Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Për kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, incidenti i sotëm në Kuvend mes deputetëve Noka dhe Braçe ishte i provokuar nga socialistët.
I ftuar në Ora News, Mediu tha se prej kohësh një grup deputetësh të PS shajnë me fjalor rruge sa herë që flasin përfaqësues të opozitës në foltore.
Mediu: Ju si media dhe publiku gjithmonë ka parë atë çka vjen nga folësi në foltore. Ka një kohë të gjatë që një grup deputetësh i PS jashtë çdo norme etike dhe parlamentare shajnë me fjalorin që do ishte më i përshtatshmi për njerëzit e rrugës. Është e papranueshme. Edhe kur kemi qenë në qeveri edhe sa herë dalin dhe flasin përfaqësues të opozitës. Nuk mendoj se jemi në parlament për të pranuar se çfarë i themi njëri-tjetrit politikisht por minimalisht kemi detyrimin që jemi etik ndaj njëri-tjetrit. Janë i njëjti grup njerëzish që e bëjnë qëllimisht atë, nuk e bëjnë se nuk e dinë. Sot sjellja e Kuvendit është absurde. Zoti Noka i hodhi një letër deputetit të PS për shkak të fjalorit që përdori karshi ish-kryeministri Berisha, që është i papranueshmë për gjithësecilin. Këtë frymë në Kuvendin e Shqipërisë e ka nxitur në mënyrë të vazhdueshme Kryeministri i vendit që vjen dhe shan, fyen. Foltoren e Kuvendit e ka kthyer në foltore të sharjes dhe fyerjes karshi opozitës. Janë gjeste terësisht të papranueshme dhe dënueshme, por në vend që të merremi dhe të analizojmë se çfarë po ndodh me sjelljen e deputetëve të PS, është gjetur si rregull që duhet të përjashtohen deputetët e opozitës. Opozita nuk ekziston nga dëshira e mazhorancës, nuk do të flasë gjithmonë gjuhën që mund të dojë mazhoranca, por gjuhën që ajo mendon se është e vlefshme, i pëlqen apo si pëlqen deputetëve të mazhorancës.
Protesta e 18 shkurtit
Protesta për gjykimin tim është një nisëm politike e opozitës por është një lëvizje qytetare ku njerëzit duhet të dalin për të treguar se pushteti nuk është i bandave që sillen si shtet dhe i shtetit që sillet si bandë por i takon atyre, i njerëzve që kërkon një dhe besojnë se vota e lirë është ajo çka vendos të ardhmen e këtij vendit, i njërëzve që nuk pranojnë varfërinë, pasigurinë, i njerëzve që nuk pranojnë që bizneset duhet të largohen nga Shqipëria, i njerëzve që nuk pranojnë që Shqipëria të renditet vendi i dytë pas Sirisë për azil në Europë. Më shumë se protestë që ka të bëjë me politikën, është protestë që ka të bëjë me qënien e qytetarëve shqiptarë, sa ata e respektojnë lirinë e tyre dhe të drejtat e tyre.
Konspiracioni për shpërbërjen e Maqedonisë
Po e nis me faktorin politik shqiptar, për fatin e keq ka më shumë parti se deputetë, ka dhe interesa të tjera që e majta duhet të jetë triumfuese në Maqedoni duke shmangur autoritetin dhe pushtetin e së djathtës. Nuk po hyj të marr krah, por ka lëvizje që kanë shkuar në këtë drejtim dhe deklarata të hapura. Shpërbërja e Maqedonisë do krijonte problem shumë të madh, pavarësisht dëshira e shqiptarëve për të përfituar nga kjo lloj marrëdhënie. Do kishte një efekt domino që mund të ndikonte në Kosovë, shqiptarët në Preshëvë, Mal të Zi. Nuk di me balancat gjepolitike që janë sot sesa në favor janë erërat për shqiptarët.
Siguria në Ballkan
Kohët e fundit, konflikte etnike tashmë të fjetura në rajonin e Ballkanit, të konsiderara në një farë mënyrë të zgjidhura kanë filluar të rigjallërohen dhe po ashtu një tendencë për të parë politika të reja në raport me Ballkanin për shkak të influencave të Rusisë, një tendencë për disintegrim të Bosnjes, armatim të Serbisë me armë konvensionale, një përgjigje nga ana e Kroacisë, marrëdhënie e tensionuar Kroaci-Serbisë. Këto skena në Mal të Zi nuk janë momente që kanë ndodhur sot apo dje në Kuvendin e Malit të Zi, por lidhen me proçesin zgjedhor, ndërhyrjen e fortë ruse dhe tendencën e një atentati kundër kryeministrit të Malit të Zi. Shqetësuese sa i përket Shqipërisë janë provvokimet pa fund kundrejt Kosovës që për mua janë të mirëorkestruara, që nga muri në Mitrovicë, arrestimi i Haradinaj, treni. Më shqetësuese është qëndrimi i Ministrit të Jashtëm të Rusisë Lavrov, që me qendrimin që mori kërkonte një rivendosje të pozicioneve në Ballkan. Ka një aktivitet intensiv të Rusisë për të ndërtuar edhe aleanca ushtarake të mundshme me Maqedoninë, Bosnjen dhe Serbinë për t?iu kundërvënë NATO-s që padyshim bie ndesh me interesat e shqiptarëve.
Deputeti socialist Erjon Braçe akuzon politikën se po tenton...
Kryetari i LIBRA, Ben Blushi, ishte sot në emisionin “Opinio...
Dy persona janë përshirë në një konflikt për arsye banale, k...
Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë Majlinda Bregu...
Kryetari i LIBRA, Ben Blushi, ishte sot i ftuar në emisionin...
Kryetari i LIBRA, Ben Blushi, i ftuar në emisionin “Opinion”...
Emisioni “STOP” sjell në vëmendje ngjarjen e ndodhur në Nënt...
Një “i vdekur” ka arritur që të hapë një proces gjyqësor në ...
Si rezultat i protesave te personelit te Urgjences se Tirane...
CityNews zhvilloi sot një sondazh “Live” në rrjetet sociale ...
Gjergj Bojaxhi, anëtar i partisë Sfida për Shqipërinë por ed...
Pas deklaratave të ditës së sotme të kreut të LIBRA-s, Ben B...
Kryetari i një grupseksioni të Partisë Demokratike në qyteti...
Analisti dhe moderatori Blendi Fevziu është paditur nga fami...
Këshilli Kombëtar i FRPD është mbledhur sot në praninë e kry...
Gjatë vizitës së tij në Parlamentin e Austrisë, Kryetari i K...
OSHEE njofton se ditën e nesërme, disa zona të kryeqytetit d...
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur në...
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda B...
Nga Eduard ZaloshnjaGjatë një interviste në media, kryeminst...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...