web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim prej 13 vitesh/ Arrestohet shqiptari në Itali (Emri)

18 Shkurt 2017, 08:45, Aktualitet CNA

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi ishte në kërkim për 13 vitesh.

Mediat italiane bëjnë me dije se shtetas Altin Merhori, është dënuar me 12 vjet burg në mungesë.

Mësohet se Merhori, 42 vjeçar, jetonte në qytetin e Piaçencës prej 13 vjetësh, që kur ishte larguar nga Milano pas vrasjes së një bashkëkombasi.

Vrasja në fjalë ka ndodhur në lokalitetin Sesto San Xhovani, ku autori ka dëmtuar dhe më pas fshehur kufomën.

Sipas policisë italianë në banesën e tij i janë gjetur 2.5 kg kokainë dhe 10 kg marijuan me vlerë 700 mijë euro, si dhe një sasi e konsiderueshme mallrash të vjedhura me vlerë dhjetëra mijëra euro.

Po ashtu 42-vjeçarit shqiptar i janë gjetur  edhe dy pistoleta, 3 karikatorë dhe municione të shumta, si dhe 5 jelekë anti-plumb, pasaporta, karta identitetit, patenta dhe certifikata të falsifikuara.





07:17 Aktualitet

Shtypi i ditës

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e s...

Lajmet e fundit nga