web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet mbi 1 ton drogë në Kakavijë/ Trafikanti shqiptar ia mbath

17 Shkurt 2017, 07:55, Aktualitet CNA

Një tjetër rast i trafikut të drogës është goditur sot në kufi. Një kamion me mbi 1 ton marijuanë mësohet se është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, të cilat shprehen se kamioni ishte me targa shqiptare.

Më tej, mediat shtojnë se drejtues i kamionit ishte një shqiptar, i cili ka braktisur menjëherë mjetin sapo është pikasur nga policia dhe është arratisur.

Policia e shtetit fqinj vijon operacionin për kapjen e shqiptarit./CityNews





Lajmet e fundit nga