web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto+Video/ Digjet makina e biznesmenit

18 Shkurt 2017, 10:04, Aktualitet CNA

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë në fillim njërën makinë, që rezulton në pronësi të një biznesmeni nga Durrësi e më pas flakët janë përhapur edhe tek automjeti tjetër.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe ka shuar zjarrin.

Siç duket edhe nga pamjet që sjell DurrësLajm, makina e përfshirë nga flakët është një Audi me targa AA672 GK. Ndërsa automjeti tjetër më pak i dëmtuar ka targa AA 670 HD.

Nuk dihet ende nëse shkaqet e zjarrit kanë qenë rastësore apo të qëllimshme. Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se zjarri që ka përfshirë makinën e biznesmenit është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Më poshtë fotot dhe video





07:17 Aktualitet

Shtypi i ditës

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e s...

Lajmet e fundit nga