Ilir Meta pritet nga Kryetari i Bashkisë së Vjenës, z. Michael Häupl
Gjatë qëndrimit të tij në Austri, Kryetari i Kuvendit, z. Il...
Nga Eduard Zaloshnja
Gjatë një interviste në media, kryeminstri Rama ka deklaruar se, ?aleanca me LSI-në krijon një mazhorancë solide reformash, e jo thjesht një mazhorancë numrash ? dhe reformat e jo numrat, janë arsyet e koalicionit me Metën?. Sipas tij, kjo aleancë ka objektiva strategjike, që kanë të bëjnë me 20 vitet e ardhshme, e jo vetëm me 4 vitet e ardhshëm. Ndërkohë, në media kanë qarkulluar informacione të pakonfirmuara zyrtarisht, se në kryesinë e PS-së janë diskutuar edhe numrat e mandateve, kur Meta deklaroi publikisht që, nëse PS-ja siguron 71 mandate ,vetëm me aleatët e saj të vegjël, LSI-ja është e gatshme të dalë në opozitë.
Gjithashtu, në media është raportuar se Rama u ka kërkuar të deleguarve të kryesisë së PS-së në qarqe, q të synojnë me patjetër të arrijnë votat e 2013-ës. Dhe, në një situatë tensionesh mes dy aleatëve të mëdhenj të koalicionit aktual mazhoritar, vlen të bëhet një analizë e numrave, para se të zyrtarizohen në prill koalicionet për zgjedhjet e qershorit.
Përsëritja identike e rezultateve të 2013-ës, për partitë aktuale, në secilin nga 12 qarqet, do të ishte një ngjarje me probabilitet shumë të vogël. Por, në qoftë se kjo gjë ndodh, dhe LSI-ja garon më vete në zgjedhjet e qershorit, koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., do të merrte 72 mandate, koalicioni PD+PBDNJ+PAA+PR+LZHK+etj., do të merrte 57 mandate, dhe LSI-ja do të merrte 11 mandate (shihni detajet e llogaritjeve në Tabelën 1)
Por llogaritjet e mandateve në Tabelën 1, mund të ndryshojnë në mënyrë thelbësore politikisht, nëse ndodh një shmangie fare e vogël e rezultateve, qoftë edhe në vetëm 2 qarqe të vetme. Në këtë rast, koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., do të zbriste në nivelin e 70 mandateve. Në fakt, nga një sondazh kombëtar që zhvillova në fillim të shkurtit (shihni Grafikun 1), rezultonte se koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj.,(në qoftë se LSI garon më vete) do të merrte, sot, 48% të votave në rang kombëtar (marzhi gabimit statistikor plus/minus 3.2%).
Për krahasim, partitë që janë tani në koalicionin PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., (pa LSInë) kanë marrë 51% votave në zgjedhjet e 2013-ës, (rrjedhja e votave shkon kryesisht drejt LIBRA-s, që figuron në sondazh me mbi 2% të votave në rang kombëtar).
Grafiku 1.
Rrjedhjen aktuale të votave të majta drejt LIBRA-s, e ilustron edhe Grafiku 2, ku pasqyrohet ndryshimi i numrit të votave, nga zgjedhjet e 2009-ës deri më sot (numri i votave të sotme është vlerësuar në bazë të sondazhit të sipërcituar). Gjithashtu, ky grafik ilustron rrjedhjen e votave të djathta drejt LSI-së në zgjedhjet e 2013-ës.
Grafiku 2.
Formula e llogaritjes së mandateve dhe ndarja e territorit në 12 zona elektorale, e bëjnë përcaktimin e totalit të mandateve shumë tekanjoz. Një koalicion mund të sigurojë 71 mandate, edhe me vetëm 47% të votave në rang vendi ? siç qe rasti i koalicionit të Berishës më 2009-ën, kur për një grusht votash në Fier, mund të kishte siguruar mandatin e 71-të. Nga ana tjetër, një koalicion mund të përfundojë me vetëm 70 mandate, edhe po të ketë marrë 51% të votave në rang vendi.
Gjithçka varet nga mënyra sesi shpërndahen votat e koalicionit, në 12 qarqet e Shqipërisë. Sidoqoftë, bazuar në rezultatet e sondazhit të mësipërm, kam bërë një llogaritje të përafërt të mandateve (ku merret parasysh marzhi i gabimit statistikor të sondazhit).
Për të bërë këtë llogaritje, kam hamendësuar një shpërndarje proporcionale të votave kombëtare, në 12 qarqet e Shqipërisë, bazuar në historikun e votimit në to. Nga kjo shpërndarje, rezulton që, nëse zhvillohen zgjedhjet SOT dhe LSI-ja garon më vete, koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., merr 68-72 mandate, koalicioni PD+PBDNJ+PAA+PR+LZHK+etj., merr 54-57 mandate, LSI-ja merr 11-13 mandate, dhe LIBRA 0-1 mandat (shihni Tabelën 2).
Tabela 2. Mandatet sipas sondazhit, nëse zhvillohen zgjedhjet sot dhe LSI-ja garon më vete
Llogaritjet e mësipërme tregojnë se, koalicioni PS+PDIU+FRD+PSD+PDS+etj., nuk e ka të sigurt bastin e arritjes ose të tejkalimit të numrit magjik të 71 mandateve, nëse do të përballej, sot, me dy koalicione ? gjegjësisht atë të PD-së dhe atë të LSI-së. Në fëmijëri, këtë lloj basti, e quanim ?bast, kokë a pilë?.
Ndërsa, në qoftë se PS-ja futet në zgjedhje bashkë me LSI-në dhe të gjitha partitë e tjera të vogla, avantazhi ndaj opozitës është aq i madh, saqë kjo e fundit do ta kishte praktikisht të pamundur përmbysjen e tij. Me fjalë të tjera, në këtë rast, basti do të quhej ?bast i sigurt, kokë?.
Gjatë qëndrimit të tij në Austri, Kryetari i Kuvendit, z. Il...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, shprehet në një interv...
Pas publikimit në mediat e Tiranës së një kontrate ku delega...
Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekue...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Poj...
Dy shqiptarë të moshës 18 dhe 25 vjeç janë vënë në pranga në...
Pronarët vlonjatë të cilët kërkojnë prej katër vitesh kthimi...
Një memorandum i ri mirëkuptimi lejon ekspertizë nga Zvicra ...
Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetja Mesila Doda ë...
Pas padisë së dorëzuar në Gjykatën Administrative nga Shoqër...
Në datën 16 shkurt 2017, Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj ...
Drejtori i Pastrimit të Parave, Alket Hyseni dhe ai i Drejto...
Pas dorëheqjes së Drejtorit të Pastrimit të Parave, Alket Hy...
Pas një takimi me të rinjtë e njësisë Nr 4 në Tiranë, kreu i...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar menj...
CityNews ka arritur të sigurojë momenti e përplasjes së depu...
Pas përplasjes Noka-Braçe, Byroja e Kuvendit ka marrë vendi...
Menjëherë pas debateve të ashpra në seancën plenare është mb...
Janë zbuluar arsyet e dorëheqjes së papritur të drejtorit të...
Presidenti sirian, Bashar al-Assad në një intervistë për med...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...