“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Përplasjet midis dy krerëve të mazhorancës, por edhe trupës së tyre politike po çojnë LSI-në drejt daljes të vetme në zgjedhjet e 18 qershorit.
Ilir Meta në katër vite nuk ka nguruar të flasë edhe me zërin e opozitës. Ai ka qenë kritik dhe i ashpër edhe direkt me kryeministrin e vendit. Në mjaft raste është përpjekur të jetë një zë ndryshe, shpesh është përpjekur të shpallet edhe ?shpëtimtari? siç është rasti i Reformës në Drejtësi.
Burime zyrtare nga LSI i thanë CityNews se koalicionit me socialistët po i vjen fundi.
Ilir Meta ka disa skenarë, të cilët mund ti japin atij mundësinë të krijojë një pol të ri politik në zgjedhjet e ardhshme. Pas lëvizjeve të dy viteve më parë, Meta dështoi të afronte tek vetja PDIU-në. Ai sot ka një aleat që Edi Rama e ka braktisur. PDNJ-në e Vangjel Dules.
Afrimi i Metës me Dulen është krejt natyral pas vizitës së kreut të Kuvendit pak muaj më parë në Athinë. Qëndrimet e Metës ishin në fakt në gjuhën e një politikani europian. Ndërsa kryeministri i vendit Edi Rama është i ashpër, debutues dhe përplaset me politikën zyrtare të Greqisë, Meta flet me gjuhën e konsensusit, ka qetësi dhe dashuri për Greqinë, sjellje që i mungon ministrave të qeverisë Rama, si Saimir Tahiri, Damina Gjiknuri, Ilie Beqaj etj.
Dy javë më parë, disa ministra të LSI përgatitën një konferencë shtypi ku do të kërkohej largimi i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por lëvizja dështoi dhe Edi Rama shkarkoi Ylli Manjanin. Në atë moment u tha se pati edhe një debat midis dy krerëve të koalicionit, ku Rama nuk kishte kursyer edhe largimin e Metës.
Kreu i Kuvendit ruajti qetësinë, nuk bëri një largim të menjëhershëm, por po qëndron në pushtet duke mbajtur Ministritë dhe duke tentuar të krijojë një koalicion të ri.
Vangjel Dule nuk është shpresa e vetme. Ilir Meta me shumë gjasa pritet të ftojë në koalicion edhe parti të tjera të majta apo të qendrës. LIBRA e Blushit është një nga forcat politike që në koalicion me Metën do të ishte thuajse në shtratin e saj. Por, burime zyrtare i thanë CityNews se për koalicionin e LIBRA-s do të vendosë anëtarësia. Por, një gjë është e sigurt, nuk do të dilet në koalicion me PD apo PS. Me Metën apo të vetëm, duhet të presim edhe pak.
Një aleat i tretë i Metës mund të jetë Paskal Milo, i cili ashtu si Dule në zgjedhjet e vitit 2013 ka mbi 10 mijë vota.
Një parti tjetër mund të jetë edhe ajo e Sazan Gurit, një parti e gjelbër që shpesh ka pasur qasje pro kreut të Kuvendit.
Nuk përjashtohet edhe mundësia që në koalicion me Ilir Metën, të jetë edhe Koco Kokëdhima me ?Zgjidhjen? e tij, i cili së fundmi ka filluar një betejë të fortë kundër kryeministrit brenda strukturave socialiste.
Vangjel Dule, Ben Blushi, Paskal Milo etj, së bashku me Metën mund të krijojnë polin e tretë të politikës. Një skenar, i cili nuk përjashtohet as nga vetë socialistët, të cilët nga njëra anë përgjërohen për bashkimin e të majtës dhe nga ana tjetër kanë dëbuar shumë prej deputetëve kryesorë të tyre.
Ilir Meta po qëndron në koalicion dhe në qeveri për të pasur të gjitha kushtet që të ndërtojë i qetë koalicionin e tij dhe jo nën sulmet e qeverisë, e cila Dulen dhe Blushin vështirë se i kthen nën gjirin e saj.
Nga ana tjetër, kreu i LSI po përpiqet që të sigurojë edhe mbështetjen e socialistëve me influencë, por të pakënaqur për shkak të braktisjes nga Rilindja.
Në shumë zona të Shqipërisë ,Meta po kërkon mbështetjen e tyre, duke i premtuar kandidime si deputet, por edhe më pas emërime në pozicione të administratës duke theksuar faktin se ai është faktori për formimin e qeverisë në vend./CityNews
Partitë në koalicion me LSI në vitin 2009
-PSV?91
-Partia e të Gjelbërve
-Lëvizja për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
-Partia Toleranca e Re
-Partia e Emigranteve Shqiptarë
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, përmes një letre ka pë...
Në qytetin bregdetar të Durrësit, Përmbarimi ka nxjerrë nga ...
Një atentat terrorist në Gjermani ka bërë që menjëherë të më...
Kryetari i Partisë Demokratike, u bëri thirrje qytetarëve të...
Në Fier janë zbuluar vatra të gripit të shpendëve. Lajmi kon...
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Vlorë, ku një vajzë 5 vjeç...
Për shkaqe ende të paqarta, një 34 vjeçar në Sarandë ka plag...
Një vajzë 5 vjeçare ka humbur jetën në qytetin e Vlorës, pas...
Në Kosovë është arrestuar deputetja e “Vetëvendosje”, Aida D...
Gjykata Administrative ka rrëzur kërkesën e ish-deputetit Sh...
Për shkak të protestës së fermerëve grekë, dogana greke ka l...
Një 40 vjeçar nga Vlora është vënë në pranga, pasi i ka ofr...
Teksa ende nuk dihet asgjë për fatin e tre minatorëve në Bul...
Një prokuror është kanosur sot në ambientet e Gjykatës së Kr...
Një grua e cila po kulloste bagëtitë, ka rënë aksidentalisht...
Gjatë natës është djegur mjeti i një mjeku radiolog. Kjo ngj...
“Aleati i Bin Ladenit” është vrarë në Siri. Pentagoni ka bër...
Me 52 vota pro dhe 47 kundër, Senati i Shteteve të Bashkuara...
Një gomone me 1 ton lëndë narkotike është sekuestruar një di...
Pas informacioneve të para se falë një operacioni të përbash...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...