web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Zbardhen pamjet e rënda nga pallati ku ra 5 vjeçarja në Vlorë

9 Shkurt 2017, 09:45, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Vlorë, ku një vajzë 5 vjeçare humbi jetën në mënyrë tragjike, pasi ka rënë nga kati i 12 i pallatit ku banonte.

Lidhur me këtë ngjarje të dhimbshme, burime zyrtare nga policia njoftojnë se: ?Rreth orës 09:45, në lagjen “29 Nëntori”, një fëmijë i mitur ka rënë nga ballkoni i një pallati në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme.

Fëmija është i seksit femër, rreth moshës 5 vjeç, me inicialet V. J. Dyshohet se ka rënë nga kati i 12-të i një pallati pranë vendit të quajtur “Ish firma Gjallica” (përballë shkollës së mesme “Ali Demi”).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /CityNews 

 





Lajmet e fundit nga