Nis protesta e gjashtë në Tiranë kundër qeverisë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Historia e këtyre 25 viteve të tranzicionit është e mbushur me plotë ngjarje të cilët kanë cenuar thellë Sigurinë Kombëtare, por thuajse rrallë herë është thirrur Këshilli Kombëtar edhe pse sipas Kushtetutës duhet të mblidhej. Tani ka një problem në lidhje me këtë mbledhjen nesër të Sigurisë Kombëtare. Së pari duhet të na shpjegojnë mirë se çfarë kuptojmë me Siguri Kombëtare? Së dyti, a është Balili rast i Sigurisë Kombëtare? Së treti, pse kjo kërkesë duhet të vij nga Kryetari i Parlamentit? Tani, unë si deputet, por edhe çdo qytetarë i periferisë së Shqipëri, rastin e Balilit nuk e Konsiderojmë Çështje e Sigurisë Kombëtare, por çështje të rendit që lidhet me një person që është në kërkim. Sipas kushtetutës, për këto raste ka institucione konkrete që merren e këto janë Ministri i Brendshëm, Policia e Shteti dhe agjenci të tjera të ruajtjes së rendit dhe sigurisë. Deri më sot nuk kemi një reagim nga Policia e Shtetit apo Ministria e Brendshme se nuk janë në gjendje të arrestojnë Balilin. Nëse Ministri Tahiri do të kërkonte ndihmën e institucioneve të tjera dhe mbledhjen e Sigurisë Kombëtare, atëherë duhet që kërkesa e tij të shqyrtohej seriozisht nga Presidenti i Republikës.
Kryetari i Parlamentit nuk ka asnjë lloj lidhje më çështjen e Sigurisë Kombëtar si koncept e po ashtu nuk ka asnjë lloj lidhje me Rendin. Në këtë këndvështrim, kërkesa e bërë nga ai është një tejkalim kompetencash dhe një tendencë e hapur për të prishur ekuilibrin mes pushteteve dhe pavarësinë e tyre. Për të gjithë ata që nuk e dinë se kush janë kompetencat e Kryetarit të Kuvendit mund t?i referohen nenit 76 të Kushtetutës dhe pikës 1 sipas të cilit: Kryetari kryeson debatin, drejton punimet, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij, si dhe përfaqëson Kuvendin në marrëdhëniet me të tjerët. Pra, Kryetari i Kuvendit nuk ka asnjë lloj lidhje me Sigurinë Kombëtare dhe me Rendin. Nëse Meta e mendonte si problem serioz për rendin dhe sigurinë rastin Balili, ai ka të gjitha kompetencat që i ofron Kushtetuta duke kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në lidhje me rastin në fjalë.
Tani nëse duhet të dimë pse rasti Balili nuk është për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duhet të shpjegojmë për të kuptuar çfarë është koncepti i sigurisë Kombëtare? Studiuesi Lippman, thoshte se një shtet është i sigurt në momentin kur nuk është i detyruar të mos sakrifikojë vlerat thelbësore, për të evituar një konflikt, ose nëse nuk arrin ta evitojë, duhet patjetër ta fitojë. Një studiues tjetër i rëndësishëm që ka vazhduar me tej shtjellimin e konceptit të Sigurisë Kombëtare mbi këtë linjë të menduari është studiuesi Arnold Wolfers që shpjegon se vlerat thelbësore janë: mbrojtja e pavarësisë së integriteti territorial. Tani nuk e di se ku bën pjesë rasti i arratisë dhe i arrestimit të Balilit në lidhje me konceptin e Sigurisë Kombëtare. Në Shqipëri ndodhi Gërdeci dhe nuk u mblodh Siguria Kombëtare, që ishte një ngjarje e mirëfilltë e sigurisë kombëtare, se pati të vrarë në popullatën e pafajshme, pati dridhje e panik e po ashtu nuk kishte garanci se çfarë pasojat të tjerat mund të ndodhnin në Gërdec dhe për rreth. U vranë në 21 janar katër qytetarë e përsëri nuk u thirr Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Është vjedhur thesari ne ?gomar? dhe nuk i thirr dhe nuk u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Një gomone e mbushur kryesisht me dibranë sot e asaj ditë është zhdukur dhe nuk u thirr dhe nuk mblodh kurrë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Ishte rasti i vjedhjes kolosale të Bankës Kombëtare nga Fullani dhe nuk u thirr dhe nuk u mblodh kurrë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. U kërcënova unë dhe bëri thirrje ?Kushëriri? im Kadeli të mblidhej Këshilli i Sigurisë Kombëtare e Këshilltari i Metës kërkoj edhe mbledhjen e NATO-s e nuk ndodhi. Po pse vallë atëherë mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare nesër e pikërisht është kërkuar nga Meta që nuk e ka kompetencë kushtetuese? Mbledhja e Këshillit Kombëtare nesër në këndvështrimit tim jo vetëm që është antikushtetuese, por është politike e madje edhe më rëndë, përdorimi i Presidentit të Republikës nga Partitë Politike e në rastin konkret nga LSI e PD. Përplasja e fundit e LSI me PS, apo e Metës me Ramën ishte pikërisht për rastin Balili.
Rama kërkon të mos mbaj asnjë përgjegjësi për Balilin, edhe pse ai ishte drejtor nga radhët e LSI. Megjithatë, ashtu siç tha Kryeministri sonte, nuk ka rëndësi se ku ka qenë më parë Balili dhe çfarë ka bërë ai. Rëndësi ka që në këtë situatën e re të krijuar për të, kur ai është tashmë një person në kërkim, institucionet shtetërore duhet të bashkëpunojnë pa kompromis për të zbatuar ligjin e vetëm ligjin. Forcat e Policisë kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të bërë detyrat e tyre kushtetuese dhe jo vetëm. Forcat e Policisë nuk kanë dështuar në misionin e tyre dhe nuk kanë kërkuar ndihmën e agjencive të tjera, apo edhe mbledhjen e thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Le ta lemë Policinë e Shtetit të bëj detyrën./CityNews
Policia e Kukësit arrestoi sot dy të rinj, pasi u kapën duke...
Kosova dhe Serbia i dhanë fund një takimi të mërkurën në Bru...
Të dashur lexues, njihuni me titujt kryesorë të gazetave për...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot here do mendoni te bëni atë q...
Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, i tha Zërit të ...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë në Tonight të gazeta...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në f...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur në emisionin “Toni...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, foli sot gjatë emisionit “T...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë sot i ftuar në emis...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ishte sot i ftuar në...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte sot i ftuar në emisio...
Ndue Marashi tregon në “STOP”, se në vitin 2010 ka humbur të...
Opozita e kryesuar nga PD ka njoftuar një protestë më 18 shk...
Gazetarja e njohur Mira Kazhani, pas deklaratave të ish mini...
Dega e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Durr...
Diten e sotme ne valen e shkaterrimit te Radio Televizionit ...
Kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e CEZ, Taulant Ba...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...