuvendi vërteton zotërimin e mandatit të deputetit për 6 muajt e fundit për Blushin dhe për Hafizin.
Denar Biba: Nëse kjo situatë nuk sqarohet sot, ju mund të ndodheni përpara një surprize, sepse 50 ditë para zgjedhjeve ju mund të sillni listën dhe do t’u duhet që brenda një dite të mblidhni 5 mijë firma.
Akti i vërtetimit është në dorën time dhe të n/kryetarit, prandaj duhet të na thoni faleminderit për këtë.
Përfaqësuesi i PS, Salianji: Jashtë cdo logjike, që për llogari elektorale një deputet e merr mandatin nga një parti tjetër në fund kalon një parti tjetër.
Nga llogaritet afati i fundit 6 mujor? Varianti i parë lista e zgjedhjeve, data e zgjedhjeve dhe varianti i tretë kur përfundon mandati në shtator.
Të tre variantet janë të interpretueshme ligjore. Duhet të ishe parë edhe relacioni i Kuvendit. Për të shmangur pazaret para fushatës, nuk lejohet që 40 ditë para të depozitohet lista dhe ka venë një afat 6 muaj.
Vërtetimi për LIBRA-n për pazare politike. Mendoj që data e zgjedhjeve të llogaritet për afatin e 6 muajve, pra pazaret e minutës së fundit të shmangen.
Në shtator realisht mbaron mandati, por ne do marrim datën normale të funksionimit të Kuvendit 18 qershor 2017.
Për ne afati duhet të jetë 18 qershor.
Njazi Kosovrasti i PD: Tre cështje kërkohen që të rregullohen. Udhëzimi thotë 6 muajt e fundit të periudhës mandatore të Kuvendit.
Këtë ka dashur të thotë ligjvënësi.
Biba: Kështu po bëni një propozim
Kosovrasti: Jo, jo propozimin do ta bëjmë në fund./CityNews





Lajmet e fundit nga