Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Sot në Gjermani zgjidhet presidenti i ri. Për rezultatin e votimit nuk ka asnjë mëdyshje: nga pesë kandidatët një mbështeteje të gjerë gëzon socialdemokrati Frank-Walter Steinemeier, shkruan Deutsche Welle.
Kush do të qendrojë të dielën në godinën e Rajhstagut në Berlin, ndoshta do të habitet: Çfarë bën traineri i kombëtares gjermane të futbollit Joachim Löw këtu? E përse aktorja Iris Berben dhe humoristi Hape Kerkeling shkojnë drejt sallës plenare të Bundestagut? Ata që të tre i bashkon diçka: ata janë si persona elektoralë që marrin pjesë në votimin në Asamblenë Federale për zgjedhjen e presidentit të ri.
Persona elektoral të të gjitha partive dhe personalitete
Asambleja Federale ka 1.260 anëtarë. Në të marrin pjesë deputetët e Bundestagut, që ndërkohë ka 630 syresh si dhe po i njëjti numër i personave elektoralë, që dërgojnë parlamentet e landeve. Ndaj në Asamblenë Federale janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e partisë liberale FDP, asaj Alternativa për Gjermaninë, AFD, si dhe zgjedhësit e lirë dhe të partisë së Piratëve, të cilat ndonëse nuk janë të përfaqësuara në Bundestag, janë të përfaqësuara në parlamentet e landeve të ndryshme.
Ndër personat elektoralë, që dërgojnë parlamentet, bëjnë pjesë edhe personalitete nga fusha të ndryshme. Partia kristiandemokrate (CDU) dërgon humoristin Hape Kerkeling dhe aktoren Veronica Ferres në Asamblenë Federale, ndërsa aktorja Iris Berben dhe këngëtari Peter Maffay janë dërguar nga socialdemokratët. Ekologjistët kanë dërguar trainerin e kombëtares Joachim Löw si dhe artisten Travesti Olivia Jones. Partia “E Majta” ka dërguar Semiya ?im?ek Demirta?, babai i së cilës është vrarë nga grupimi ekstremist i djathtë NSU.
Votim pa fjalim
Për zgjedhjen e presidentit salla plenare është areduar enkas: Kolltukët ngjyrë blu janë vendosur më ngjeshur njeri-tjetrit. Pasi të gjithë votuesit të kenë zënë vendet, presidenti i Bundestagut (parlamentit) Norbert Lammert në orën 12:00 hap seancën plenare me një fjalim të shkurtër. Më nuk mbahen fjalime të tjera, sipas kushtetutës presidenti zgjidhet pa mbajtur fjalim. Kandidatët as nuk prezantohen, as nuk lejohet që personat elektoralë të marrin fjalën. Ata vetëm japin votën e fshehtë pasi thërritet emri i tyre. Vetëm në fund presidenti i sapozgjedhur mban një fjalim të shkurtër.
Steinmeier kandidati konsensual
Pas raundit të parë të votimit, që normalisht zgjat dy orë, numërohen votat. Nëse njëri nga kandidatët merr të paktën 631 vota, atëherë zgjedhja e presidentit ka përfunduar. Me shumë gjasë kështu pritet të ndodhë këtë të dielë. Frank-Walter Steinmeier, i cili deri tani ishte ministër i Jashtëm dhe një ndër politikanët më të dashur të Gjermanisë, është fare qartazi favorit. Ai ka mbështetejen nga shumica absolute e personave. Në të kaluarën disa presidentë janë zgjedhur pas raundit të dytë ose të tretë.
61 vjeçari Steinmeier jo vetëm mbështetet nga partia e tij socialdemokrate, por edhe nga unioni konservator kristiandemokrat-kristiansocial (CDU/CSU). Partitë simotra të këtij unioni kërkuan një kandidat të vetin, por në fund ato pranuan propozimin e SPD-së. Steinmeier është “në këtë kohë kandidati i duhur”, pranoi kancelarja Angela Merkel duke vlerësuar “aftësinë e tij të të ruajtur ekuilibra, modestinë e tij si dhe njohuritë për botën e jashtme”.
Pra Steinmeier mund të llogarisë me një shumicë komode të votave të personave elektoral nga SPD, CDU/CSU bashkë edhe me tri partitë e tjera duke grumbulluar kësisoj mbi 900 vota të Asamblesë Federale. Po ashtu pritet që edhe 147 personat elektoral të partisë ekologjiste të votojnë për Steinmeier-in. Gjithashtu liberalët e FDP-së kanë deklaruar, se e mbështesin atë.
Katër kandidatë të tjerë
Alternativë kundrejt Steinmeier-it janë kandidatët e partive AfD, E Majta, Piratët dhe zgjedhësit e lirë. Të majtët kanë nxjerrë në garë politologun nga Këlni dhe studiuesin e varfërisë Christoph Butterwegge. Për AfD-në, që merr pjesë për herë të parë në Asamblenë Federale, kandidon nënkryetari i partisë, 75 vjeçari Albrecht Glaser. Zgjedhësit e lirë kanë nominuar kandidat juristin dhe gjyqtarin e televizionit Alexander Hold. “Demokracia jeton prej alternativave”, kështu e ka argumentuar kandidaturën e tij të pashpresë Hold.
Pak para mbledhjes së Asamblesë Federale piratët deklaruan, se do të nxjerrin si kandidat në garë Engelbert Sonneborn, i cili është pothuajse i panjohur , ai është babai i eurodeputetit dhe satirikut Martin Sonneborn. 79 vjeçari Sonneborn ka “mjaft kohë për detyra reprezentative”, deklaruan me ironi piratët, të cilët nominimin e tyre e konsiderojnë si kritikë ndaj “partive të etabluara”.
Transferimi në kështjellën Bellevue
Mandati i presidentit aktual Joachim Gauck, i cili për arsye të moshës nuk dëshironte të rikandidonte, përfundon më 17 mars. Më pas sipas të gjitha gjasave për pesë vjetët e ardhshëm do të vendoset në rezidencën presidenciale në kështjellën Bellevue në Berlin Frank-Walter Steinmeier. “Një president federal nuk duhet të jetë një thjeshtëzues, por një inkurajues”, pati deklaruar Steinmeier pas nominimit si kandidat për postin më të lartë në krye të shtetit. “Gëzimi im për postin është i madh, por edhe më i madh është respekti im për detyrat”, ka thënë Steinmerier./DW
Autoritetet e imigracionit në Shtetet e Bashkuara arrestuan ...
Në fjalimin e tij të përjavshëm, Presidenti amerikan Donald ...
Kjo dite do jete e begate dhe aspak problematike për juve qe...
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, bëri një deklaratë të fortë nga qy...
Kantautori Pirro Çako ishte sonte i ftuar në “Xing me Ermali...
Shteti Islamik ISIS ka ofruar 1 milion dollarë për koknë e n...
Hueyda El Sayed ka rrëfyer mbrëmjen e sotme anët e errëta të...
“Për herë të parë, hetuesit amerikanë kanë “gjetur konfirmim...
Roja brgdetare italiane ka shpëtuar nga vdekja dy shqiptarë ...
Tom Doshi, së bashku me familjen e tij, ka udhëtuar drejt ve...
Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Mit’hat Havari, ka reagu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryetarin e Bashkis...
Policia Italiane ka sekuestruar 8 ton drogë një ditë më parë...
Gjermanët janë grupi etnik më i rëndësishëm në Shtetet e Bas...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar portin e Durrësi...
Policia e Shtetit ka reaguar për sasinë e madhe të drogës që...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një t...
Që nga fillimi i luftës në Siri, vlerësohet se rreth 6 mijë ...
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, e njohu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në superstradën...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...