Sekuestrohen 17 mijë m2 tokë në Vlorë/ Arrestohet pronari, emri dhe akuzat
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 17 mijë m2 tokë bregdetar...
Për shumë firma nuk dihet origjina e fondeve investive
Që nga pas lufta e deri më sot, e veçanërisht gjatë 9 vjetëve që kur jemi shpallur shtet sovran, dyshohet se shumica e parave të pista të politikanëve tanë të korruptuar kanë qarkulluar në fushën e ndërtimtarisë. Arkitektë e ndërtimtarë, por edhe analistët e politikës dhe ekonomisë, deputetë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se janë politikanët tanë, të cilët e kanë zaptuar sektorin e ndërtimit dhe atë kryesisht po e bëjnë përmes lidhjeve të tyre familjare apo klanore. Ata thonë se janë shumë kompani të ndërtimit në Kosovë që po e bëjnë pastrimin e parave të politikanëve, duke e parë se ka kërkesa të mëdha për ndërtime, sidomos në Prishtinë, por edhe në qendrat e mëdha komunale. Sipas tyre, ka shumë raste ku ka edhe politikanë nga Shqipëria që po e bëjnë pastrimin e parave përmes ndërtimeve që po bëhen në Kosovë. Arkitekti Ylber Vokshi tha se fusha e ndërtimit ende është në gjendje të mjerë falë mosfunksionimit të shtetit ligjor në vitet e pasluftës në Kosovë. Ndërsa ish-kreu i Shoqatës së Ndërtimtarisë së Kosovës, Nebih Zariqi, pronar i kompanisë ” Standard – Group”, në një prononcim të mëhershëm rreth kësaj teme, iu është bashkuar shqetësimeve të të gjithëve që flasin për këtë gjendje. Sipas Zariqit, shumica e ndërtimeve në vend, e në veçanti në kryeqendër, po bëhen me para të pista që nuk u dihet origjina dhe pronarët nuk e kanë profesion ndërtimtarinë, por kanë për qëllim vetëm shpëlarjen e parave. “Shumë pronarë të kompanive që punojnë në këtë formë, nuk janë kujdesur shumë për cilësinë e ndërtimit, madje as për obligimet komunale”, është shprehur ai.
Deputetët besojnë se po bëhet pastrim i madh parash
Deputeti opozitar në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën) tha se nuk ka dyshim se në fushën e ndërtimtarisë po bëhet pastrim parash. “Kjo është një fushë që është shumë e vështirë të mund të argumentohet. Një gjë tashmë po dihet se fusha e sektorit të ndërtimeve është e zaptuar kryesisht nga politikanët, të cilët përmes lidhjeve të tyre familjare apo klanore po bëjnë pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit”, theksoi ai . Sipas Hotit, në opinion me të madhe po flitet se ka shumë kompani të ndërtimit nga Kosova që po e bëjnë pastrimin e parave të politikanëve, duke e parë se ka kërkesa të mëdha për ndërtime, sidomos në Prishtinë, por edhe në qendrat e mëdha komunale. “Po flitet me të madhe se ka edhe politikanë nga Shqipëria që po bëjnë pastrime parash përmes ndërtimeve në Kosovë”, u shpreh ai. Sipas tij, këto punë të pista, që po bëhen me pastrimin e parave në ndërtimtari, mund t’i argumentojnë vetëm Prokuroria e Gjyqësia. Ndërsa deputeti tjetër opozitar, Bali Muharremaj (AAK) tha se që nga pas lufta në Kosovë ka mënyra të ndryshme të shpëlarjeve të parasë, ndër këto janë edhe me krijimin e kompanive fiktive për ndërtimet ku kemi parë se në vitet e fundit industria e ndërtimet ka marrë një hov të madh të zhvillimit. “Puna e pistë e shpëlarjes së parave nis që nga koha e projektimit, marrjes së lejeve, si dhe vetë ndërtimit.”, tha ai./Kosova Sot
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 17 mijë m2 tokë bregdetar...
Të dashur lexues, ju ftojmë të njiheni me titujt kryesorë të...
Presidenti Trump u tha gazetarëve se administrata e tij po f...
Nje dite e mire per marrje vendimesh ne lidhje me punen dhe ...
Të enjten ekspertët e mjekësisë ligjore, filluan gërmimet në...
E verteta eshte krejt e kunderta: 1. Kanabizimi ishte pjese ...
Një video e transmetuar mbrëmjen e sotme në emisionin e njoh...
Presidenti Donald Trump tha të enjten se është e logjikshme ...
Opozita ka paralajmëruar një protestë ditën e shtunë, që tho...
Unë nuk mendoj se në parlament të gjithë duhet të merren ves...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, i ftuar në emisionin “Opinon” tha ...
I ftuar në studion e emisionit Opinion, kreu i LIBRA, Ben Bl...
Tek ne akumulohet dhimbshëm revolta, se jemi bërë qarës në g...
Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh ish-ministër i Bre...
Kryetari i Partisë Libra, Ben Blushi në studion e Opinion ka...
Mbrëmjen e sotme para kryeministrisë po punohej deri vonë. A...
Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur sot, ku disa...
Për kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, incidenti i s...
Deputeti socialist Erjon Braçe akuzon politikën se po tenton...
Kryetari i LIBRA, Ben Blushi, ishte sot në emisionin “Opinio...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...